Kupa e Italisë, Xhulaj, më 20 shkurt në duel

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Kupa e Italisë, Xhulaj, më 20 shkurt në duel

9277.jpg


Një tjetër yll ka lindur në boksin shqiptar, i cili synon të ndjekë gjurmët e emrave të mirënjohur si Elvir Muriqi, Nuri Seferi apo Kreshnik Qato.
E enjte, 15 Janar 2009 15:28
Bëhet fjalë për Kadri Xhujan, i cili do të duelojë në finalen e Kupës së Italisë, në kategorinë "cruiser". 25-vjeçari nga Fieri do të përballet me italianin Xhanluka اima në Romë.

Fillimisht kjo përballje ishte planifikuar të zhvillohej në fund të vitit 2008, por tashmë organizatorët kanë fiksuar datën e re të duelit. Xhulaj dhe اima do të kryqëzojnë dorezat më 20 shkurt, për të përcaktuar se cili do të jetë fituesi i trofeut. Boksieri kuqezi bëhet në këtë mënyrë shqiptari i dytë që do të konkurrojë në finalen e Kupës së Italisë, pasi më parë aty ka qenë Suat Laze.

Deri më tani, Xhulaj ka zhvilluar pesë duele në ringun profesionist, duke triumfuar bindshëm në katër prej tyre. Ndërkohë, kundërshtari i tij, Xhanluka اima, është një emër mjaft i njohur përtej Adriatikut në ringun e boksit amator. Vetëm shtatë muaj më parë ai ka bërë debutimin si profesionist, duke fituar sfidën me "knoc-out" teknik në raundin e parë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top