Kur dashuria e nenes vret!

ida angel

:)
V.I.P
Kur dashuria e nenes vret!
Images.jpg

Rasti i nje nentembedhjet vjecari i cili kalon ditet e jetes i "izoluar" ne mbipeshen e tij.

Si shumica e bashkemoshatareve te tij ai jeton me prinderit. Por vecantia e ketij te riu eshte se kujdesi i prinderve shkon deri ne absurd.

I kapur nga nje mbipeshe fatale ai s'mund te bej as levizjen me te vogel, nderkohe qe nena e tij vazhdon te mos i kursej as edhe nje kalori nga ushqimet te cilat per kete adoleshent jane vrastare.

Nje histori e dhimbshme e cila ka ngjallur debate ne lidhje me sjelljen e kesaj nene.

Si mund te veproje nje nene kur femija e vet i kerkon kete gje apo ate?! A mundet nje nene ti refuzoje dicka femijes se vet, madje kur kjo i ben keq?!

Jane te gjitha keto pyetje te cilat kane ndare opinionin ne dysh.

Po ju si mendoni!? Shprehni opinionin tuaj duke komentuar me poshte.ikub.al

Per te pare videon , klikoni ketu
[video]http://www.liveleak.com/view?i=9c3_1306022773[/video]
 
Last edited by a moderator:
Pe: Kur dashuria e nenes vret!

Shume e dhimeshme por ama duhet te vendosemi dhe ne rolin e nenes e cila smudet ti ndaloje dicka qe eshte e demshme per te por qe ai e ka shume qejf
 
Pe: Kur dashuria e nenes vret!

Nje fjale thote : - Nese prinderit ste kane edukuar sic duhet,gjykoje aktin e jo kryeresit e vepres,sepse prinderit per femijet nuk kursehen,ose skane ditur ose kaq kane mundur....Sdi cte them per kete rast,thjesht ndoshta dikush duhet tja beje te ditur kesaj nene se po vepron paksa gabim...
 
Pe: Kur dashuria e nenes vret!

Kjo nene po plocon tekat e saja ne kete rast me sa shikoj un , ndoshta i ben femijes ate qe donte te bente vete dhe e ka fryre ne 1 menyre asurde ,Kjo nene per te miren e femijes se saj do e conte ne palester do u kujdeste me shum un nuk po shikoj qe ajo po kujdeset per femijen ,jam duke pare qe po e vret me duret e saj.1 femije kur ka cdo gje them qe nena po ja ploteson por ti japesh te haje si derr nuk eshte plotesim ktu eshte idiotesi budallallek .
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Kur dashuria e nenes vret!

Shume e dhimeshme por ama duhet te vendosemi dhe ne rolin e nenes e cila smudet ti ndaloje dicka qe eshte e demshme per te por qe ai e ka shume qejf

Kjo nena, sipas teje cfare preferon, nje femije ne jete dhe me shendet, apo nje femije te cilit i plotcoj tere qejfet dhe e futi ne vare?! (pyetja eshte retorike!).

Une kam nje problem, kur e shikon qe fillon te maresh permasa dhe shton kilograme te teperta ( nuk them per 2-3-5 kg, hajde maxim 10), ama eshte absurde te shikosh qe trashesh dhe te vazhdosh te hash sikur spo ndodh asgje. Dicka duhet ndryshuar qe ne momentet e para qe fillon shendoshja, jo te presesh te arish OBEZ ne gradin e fundit, kur sje me ne gjende as te vesh te besh pipin vete, mos them me te lahesh.....

Nena per kete eshte nene, te kete kujdes per femijen. Po i behen qejfet femijes, i jepen embelsira e cokollata e ca i pret me mendja, por gjithcka ka nje limit. A i jep embelsira me thes, ateher vire te vrapoj 2 rethe stadiumi, te bej levizje. Cdo gje ka nje zgjidhje, sduhet te mbyllim syte te presim nje mbrekulli nga larte sepse sdo vij.
Keto rastet jane shtuar ne Amerik sepse atje eshte nje lulezim i fast-foodeve dhe po ashtu mundesia ekonomike per ti blere ato ( mbaj mend qe kam pare nje reklam te nje dyqani fast-food ne USA i cili kishte nje "oferte", nqs peshoje mbi 150 kg, mund te haje gratis sa te doje/mundje, kamarieret ishin te veshura ne infermiere/doktoresha.... ironi e djallezuar...si mund ta "ftosh" nje obez te vazhdoj te haj pa mase ?!);

Po ashtu do kisha thene qe ky djali duhet te ndalonte vete per te ngrene dhe te kerkonte ndihme, ama e di qe kjo eshte SEMUNDJE, dhe OBEZITETI eshte semundje, e cila kurohet nqs kerkon ndihme. Do shume vullnet tja arish qellimit ( imagjino mos hash me fare e te jetosh me disa lengje/supa proteike), operacione qe behen per te zvogluar stomakun, operacione qe behen pas dobesimit per te hequr lekuren e tepert....

