Kur martesa me fotografi është e frytshme...

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Në shtator të vitit të kaluar, rastësisht u takova me një të afërm, emigrant në Itali prej vitesh, që u bë edhe "kumbara" i këtyre radhëve.

Leka, kështu quhej protagonisti ynë, kishte mbi 10 vjet që jetonte e punonte emigrant në Italinë e Veriut.

Si shumica e emigrantëve shqiptarë, kishte kaluar atë kohë me gomone një mesnatë gushti. Pasi kishte mbaruar fakultetin, duke mos duruar atë jetë allashqiptarçe, ia kish behur për në shtetin fqinj, përtej Adriatikut.

Me djersë e punë të ndershme, kishte arritur të administronte biznesin e tij, duke punësuar shumë bashkatdhetarë në firmën e tij të ndërtimit. Por, ne nuk do flasim këtë radhë për Lekën biznesmen, por për Lekën dhëndër.

"Unë,- vijoi bisedën ai,- kisha mbushur 30 vjeç e nuk isha martuar apo fejuar. Prindërit në fshat i kisha të moshuar. I vetmi merak i tyre për mua ishte që t'më shihnin me nuse. Unë nuk ua prisha. U thashë ta vënë në "shënjestër" ndonjë vajzë që atyre u pëlqen, e unë kthehem menjëherë.

E një të thënë, unë plotësova dëshirën e prindërve. Në një fshat të Pukës, ata kishin kërkuar dorën e vajzës së një të njohuri, e ai nuk i kishte kthyer mbrapsht, por insistonte të kthehesha unë e të takoheshim me vajzën dhe familjen e saj".

Leka, ndërkohë qesh, e tregon se në fotografi i kishte pëlqyer vajzës dhe prindërve të saj.

"Për koincidencë, edhe nëna ime ishte fejuar me babanë tim vetëm me fotografi, por në një mënyrë krejt tjetër në atë kohë.

E kështu, unë dhe vajza bëmë fejesën, këmbyem unazat, dhe nga fundi i dhjetorit kishim vendosur dasmën." Në prag të Vitit të Ri bënë dasmën, përgatiti dokumentet nuses e iku në Itali.

Këtë epilog të martesës së një emigranti tropojas, i cili është vetëm një nga shumë rastet e martesave të tilla, bazuar në traditën, ndonjë lexues mund ta quajë anakronike, por ky fenomen është realiteti.

Në Tropojë, gjatë vitit 2008, në evidencat statistikore të rrethit, rezulton se numri i divorceve te çifteve të reja është zero, ndërkohë kur, në shkallë vendi është shqetësim serioz. Institucioni i familjes në veri, e posaçërisht në Tropojë, është ruajtur duke u bazuar në traditat e hershme të familjes. Duke e quajtur të shenjtë, fenomenet e ndarjes kanë qenë të kufizuara.

Arsyet pse ndodh kjo, i shpjegojnë më poshtë të pyeturit tanë.
Gjatë këtyre viteve të tranzicionit të stërzgjatur, edhe familja malësore, dikur patriarkale dhe me shumë pjesëtarë, pësoi ndryshime rrënjësore, në drejtim të moshës së martesës, relativisht mbi 25-30 vjeç, numrit të fëmijëve të lindur ( 1-2 fëmijë për kurorë), por familja qëndroi dhe po qëndron e shenjtë dhe e paprekshme.

Martesat filluan të lidhen në bazë të njohjes reciproke dhe me ndërhyrjen e prindërve.

Ndonëse mbi 25 për qind e moshave për martesë janë në emigracion, mbi 95 për qind e tyre martohen me vajza tropojane dhe me ndërhyrjen e prindërve, çka ka ndikuar në uljen e divorceve. Pra, nëse në këtë trevë varfëria është në skajet ekstreme dhe njohjet e martesat janë bërë sipas traditës, dasmat organizohen moderne e bashkëkohore.

