Kur miqësia kthehet në dashuri

Ylli-1

Etnoshqiptar
f.0331125330840_m.gif


Kalimi nga miqësia në dashuri mund të jetë i vështirë për të dy. Dikush, të cilit i ke treguar gjithçka, madje edhe ngjarjet më qesharake dhe të parëndësishme, tani kthehet në dikë, të cilit mundohesh t’i bësh përshtypje.
Mos u bëni shumë ‘miqësore’!
Më parë keni bërë edhe gjërat më të tmerrshme, thjesht për argëtim. Tani ai duhet t’ju shoh në një dritë krejtësisht të re. Mos mendoni se ai ju njeh. ثshtë koha për t’i bërë përshtypje.

Mos kaloni tërë ditën bashkë!
Në vend se thjesht të dilni dhe të qëndroni bashkë, si keni bërë zakonisht, tani mund të dilni vetëm kur ai ju fton. Duhet ta bëni ta vërejë se nuk është e lehtë që t’ju bëjë për vete.

Silluni si e dashura e tij!
Nëse filloni të silleni si e dashura e tij, ai do t’ju shohë në atë mënyrë. Mund të jeni edhe pak mbrojtëse, kur e shihni duke biseduar me të tjerat, por pa e tepruar, sepse në atë rast do të dështonte çdo gjë.

Mbani duart!
Kontakti fizik është një hap pozitiv në këtë aspekt. Mundohuni të gjeni arsyetime për të mbajtur duart. Edhe pse në fillim mund të ndiheni çuditshëm, me kalimin e kohës do të mësoheni.

Jini vetvetja!
Këtë nuk duhet harruar kurrsesi. Mos u mundoni të ngjani me të dashurat e tij të mëparshme, apo të shndërroheni në të dashurën e tij. Mos u bëni ajo që miqtë e tij e duan, bëhuni ajo që jeni dhe ai do të bjerë në dashuri me ju. /Telegrafi/
 
Nese nje miqesi kthehet ne dashuri, do kete nje fat negativ 99.9%.
Nje, sepse me shoqen/shokun e ngushte ke folur gjithcka, pra te njeh me mire se akush, dhe kjo per femrat eshte pak problematike, sepse nuk do gjeje me dicka "te panjohur/enigmatike" tek ty, dhe automatikisht do kete renie interesi etj.
Dhe te mashkulli po ashtu, dhe pse besoj ne forma pak me te lehta se femra.
Vec nje 0.1% mundet ti mbijetoje ati realiteti per mendimin tim.
 
Nese nje miqesi kthehet ne dashuri, do kete nje fat negativ 99.9%.
Nje, sepse me shoqen/shokun e ngushte ke folur gjithcka, pra te njeh me mire se akush, dhe kjo per femrat eshte pak problematike, sepse nuk do gjeje me dicka "te panjohur/enigmatike" tek ty, dhe automatikisht do kete renie interesi etj.
Dhe te mashkulli po ashtu, dhe pse besoj ne forma pak me te lehta se femra.
Vec nje 0.1% mundet ti mbijetoje ati realiteti per mendimin tim.
Me fal per nderhyrjen , se nuk kisha ndermend te te citoja , por me beri pershtypje ky koment !
Kisha vetem nje pyetje !
A seriozisht e ke kete qe ke shkruar apo hajt ... nje koment me shume ?
 
Eshte e pamundur . Gjerat jan te ndara qe ne fillim ne miqesi ska feeling .
Miku ngel mik nuk mund te ket intimitet mes miqsh .
 
Nëse ekziston respekti nuk është ndonjë çudi
Si proces , eshte me e lehte te biesh ne dashuri kur nuk njihesh ...eshte akoma me e lehte edhe te ngrihesh !
Kur njihesh dhe ke shoqeri ... per hir te respektit , detyrohesh te kaperdish edhe kafshata te paregjura mire 😂
 
S`me ka ndodh te dashurohem me nje mik ndonjehere,por dhe dashuri pa miqesi te forte komunikimi skam provuar kurre.
 
Kjo eshte fiks ajo teme , qe s do doja te tregohesha tip social me femrat 😂
Me duket , se do e shaj ndonjeren tani ... jam tip i ftohte , nuk bie kollaj ne dashuri 😂
 
Filozofia ne moshe te thyer , ka shtese ne pension .... nuk paguan tvsh-ne ne faturen e energjise 😂
Epo gjithe ajo rruge deri ne plakje,te pakten ka disa benefite. :p
Zbathur e me cizme bore neper rruget e jetes.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top