Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kumanova në solidarizim me Gazën

Kumanova në solidarizim me Gazën

9331.jpg


Kjo tribunë është pjesë e projektit të përbashkët të mbi 50 organizatave në Maqedoni të titulluar "Java e solidaritetit me Gazan".

E mërkurë, 14 Janar 2009 15:40

Me 13.01.2009 në sallën e ish-komitetit në qytetin e Kumanovës para mbi 200 të pranishmëve u mbajt tribuna e përbashkët "Palestina mes dhembjes, shpresës dhe të drejtave të njeriut" në solidarizim me vëllezërit musliman në Gaza. Kjo tribunë është pjesë e projektit të përbashkët të mbi 50 organizatave në Maqedoni të titulluar "Java e solidaritetit me Gazan" e cila javë filloi në Kumanovë.

Për qytetin e Kumanovës organizator të kësaj tribune ishin: Forumi Rinor Islam, Shoqata Edukative Vllaznija, Vizioni-M, Bamirësia dhe Shkëndija e mëshirës. Ndërsa ligjërues në këtë tribun ishin: Milazim Mustafa, Omer Mustafa, Qazmedin Shaqiri dhe hoxha i nderuar Bekir Halimi.

Manifestimi u hap me leximin e disa ajeteve kur`anore nga hafiz Abdulkadëri nga fshati Hotël. Më pastaj prezantuesi i kësaj tribune Zenun Ismaili duke sqaruar dhe shpjeguar platformën e kësaj jave të solidaritetit ndërmjet tjerash tha: "Jemi të tubuar për të bërë me dije se edhe zemrat tona për vëllezërit tanë në Palestinë që vriten padrejtësisht nga ushtria izraelite". Duke mos e zgjatur fjalimin e tij Zenun Ismaili menjëherë ia dha fjalën ligjëruesit të parë hoxhës Qazmedin Shaqirit i cili ndërmjet tjerash tha: "Në këto momente mediat shkaktojnë një dezinformim për dhunën dhe agresionin që ushtrohet në Gaza. Duke pasur parasysh se gjuha jonë me gjuhën e popullit që e flasin në Gaza është e ndryshme ne detyrohemi që t'i kthehemi burimit më të saktë të informacioneve dhe përgëzimeve për muslimanët e që është Kur`ani". Në vazhdën e fjalimit të tij ai përmendi dhe theksoi trysnitë që kishin bërë beni israilët ndër shekuj ndaj Islamit dhe muslimanëve. Ku në fund të fjalimit të tij hoxha i nderuar konkludoi: "Kështu që vëllezërit tanë në Gaza janë në luftë me ata që ia kthyen shpinën Allahut dhe që kanë vrarë shumë Pejgamber".

Më pastaj iu dha fjala Milazim Mustafës i cili ndërmjet tjerash tha: "Gjenocidi që është duke bërë Izraeli mbi popullatën myslimanë të Palestinës i tejkalon gjitha kufijtë e tolerancës njerëzore dhe na i përkujton pamjet e holokaustit të Luftës së Dytë Botërore. Këtyre ditëve nëpërmjet mediumeve të shumta botërore, e fatkeqësisht shumë pak nga ata vendorë, po kemi rastin të njoftohemi me realitetin e hidhur për atë që po ndodh atje". Ndërsa në pjesën tjetër të fjalimit ai theksoi edhe thyerjen e të drejtave të njeriut duke u bazuar në statistika dhe informata të sakta ku ndërmjet tjerash tha: "Izraeli në vazhdimësi ka bërë thyerjen e të drejtave të njeriut. Duke bërë thyerjen e të gjitha marrëveshjeve dhe konventave ndërkombëtare. Me fillimin e aksionit të fundit nga ana e ushtrisë Izraelitë, brenda 16 ditëve të fundit Organizatat ndërkombëtare që veprojnë dhe e përcjellin situatën në këtë rajon raportojnë për gjenocid të paparë të ushtruar nga ana e forcave hebreje".

9332.jpg


Hoxha i nderuar Omer Mustafa në fjalimin e tij tha: "E kemi obligim islam që në këto momente të jemi bashkë me atdheun tonë. Andaj në këto momente dua të ua bëj të qartë se atdheu im dhe i juaji është Islami. Duhet që të solidarizohemi me atë pjesë të atdheut tonë e cila pjesë sot po gjendet nën agresionin e Izraelit". Më pastaj duke hyrë në historinë e ngjarjeve hoxha i nderuar u lidhë me fjalinë paraprake duke e sqaruar se: "Atdheu im është vetëm Islami qoftë në Palestinë apo në luginën e Nilit vendi në të cilin përmendet emri i Allahut është atdheu im." Ai përfundoi fjalimin e tij me:" Palestinën e kanë humbur si gra e sot po qajnë si burra." Duke aluduar në regjimet arabe të cilat padrejtësisht i mbyllin kufijtë e tyre për ti ndihmuar popullin e përvuajtur të Palestinës.

Për në fund në segmentin e shpresës dhe ndihmës për muslimanët dhe Islamin hoxha i nderuar nga Shkupi Bekir Halimi tha: "Normalisht se kur shihet në ekranet televizive ato pamje që shkaktojnë lotin e gjithë muslimanëve ja humbin shpresën muslimanëve dhe i bëjnë që të pyesin me veten deri kur vallë do vazhdojë kështu? Ne si popull duhet që të solidarizohemi sot me Gazën pasi që edhe ne dikur ishim nën tytat e topave dhe ushtrisë së tjerëve e atëherë edhe populli i Palestinës solidarizohej me ne". Hoxha i nderuar duke u bazuar në shumë ajete kur`anore dhe hadithe të Resulullahit s.a.v.s. para të pranishmëve paraqiti shpresën për fitoren e muslimanëve.

Në përfundim të tribunës të gjithë të pranishmit donuan para për t'i dalë në krah popullit të vuajtur të Palestinës. Kjo tribunë është një sensibilizim dhe një njoftim i opinionit tonë në Maqedoni me Palestinën dhe popullin e tij atje. Allahu çliroftë Palestinën dhe bashkoftë gjithmonë muslimanët në Maqedoni me gjithë muslimanët e botës. Amin

Hamdi Nuhiju, Kumanovë
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back