Ne kontaktuan e biseduam me njerëz të thjeshtë, prindër, intelektualë dhe drejtues të pushtetit vendor në Tropojë, e disa prej tyre u prononcuan për "Shekulli"-n:

Adem Breçani, punonjës pranë nënprefekturës, thotë se martesa tek ne ka qenë dhe mbetet e shenjtë, por ndikojnë ndjeshëm edhe zakonet kanunore, sepse ndarja e nuses nga burri i saj, kur burri e ndan pa shkaqe të përligjura, ai mbetet në gjak, sipas kanunit.

Jo se janë zbatuar normat e kanunit këto vite tek ne, por sidoqoftë, ndikon në sedrën e malësorit që ekziston në këtë mjedis. Faktor tjetër që divorcet janë minimizuar, është padyshim martesa e mbështetur dhe përkrahur nga prindërit e djalit dhe vajzës.

Lulzim Logu, poet, ka mendimin se në një martesë sa më të gjatë dhe të lumtur të të rinjve tropojas, e që mbetet për t'u përgjithësuar pikësimi në zero i divorceve këto kohët e fundit, është besimi në martesë për një jetë të lumtur dhe konsolidimi i pushtetit të mashkullit (burrit) ndaj gruas në marrëdhëniet bashkëshortore.

Ndërsa Shpend Kuca, mësues dhe këshilltar i bashkisë për çështjet sociale, mendon se influencojnë edhe disa faktorë indirekt në konsolidimin e martesës në trevën tonë. Ne jemi një komunitet, vazhdon ai, me një varfëri të tejskajshme.

Në traditën tonë ka qenë dhe mbetet organizimi i dasmave me pjesëmarrje të gjerë. Dasmat kanë një faturë të madhe financiare, e gjendja ekonomike është e përballueshme.

Gjithashtu, emigrantët janë martuar me të huaja për arsye të ndryshme e pastaj janë ndarë, por me shumë vështirësi.

Kjo ka bërë që të rinjtë emigrantë, martesat t'i bëjnë me vajza vendase. Së fundmi, duhet përcaktuar se nocioni i martesës dhe familjes, jepet tepër qartë edhe në nenet e kanunit, të cilat janë aktuale edhe në kohët moderne:

"M'u martue do me thanë m'u ba shpi, me ia shtue shpisë një rob ma tepër, sa për krah të punve, sa për të shtuem të fmive."

Shekulli

Ekzistojne ende keto praktika ne Shqiperi, ju si i gjykoni ?
 
Titulli: Kur martesa me fotografi është e frytshme...

S'ndodh vetem ne Tropoj keshtu,,,por edhe ne qytete te tjera te Shqiperis,,,,,vertet eshte nje tradite e vjeter e te krijuarit ''familje'' por mbetet ende e zbatueshme ne kohen e modernizimit.
Shumica e te rinjve sidomos ''emigranteve'' keshtu martohen...ndoshta kjo ndodh se jeta jashte vendit nuk ta jep mundesin e krijimit te ''familjes'' me kushtet apo traditen qe e kerkon.

S'jam kundra martesave te tilla.
 
Titulli: Kur martesa me fotografi është e frytshme...

Kushtet e tilla te emigranteve, detyrojne qe keto praktika te jene te vetmet dhe te riprodhohen akoma ne shekullin qe ne jetojme. Edhe pse kohet ndryshojne, "traditat" apo kanuni jane te njejte. Si gjykim dhe si praktike personalisht me duket pak e prapambetur sepse edhe mentalitetin dhe idene qe ka brenda tij (pra per te gjetur nje vajze per te marre ne shtepi).

Emigrantet e ndonjehere jo vetem ata, kur arrin nje moshe, nje kohe....te vetmen gje qe kerkojne eshte nje grua per ta pasur prane si ndihme, si bashkndarese te "vetmise"....Pra kerkojne te stabilizohen ne nje martese dhe te krijojne nje familje...Per te gjithe ne kjo eshte deshira, por keta persona i pershtaten dhe i dorezohen cdo gjeje vetem te mos mbeten beqar.............Eh ne fund te te fundit mashkulli pas cdo qejfi, vjen nje moshe dhe kerkon grua:p......Kjo e ben ate te pranoj kete praktik.

