Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kur e hirta të bën të ëmbël

Kur e hirta të bën të ëmbël


Kur_e_hirta_te_ben_te_embel1.jpg

Pavarësisht nga ngjyra e flokëve, e syve apo e lëkurës, personazhet VIP nuk heqin dorë nga pluhuri gri metal dhe efekti “smoky eyes”. Një stil glamour, i gjithi për t’u imituar.

Grafike
Dopio nuancë, i errët në zonën e kapakut, me shkëlqim në pjesën poshtë vetullës. Një truk i sofistikuar prej dizajni të vërtetë ky i aktores Eva Longoria. Gjithçka e pabalancuar në favor në vështrimit, që merr rëndësinë e duhur edhe nga rimeli, i vendosur edhe në qerpikët e sipërm edhe në ata të poshtmit.


stil_2841.jpg

Gri, por e qeshur

ثshtë theksuar fort syri me një gri mat, përzier me penelin e zi dhe një ngjyrë e lehtë toke në pjesën poshtë vetullës. Rimeli e bën syrin edhe më të madh, ndërsa qeshja e Arbana Osmanit i jep më shumë dritë.


Deep smoky

Sy magnetikë dhe depërtues ata të Mischa Barton-it, falë një përzierjeje mes penelit dhe hijezuesit gri metal. Për një kontrast elegant me tonet e qarta të bebeve dhe flokëve. Buzët? Absolutisht nudo!

stil_2851.jpg

E ëmbël

Hijezues gri-perlë mbi dhe nën sy për Miss Universe Albania, Matilda Mcini, dhe një gjurmë e fortë peneli dhe një pluhur në ngjyrë të verdhë, që neutralizon grinë e fortë.


Minimal chic

Ka lënë gjurmë vetëm në pjesën e sipërme të syrit hijezuesi gri i zgjedhur nga Julia Roberts. Make up-in e kompleton rimeli me efekt volumizues, pudra e tejdukshme dhe buzëkuqi në ngjyrë natyrale.


Theksi tek sytë

ثshtë grimi i preferuar i stilistes Enada At’Nikolla. Pak hijezues ngjyrë gri pa shkëlqim dhe një vizë e theksuar lapsi të zi në pjesën e sipërme dhe të poshtme të syrit. Ndërkohë që për buzët vetëm pak shkëlqyes.


E ekuilibruar

Tonaliteti gri-perlë i pluhurit mbi qepalla dhe viza e hollë e penelit të zi bëjnë kontrastin e këndshëm në lëkurën e qelqtë të aktores Liv Tyler.

cdodite​
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back