Kur Metës i “vjedhin” telefonin, ai e humb qetësinë

Malsi

Anëtar i Nderuar
meta_rama_6283.jpg

Hapen dhe mbyllen. Konsiderohen si sulme politike, por pse gjithmonë kanë të njëjtin personazh? I fundit ishte një mesazh i shkëmbyer mes tij dhe Kastriot Ismailajt ( i arrestuar për aferën e CEZ). Kërkonte shkoqur fare “200 mijë”. Natyrisht nuk ishin kokë delesh ato 200 mijë, por euro ose dollarë.

ثshtë Ilir Meta personazhi i çdo telenovele me përmbatje korrupsioni. Në çdo rast ka bërë viktimën duke ja dalë të shpallet si i pafajshëm në syrin e opinionit publik. A nuk është e llahtarshme? Po është. A po pengon Ilir Meta ç’rrënjosjen e sistemit të vjetër që kryeministri Rama mbante e mban si parrullë? Padyshim që po. A do Rama ta ç’rrënjosë këtë lloj sistemi? Se dimë akoma, por reforma në drejtësi dhe qëndrimet e tyre (Rama-Meta) tregojnë jo pak.

Në kohën që Meta del së bashku me Partinë Demokratike dhe thotë se përpos konsensusit politik, politika duhet dhe të hartojë draftin e reformës, Rama është totalisht kundër. Rama i cili më kujdes ka qëndruar larg hartimit të draftit nga ana e ekspertëve, madje ka shkuar deri aty sa ka thënë “se kam lexuar”, tregon se kryeministri do që reforma të bëhet dhe kaq, pa u menduar se kush preket nga kjo reformë. Rama po tregohet i pamëshirshëm ndaj Metës ndaj të tijëve dhe të gjithë politikanëve. Duke ditur që keto 25 vjet janë bërë zullume pafund nga të djathtët, të majtët, Meta dhe disa nga të tijët, dhe njëkohësisht duke qëndruar stoik se Reforma në Drejtësi duhet të bëhet nga ekspertët dhe nga rekomandimet e Venecias, Rama jep pastër mesazhin se nuk i intereson kujt i thyen këmbën apo kokën drejtësia. Qëndrimi i Ramës se referendumi popullor është një zgjidhje në rast mosdakordësie politike dhe rikonfirmimi nga Majko , është po ashtu një mesazh i fortë se këtë radhë kokat do të “priten” pa mëshirë. Që reforma duhet të votohet me konsunsesus politik, por nuk duhet hartuar nga partitë politike, është afërmendsh me e drejta zgjidhje. Të gjitha reformat dhe ndryshimet në Kushtetutë që janë bërë nga politika, kanë mbajtur në stanjacion vendin. Arsyeja është shumë e thjeshtë; Politika harton vetë, miraton vetë, zbaton vetë. Këtu konflikti interesit është i pastër.

Por e gjitha kjo ka shqetësuar jo pak Metën, pikërisht ustain e qetësisë dhe “dashurisë”. Mesazhi i fundit që doli “pabesisht” nga studio e “Opinion” ka ngjallur debat të fortë dhe ka pasur aludime nga më të ndryshmet. Të paktë kanë qenë ata që kanë bërë analizë të drejtë, sepse siç dihet liderët e opinionit janë të blerë nga politika, pothuajse të gjithë.

Mesazhi që Meta po përpiqet të shpërndajë është ç’orientues dhe si ngahera tenton të luajë viktimën. Meta thotë nëpërmjet zëdhënësve të tij të kamufluar për mesazhin e shkëmbyer me Ismailajn se “ duhet të procedohet penalisht ai/ajo që ka nxjerrë dokumentin për mediat, sepse ai dokument duhet të digjej sipas afatit ligjor”. Meta harron se duhet të procedohej ai i pari që kur mesazhi u përgjua. Pse nuk u hetua Meta? Pse u shkel ligji? Pse “zëdhënësit” e Metës citojnë ligjin për atë që nxorri dokumentin, por nuk citojnë ligjin në rastin kur Meta duhet të hetohej në kohën që u shkëmbye mesazhi? Meta e ka humbur qetësinë!

I dyti mesazh, i gjithi qesharak është ai që me demek, me telefonin e Metës mund të ketë dërguar mesazhin “200 mijësh” dikush tjetër. Kush i ha këto dokrra? Po supozojmë në një moment nesë ka ndodhur, pse nuk u hetua në momentin që ndodhi? E pra, krisma të kësaj natyre nuk ka pasur.

Duke analizuar mesazhin që po përpiqet të japë Meta duke u hequr si viktima politike e çdo babëzie që i del sheshit nga jeta e “vjetër” politike, kupton se pse ai dhe për reformën në drejtesi përdridhet e lakohet sa këndej andej, duke tentuar reformën politike dhe jo reale. Meta e ka humbur qetësinë, sepse telefoni është i tiji, gjithçka ka qenë e tija. E mesa duket, Edi Rama nuk është “i tiji” në jetën e “vjetër” politike të Metës. Ndaj, Meta ka humbur qetësinë dhe “zëdhënësit” e tij të kamufluar sado të dalin në media të quajnë viktimë atë, sado ti hedhin sheqer atij shokut, hallvë nuk do e bëjnë dot!

LEXO.AL
 
Titulli: Kur Metës i “vjedhin” telefonin, ai e humb qetësinë

:p Qenka me keq se mua per punen e telefonit
 
Back
Top