Eshte pak e veshtire te them si e gjykoj une personalisht...sepse une kam ide tjeter te marteses dhe te njohjeve.........por nuk them se eshte e gabuar plotesisht.....deri diku.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Kur martesa me fotografi është e frytshme...

Epo mire ia ka bere, ka pasur besim tek prinderit (pse jo) dhe nuk eshte ndare keq. Me mire qe ka degjuar prinderit dhe ka marre nje shqiptare nga vendi i tij se sa ...me mire s'po e them fare...
 
nuk jam dakord me sa the..do e kaloje jeten djali me nusen,jo prindi...
mua me duket e kote nje martese pa dashuri...
ku e njeh ai nusen e vet????
i flasin mire,po pale qa mostre i del...me duket ndeshkim i madh te kaloj gjithe jeten time prane nje njeriu qe se njoh fare e mbi te gjitha qe s'ndjej x te...pffffffff:qenis:
 
Titulli: Kur martesa me fotografi është e frytshme...

edhe une me foto dua te martohem por foton e dua te virgjer aman...
 
Titulli: Kur martesa me fotografi është e frytshme...

edhe une me foto dua te martohem por foton e dua te virgjer aman...

LOLLOL e veshtire te gjesh nje foto te tille:p
 
Titulli: Kur martesa me fotografi është e frytshme...

Shume mire qenkan martuar.........qellon nganjehere me shans....dmth keto gjera jane ,varet sesi dalin :D
 
Titulli: Kur martesa me fotografi është e frytshme...

Perfekt storje te koka qikjo !!!
 
Titulli: Kur martesa me fotografi është e frytshme...

Personalisht nuk do mund ta pranoja nje martese te tille. Zakonisht eshte mashkulli ai qe dominon ne ato martesa sepse ai punon dhe sjell parane ne shtepi. Gruaja rrin ne shtepi, ben punet e shtepise, gatuan dhe rrit femijet. Divorci ndoshta nuk ekziston por sa te lumtura jane ato femra ne keto martesa? Kur nje femer ndahet nga burri i saj, eshte ajo ideja qe ate se mer kush me ndaj dhe i nen-shtrohen marteses edhe ne raste se brenda saj ka abuzime. Nuk jane te gjitha rastet keshtu por di qe martesa te tille ekzistojne kudo, jo vetem ne Shqiperi. Meshkujt qe martohen ne kete menyre e kane parasysh se ajo femer qe ka mare per nuse nuk ka pasur mudesi te lidhet me ndonje mashkull tjeter sepse familja nuk do ia lejonte.
Kam pershtypjen qe nje femer qe krijon karriere para marteses nuk mund te martohet me nje mashkull ne kete menyre. Ndoshta mund te pranoje ta takoje por perfundimisht vendimi nese do martohet apo jo varet shume edhe nga vete femra, jo nga se çfare mendojne prinderit e saj.
 
Titulli: Kur martesa me fotografi është e frytshme...

martim me otografi do te thote i jam bere bezdi families,kurse familja thote te ose ta nxjerim ne pazar se qenkerka vertet gomar me g te madhe
 
Titulli: Kur martesa me fotografi është e frytshme...

Une per vete do te martohem me foto perderisa eshte metode e sukseshme.Pastaj bej cudi per keta antare te nderuar qe mbase shprehin dhe <cudi>se si mund te ndodhin keto gjera, nderkohe qe disa mbase jane dashuruar me foto por me ndryshimin e vetem qe keto foto i kane pare ne pc.Pra ndryshojne mjetet,qellimi mbetet i njejte .Ashtu sic nuk do te jem kunder per c'do gje qe i ka shanset 50-50 [nder te cilat edhe martesa ] nuk mund te jem as kunder kesaj lloj martese.Megjithese disa antare do te me quajne dhe maskilist do te sjell ketu dhe nje shprehje popullore. Kur eshte e re femra eshte lepur,kur martohet behet dhelper,ndersa kur lind femije behet ujk .Pra ngado qe te shkosh ngado qe te vesh prap brenda do ta kesh, te gjitheve ujku do te na haje .Kjo eshte per te gjithe meshkujt
 
Titulli: Kur martesa me fotografi është e frytshme...