Kush ka femije, mos i coni ne fast-food edhe nqs e kane ne qejf ( mund ti beni dhe ju ne shtepi hamburger dhe patate te skuqura, e ti blini nje loder te vogel), dhe "detyrojni" te bejne levizje. Femija ka nje shije te vecant kur e kalon me femije te moshes tende, duke lozur e vrapuar....

Po ashtu jam e idese qe nqs femija eshte i mesuar qe i vogel te haj vaktet e sakta ( mengjes drek darke e nje gje te vogel mes tyre- psh 1 frut), do vazhdoj me kete stil tere jeten. Nuk duhet ta ngopesh femijen si kaposh " se ashu ka lezet dhe i ben mire", duhet ti japesh nga te gjitha kategorite e ushqimit dhe ne sasi te pershtatcme per moshen dhe stomakun e tij.
 
Pe: Kur dashuria e nenes vret!

Me ato qe shikoj ne kete video, duket si e pamundur qe femija ti kthehet gjendjes normale ,sado ushtrime fizike ,dieta apo operacione eshte pak e veshtire per te kaluar ne normalitet.
Nena ne rastin konkret, ben nje veprim te gabuar,nje nene e mire nuk e shpreh dashurine e saj duke treguar tolerance ,por duke i parashtruar anen negative te ketij veprimi.Ndoshta ndihet keq, kur shikon femijen e vet qe kerkon ushqim ,por te pakten nje ushqim dietik ,me recet nga dietologu ,nje vrap apo palester do ishte zgjidhja per te .
Ushqimi vertet eshte si puna e droges ,krijon varesin dhe mos ushqyerja sjell çrregullime ne humor ,por nje sakrific duhet bere .Eshte nje jete e tere perpara ,gjynah te kushtezohesh nga mundesit qe te jep jeta vetem se je mbipesh.
Djalit do ti bente mire nje palester ,receta dietike ,ndersa nenes do ti bente mire nje psikolog.
 
Pe: Kur dashuria e nenes vret!

Ai eshte ne gjendje te avancuar obeziteti, ama akoma ka nje shpres nqs ndalon tani, dhe fillon programin para operacionit ( duhet te dobesohet qe te uli rezikun e anestezise mos vdesi ne tavoline), para operacioni mbahet dieta me lengje ( vetem lengje pa shtesa sheqeri ose yndyrna), behet operacion per zvogelim stomaku ( varet mund ti vihet unaze ose ti pritet nje pjese e stomakut, sipas te semurit), dhe pas operacionit me vullnet avash avash do humbi kg shtese ( duke qene qe sdo kete me hapsire ku te fusi ushqimin, i ngelin diku 5 cm stomak....). Po ashtu mbas operacionit fillohet rekondicionimi fizik, aq kohe sa ai eshte i "lidhur" ne krevat, kyqet e tij nuk perballojne me peshen, e duhet te "rimesoj" te heci, kur forcohen dhe muskujt ( te cilet nga dyndja me yndyre dhe nga mungesa e levizjes atrofiohen), fillon te beje levizje e me tej efort fizik. Eshte rruge e gjate dhe e veshtire, ama ka nje shprese dhe nje zgjidhje. Por nqs si thot njeri STOP ose ti thuash vetes STOP, sdo bjeri nga qelli humbja e 100 kg brenda muajt.

Eshte nje emision ne Discovery Travel & Living, quhet "Family Fat Surgeons" ( jane 2 doktora babaj dhe djali i tij, te cilet meren vetem me rastet ekstreme te obezitetit ne SHBA), e aty tregon raste dhe me beter se sa ky djali te cilet kane arritur ne nje peshe normale, patjeter mbas shume pune.
Ja nje shembull
1210795200-646647-HalfTonD-12097375120.jpg

[video=youtube;tnvN0L9Z-Ew]http://www.youtube.com/watch?v=tnvN0L9Z-Ew[/video]
 

Attachments

  • 1210795200-646647-HalfTonD-12097375120.jpg
    1210795200-646647-HalfTonD-12097375120.jpg
    50.9 KB · Shikime: 0
Pe: Kur dashuria e nenes vret!

