Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kur fjalët nuk mjaftojnë

Status
E mbyllur për postime të tjera.
Ka kohë që s’je më pranë meje
por unë nuk kam reshtur së të dëgjuari.
Në çdo zgjedhje që më rëndon në shpirt,
në çdo rrugë që më sfidon,
të ndjej pranë, si hije,
si një pjesë e pashkëputur nga unë.

Ti më mësove t’i shoh gjërat drejt në sy,
edhe kur më dridhej zemra.
Më the që forcë nuk është të mos biesh,
por të dish si të ringrihesh,
edhe me plagë, edhe pa duar që të zgjaten.

Në sytë e tu kurrë nuk pashë frikë,
vetëm durim.Mëso të durosh në jet ,më the.
Nuk pate nevojë të bërtasësh për të qenë udhërrëfyes,me veprimet e tua
më dhe shembullin e denjë të vajzës luftarake.

Kur bota më duket e ftohtë,dhe
më mungon një kraharor ku të mbështetem,të
kujtoj ty , dhe aty ku kaosi më rrethon,
vjen qetësisht imazhi yt që më thotë:
“Mos harro kush je.”

Kam mbetur duke ecur me kujtimet ,
me këshillat që nuk zbehen,
me atë krenarin e pashprehur që më vlon në gjak,
kur dikush më pyet se si ia dal të buzëqeshem.

Nuk flas shpesh për ty,
se ndjesitë më të mëdha nuk zënë vend me fjalë.
Por, në heshtje çdo ditë,
të falënderoj që je forca ime
dhe më shumë akoma ,që vazhdon të jesh motivi im që të mos dorëzohem,por të luftoj fort për në destinacionin që dua.

E di ti, që unë nuk para shprehem dot në moment .E vuaj përbrenda deri sa vitet kalojnë dhe dhimbja kërkon të dal në sipërfaqe për tu çliruar disi nga skutat që e burgos.
E di që më shikon…
E ndjej atë krenarinë tënde paqësisht në shpirt,
me heshtjen që flet më shumë se fjalët
kur më sheh të ngrihem pas çdo rrëzimi.
E ndjej krenarin tënde kur më sheh
të qëndroj e palëkundur, edhe kur brenda jam stuhi.
Sepse gjithçka që jam sot
është pjesë e asaj që ti mbolle dikur dhe e ushqeve me iden që rrënjët duhen ngulur thellë në tokë për mos t'ju shkëputur realitetit asnjë çast.
Jam bërë grua me peshë,
me rrënjë që nuk i thyen era,
dhe çdo vështrim i imi drejt qiellit,
është një “faleminderit” që nuk mjafton…
por që ti e kupton.
1745350015839.webp
Sikur të të mund të të përqafoja sonte qoft edhe në ëndrrat e mija.U bë kohë që nuk po të shoh
Të voglën tënde e ka marr malli shumë për ty 🤍
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back