Me foto jooooooooo se del kucedra nga pas pastaj as me net se du nusen e gjej vet live jam me idene me mire live
 
Titulli: Kur martesa me fotografi është e frytshme...

edhe une me foto dua te martohem por foton e dua te virgjer aman...

Kush don nje femer te virgjer duhet te sigurohet qe ajo ka qene e virgjer para se te ish e tille....

(Pra dhe mama duhet te kete qene e virgjer ....)

Desh me martuan dhe mua njehere me foto ,dmth atij i kishin treguar foton time por po pertoj te shkruaj.

Me duket menyra me kot e kesi lloj martesave ,jam pro shkuesive me liberale,ndonjehere disa shqipetare qe dalin jashte Shqiperise behen me konservatore se c'kane qene
 
Tjeter kuptim kishte pergjigja ime po nejse.....

ps : edhe mua njeher treguan foton time kur kisha dale ne nje lokal por sme martuan :( sa i pafat... :p
 
Desh me martuan dhe mua njehere me foto ,dmth atij i kishin treguar foton time

Mund ta shof edhe un foton tende :p
Sado e frytshme te jet nje martese me foto, vetem kur ta mendoj se si kam perfunduar me ate njeri (me ane te fotos) un ftofem, deshprohem, ndoshta edhe pendohem.
Me e bukur duket nje lidhje me histori te gjate, edhe sikur mos te jet aq tregim i embel, sakrifica e ben te frytshme qe neser ke qfar i thua fmijve tu kur pyesin si je njoftu me mamin/babin. E jo ta permbledhesh rrugetimin e dashurise tende me nje fjale te vetme ; Foto !
 
Titulli: Kur martesa me fotografi është e frytshme...

veriu i shqiperise ka tradita te mira (por ti mbash ato eshte veshtire ne kete kohe).

femra ne veriun e shqiperise e vlereson burrin dhe nuk mundohet kurre ti marre vendin, por dhe burri e vlereson femren dhe tregohet xhentil.

edith durham i konsideron malsort e shqipnise xhentile qe kurr nuk hyne ne punen e grave, ne malsi respektohet femra ne disa raste me shum se ne angli ,ku ne nje moshe te madhe ajo quhet dhe lartmadheri ku te gjith i puthin doren dhe marrin urdhrin e saj si dicka e shejte.perfundon edith durham.

kur u falshin gjaqet nese nana jepte urdher atehere ai trimi me mustaqe nuk mund te thoshte nje fjale.

jam shum krenar qe jam malsor (rrnoft malsia) LOL
 
Titulli: Kur martesa me fotografi është e frytshme...

gjana qe ndodhin..nuk me vjen cudi..kam degju shpesh per gjera te tilla...nqs pajtohen dy et rrinj pse jo...

une per vete nuk do pranoja KURRE...por as nuk gjykoj njeri!!!
 
Titulli: Kur martesa me fotografi është e frytshme...

Une besoj se kur thua Kurre, ne vetevete ka nje fare paragjykimi ne ato qe e bejne, se keto te dya nuk mund ti bashkosh bashke...!!!
 
Titulli: Kur martesa me fotografi është e frytshme...

Une besoj se kur thua Kurre, ne vetevete ka nje fare paragjykimi ne ato qe e bejne, se keto te dya nuk mund ti bashkosh bashke...!!!

nqs e pate me mua...:p...po te them mua nuk me pengon kur dikush tjeter e ben nje gje te tille...por une per veti nuk do e beja kurre!!..nuk e paragjykoj njeriun e gjalle..e thashe edhe me heret....nuk me vjen cudi as nuk me bej pershtypje...gjithkush le te vendosi per veti.....

po e marre nje shembull tjeter...dikush e pin duhanin..mua nuk me pengon aspak..por prap une vendosi per veti qe nuk do pija kurre!!!
 