Zinna sa nga rastet e tilla kane dal me sukses? Shembujt qe solle ti bashke me ate ne foton e temes ,si mund te jete trupi ne gjendjen normale ,mbas kaq shume procedurash .
Mua me duket si e pamundur qe nje njeri obez ,te arij te krijoj nje trup normal me nje peshe qe eshte paralelisht me gjatesin apo moshen e vet .
 
Pe: Kur dashuria e nenes vret!

Keta 2 doktorat nuk operojne nqs nuk jane te sigurte qe do ken rezultatet e dashura dhe meren vetem me rastet ekstreme njerez 200 kg, 300...qe ste vjen ti besosh syve kur i shef.
Para se te hyne ne salle te operacionit, pacienti ka takim me psikollogun ( e bene te kuptoj si do jete jeta pas operacionit, si duhet te sillet me veteveten, po ashtu mund te jete dialog dhe me familjen/partenerin/en sepse eshte krim qe te tjeret te hane nje kuti me akullore para teje e ti pish leng karotash), pastaj ka takim me dietologun ( i cili i jep nje regjim ta ndihmoj te filloj humbjen e peshes para operacionit, por dhe nje regjim per mbas operacion), e me ne fund arrine ne doren e kirurgve, te cilet i bejne nje kontroll te gjithe organizmit ( po pate probleme te renda zemre, melcie, veshke nuk ka shance te mbijetoj ne anestezi).
Por aq kohe sa ke hyre ne tavoline, ke vullnet dhe deshire te shpetosh nga kafazi i yndyres tende, mund te arrish nje njeri normal. Humbja e peshes behet gradualisht, por ngelet lekura e cila do hiqet me tej me operacione.
Sot kirurgjia eshte aq e perparuar sa mund te te "qepi" te tregosh natyral.
Vetem deshire te kesh dhe durim.
 
Pe: Kur dashuria e nenes vret!

Une mendoj qe ska aasnje mudnesi nje trup kaq te madh me ane te operimit ta beje nje trup jo normal apstaj edhe po ta besh eshte i tille trupi ai do shendoshet eprseri sepse nuk eshte se ka nje shendoshje natyrale nga e ngrena
 
Pe: Kur dashuria e nenes vret!

Me mire mos mendo kur nuk di!

E zeme qe stomakun e ke si nje thes, nqs nga tere thesi ( stomaku), ngelet 1/10, dmthn nje rip i vogel ku do fusesh gjithe sasine e ushqimit?! ( nje njeri i tille seshte me ne gjendje as te haj nje molle komplet).
Pastaj nuk tha njeri qe me operacion, sot u operove, neser dole i ri fringo. Jo aspak, operacioni eshte vetem hapi i pare per te ndaluar rrugen e yndyrnave dhe kalorive qe hyne ne trup. Kete qe thua ti, qe ska njerez qe shendoshen ( natyral nga e ngrena, se kuptova si i bie dhe natural dhe nga e ngrena), 95% te njereze qe shendoshen e kane nga e ngrena. Jane shume te pak ata qe e kane semundjen shkak te pare.
A se mbasi qe fillojne dhe hane pa kufi ( e se kam fjalen per sasi industriale, por per pizza/fast food ne kombinacion me coca cola, etj me super kalori), metabolizmi i cili duhet te djegi keto kalori cregullohet sepse nuk eshte ne gjendje ti perballoj te gjitha. Keshtu kalorite fillojne e depozitohen ne bark, ne kembe e ne prapanice, e ku gjejne me vend...
Eshte nje mekanizem i vertet shendoshja i cili ka ne baze alimentacionin. Kush ka probleme gjenetike eshte tjeter hesap, por dhe tek ata mund te behet operacion me zvoglim stomaku, unaze ne stomak, top apo ca metodash ka me.

Aq kohe sa ti me stomak me te vogel, do hash me pak ( ske as vend, e si pasoj ske as uri), organizmi ka nevoj per energji, dhe kete energji do e mari duke konsumuar yndyrnat qe gjenden ne organizm, ato depozitat qe ke bere gjate kohes. Po ndihmove dhe me ushtrim fizik....dobesohesh dhe me shpejt.

Gjithsesi e thash, nuk eshte nje proces qe ndodh sot per neser, do kohe, mund te zgjasi dhe 2-3 vjet por ama kane nje shance nqs duan.
 
Pe: Kur dashuria e nenes vret!

Ja si mund te zvoglohet stomaku

image003.jpg

esquema_rny.gif



Unaza ne stomak
lapband.jpg

Top ne stomak
gastric20balloon.jpg

Stomachspatz.jpg
 

Attachments

  • lapband.jpg
    lapband.jpg
    15.9 KB · Shikime: 0
  • Stomachspatz.jpg
    Stomachspatz.jpg
    132.6 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top