Kur grabitet “mbijetesa”, shtohen rastet e vjedhjes së bagëtive

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Kur grabitet “mbijetesa”, shtohen rastet e vjedhjes së bagëtive


090418_LOPET_15_15-800x450.jpg


Vjedhjet e bagëtive janë kthyer në një fenomen shqetësues në të gjithë vendin, por përveç zonave të thella autorët po godasin edhe fshatrat pranë kryeqytetit.

Të vetmin burim të ardhurash familja Ithi në fshatin Kasall, rreth 20 kilometra nga Tirana kishte lopët që iu vodhën pak kohë më parë.

“Më kanë vjedh 4 krer lopë në orën 2 të natës. Kanë dalë nga këtu te Ura Tapizës. Një përllogaritje janë 6 milionë lekë të vjetra. Kam blerë lopë tjera me borxhe dhe ndihmën e të afërmve”, thotë Xhevahir Ithi.

Autorët ende nuk janë zbuluar nga policia, por familja Ithi ka frikë se hajdutët mund të kthehen sërish.

“Sigurisht që kemi frikë. Pasiguri është, po ka pas vjedhje tjera edhe pas meje. S’kemi të ardhura të tjera, as punë përveç kësaj. Apeli për shtetin është që të zbardhë ngjarjen dhe të më kthejë mallin”, shton Xhevahiri.

Vjedhje të lopëve kohët e fundit janë raportuar edhe në fshatra të tjera përrreth Tiranës, por edhe në fshatra të Fierit dhe Lushjnes.

Burime nga policia thonë se ky aktivitet kryhet nga grupe hajdutësh, që janë të lidhur me thertore, ose bagëtitë transportohen në zona të tjera larg nga aty ku vidhen.


(gazeta-Shqip.com)
 
:ole::respekte:

me lotttttt....
 
edhe pyesim pse egziston akoma kanuni i lekes...
ve baat qe ju eshte bere gjumi i lehte familjes ithi ... gabim qe keni vene lajmerimin qe keni lope prap!!
jan mbaruar telat e bakrit e kopaket e pusetave.... e orendite neper shtepi... apo thuaj per tu kacavjerr duhen kalori e cfar me mire se mishi jep ato proteina .. ops bonin 600000lek..
duro popull lekur regjur se nga dimri ne dimer ke jetuar e do jetosh.. je kalitur e stervitur .. te na rroj partia ajo ka rendesi pa lopet blihen prap..
 
Back
Top