Titulli: Kur martesa me fotografi është e frytshme...

Sigurisht me ty!! :)

sigurisht qe mund te thuash se nuk te pengon por perseri mos e moho se nje ndjenje refuzime tek "ata" qe e veprojne eshte nje fare ndrojtje mos gaboj.

me e pelqen shume kur njerezit jane te vendosur ne ate qe mendojne por mos harro se ka rrethana te ndryshme ne jete nje njeri, e si pasoje mudn te veproj nje xhest te tille. por mos harro se mendja vendos rregulla por zemra i thyen ato....!!

po marr shkas nga shembulli i duhanit qe ti jep, ty me te vertet nuk te pengon se x pin duhan por tymin e saj ka raste qe te bezdis.....
 
Titulli: Kur martesa me fotografi është e frytshme...

edhe une me foto dua te martohem por foton e dua te virgjer aman...

LOL virgjeria e fotos ka rendesi :p

Nuk jam e shokuar nga nje histori e tille, dhe per aq kohe sa te ekzistoje emigracioni ilegal, raste te tilla do te kete plot. Ndonese ne na duket absurde te mos harrojme qe jo te gjithe i kane mundesite qe kemi ne. Behet lehte pazari tjetrit!
 
Titulli: Kur martesa me fotografi është e frytshme...

Hallall elushe :)
 
Titulli: Kur martesa me fotografi është e frytshme...

menyrat per tu bashkuar nje cift mund te jene nga me te ndryshmet, nje prezantim i shoqes me shokun, apo anasjelltas, nje shkojsi miqesore, nje fotografi qe te ben kureshtar, nje kercim qe te josh, nje shikim qe te ben te besosh etj.

por ketu siper me ben pershtypje fjala e dhene si ne legjenda (i dhane fjalen njeri tjetrit dhe pa u pare e mbajten dhe u martuan)
shum e forte qe une veshtir se do ta kish mbajt.
 
Titulli: Kur martesa me fotografi është e frytshme...

Kjo nuk ndodh se shqiptaret duan te perdorin menyra te vjetra, por thjesht nga pa mundesia per te njohur nje vajze shqiptare. Te gjithe shqiptaret njohin vajza atje ku jetojne, edhe Leka i tregimit, shpesh edhe dashurohen bile ndonjehere edhe martohen.
Por jo te gjithe duan te martohen me nje vajze te huaj, dhe nga pamundesia per te njohur nje vajze shqiptare, jane te detyruar qe te perdorin menyrat e vjetra, me fotografi apo ndermjetesime. Nuk eshte se ka ndonje filozofi tjeter.
 
Titulli: Kur martesa me fotografi është e frytshme...

menyrat per tu bashkuar nje cift mund te jene nga me te ndryshmet, nje prezantim i shoqes me shokun, apo anasjelltas, nje shkojsi miqesore, nje fotografi qe te ben kureshtar, nje kercim qe te josh, nje shikim qe te ben te besosh etj.

por ketu siper me ben pershtypje fjala e dhene si ne legjenda (i dhane fjalen njeri tjetrit dhe pa u pare e mbajten dhe u martuan)
shum e forte qe une veshtir se do ta kish mbajt.

atehere ti sje burr se malsori po dha fjalen e mban
 
Titulli: Kur martesa me fotografi është e frytshme...

por ketu siper me ben pershtypje fjala e dhene si ne legjenda (i dhane fjalen njeri tjetrit dhe pa u pare e mbajten dhe u martuan)
shum e forte qe une veshtir se do ta kish mbajt.

Po i turperon malsoret! :kallash:
 
Titulli: Kur martesa me fotografi është e frytshme...

kur je sadopak fotozhenik
 
Titulli: Kur martesa me fotografi është e frytshme...

atehere ti sje burr se malsori po dha fjalen e mban

Jo te gjithe malesoret e mbajne fjalen. Jane disa lloj malesoresh qe e bejne ate gje.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top