“Kukësi” zhvendoset në Tiranë, gjyqi do të zhvillohet në kryeqytet

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
“Kukësi” zhvendoset në Tiranë, gjyqi do të zhvillohet në kryeqytet

Dhuna-1.jpg


Vendimet për masat e sigurisë për 23 të ndaluarit që akuzohen nga Prokuroria e Kukësit si shkaktarë të dhunës në protestën e zhvilluar në rrugën e Kombit do të merren në Tiranë.

Sipas informacioneve më të fundit, seanca për përcaktimin e masës së sigurisë për 23 të ndaluarit do të mbahet ditën e mërkurë, ashtu siç është paralajmëruar, por jo në gjykatën e Kukësit, por në atë Tiranës.

Burime të Top Channel thanë më herët se për 11 prej banorëve të Kukësit që u ndaluan për protestën do të kërkohet arrest me burg. Ndërkohë që për pesë të tjerë do t’i parashtrohet gjykatës kërkesa për të vendosur masën e arrestit shtëpiak.

Sipas këndvështrimit të dy prokurorëve të dosjes, vetëm për shtatë prej të ndaluarve gjykata mund të japë masën e detyrimit me paraqitje derisa në mbyllje të hetimeve për protestën e 31 marsit.

Prokuroria argumenton në kërkesën e dorëzuar gjyqtares së gatshme në Kukës, se masa e arrestit për 16 prej të ndaluarve ose me paraburgim ose në shtëpi, është kërkuar duke vlerësuar provat e deritanishme për protestën, por edhe materialeve të referuara nga policia lokale.

Prokuroria thotë në kërkesën për vlerësim të urdhrave të ndalimit se gjatë kësaj proteste u plagosën 12 efektivë të policisë, ndërkohë që u dëmtuan nga gazi lotsjellës edhe katër protestues.

Për të gjithë ata që kërkohet arresti pretendohet se ka prova që i implikojnë siç janë videot, por edhe shkalla e dhunës e përdorur prej tyre. Ndërkohë që për shtatë të tjerët kërkohet detyrimi me paraqitje duke ju referuar moshës, shkallës së ulët të rrezikshmërisë përshkruhet më tej si edhe gjendjes shëndetësore të njërit prej tyre.

Protestuesit, sipas Prokurorisë kishin dorëzuar kërkesë për tubimin e 31 marsit, por policia nuk u kishte kthyer përgjigje, sapo janë grumbulluar sipas qëndrimit të prokurorisë protestuesit kanë filluar sulmin duke goditur me sende të forta e duke djegur edhe pikat ku do të paguheshin taksat për rrugën.


(gazeta-Shqip.com)
 
Duhet me hedh kete qeveri pleher.
 
mir e hodhem, po kush do te vij thuaj? ke me vene? Lulin?!?!
 
Drejt dhe kjo qe thua Soul.
Por mjerisht ky qe eshte tani po ua zhvesh kockat mire qytetarve.
Por pak e kane ,se ne jemi popull i pa ndergjegjsuar.Protestohet per te drejtat qytetare,sociale dhe mbrojtjen e te punsuarit dhe ndalimin e shtypjes fiskale qe mund ti behet individit nga qeveria apo organet kopetente ligjvenese.
Por ne jemi popull barishtesh ,protestojme vetem me ngjyrime politike,tani paguajme.
 
Ore ca jan keto muhabete leshi...kur skishte rruge ankoheshin nga makinat pa mbaru muji ke mekaniku...e quajne rruga e kombit po nuk e rruajne se do mirmbajte ajo rruga...se nuk eshte rruge po autostrad e do lek qe te jete ne gjendje te mire... kush sdo me pagu ti bi nga mali ...pse kaq kollaj eshte me qen europian... ndersa per banoret e kuksit te aplikohet falas sepse e meritojne... e pervec se e meritojne edhe skan ta paguajne ate cmim... dhuna eshte gjithmon e gabuar e ketu nuk bejne perjashtim as kuksianet
 
O Kaon mos ja keput kot o burri dheut.
Me rrogat shqiptare 5 evro nje kalimshi.
vajtje ardhje nga pika ku nisesh 10 evro nje rruge.
Me cfare dreqin ti paguajne ore ?!
Apo me 300 mije leke te vjetra rroge qe marrin.
 
Duhet me hedh kete qeveri pleher.

Po hedhim kte dhe veme plehrat e tjera te kombit
Toj toj po isoj!
Po nese Saliu do kish vene projektin e IFC me 9- 10 € , do kerkoje ta hidhje?
Jam dakort te kerkohet ulja e ksaj tarife....por te heqesh Lenen e te vesh Prenen!
Nuk behet shteti me llafe...por taksa.

Moj Nev e di sa na ka kushtuar ajo rruge ne popullit?
Pse nuk ngre zerin tek zanafilla, u vodhen 200milion ne ate rruge...e si vodha une as ti....por ky faqeziu i mosbindjes civile
 
Mire mire Moni,qendrojne .
Por cfare iku iku,tani duhet reagim dhe vendosmeri nga populli.
Duhet ndergjegjsim.
Politikani duhet ti kete friken pupullit kaq.Tani fakt eshte qe opsionet e reja te afrimit te rinis ne politik ,keta dy kreret i hane si kanibalet e i shtypin.
Gjithesesi i shalla behet me e mira.
Shtresa politike shqiptare ka nevoje urgjente per nje rini ne integrimin e qarqeve politike,per njerez me ideale, qe besojne ne to,luftojne per to dhe dine ti arrijne ato.
 
E ktu jemi dakort por ja kontradikta qendron
Dime qe ujqerit e vjeter , do i hane koken te rinjve
Ose do i marrin rreth vetes.....
Ka shpresa?? Pfffff veshtire
 
O Kaon mos ja keput kot o burri dheut.
Me rrogat shqiptare 5 evro nje kalimshi.
vajtje ardhje nga pika ku nisesh 10 evro nje rruge.
Me cfare dreqin ti paguajne ore ?!
Apo me 300 mije leke te vjetra rroge qe marrin.

Jo per bese nuk ja fus kot hic un...Ne jemi shtet indrustrialist? Prodhojme gje ne..? A je ekonomi tregu? Iku koha e xhaxhit qe i mbulonte shteti te gjitha fushat e jetes..Tani ska mo,,cdo gjo bohet me privatin. Privati nuk prodhon por blen jashte dhe konsumon brenda. Ti i di tarifat ne greqi apo jo??? Nga athina ne Igumenic jan fiks 92 euro.. nese do te shkosh me makin... 461 km gjithesei... ska lidhje fare me rrogat ..kujt i mban xhepi udheton kujt si mban rri ne shpi... Kot ja fut ti se rrogat ne tiran durres kan shku nga 500 mij lek 300 marrin hamenjte..e nje hamalli ska ci duhet me bo xhiro ke rruga kombit.
 
nevoj per arke... e ku do i marrin tek te varferit ... gjithmone jeshtu ndodh ..
ama nese ndodh nje aksident kush mban pergjegjesi nese faj eshte i rruges??
dhe nje pytje tjeter kam une... kudo qe pagohen autostradat eshte nje "shoqeri aksioneresh" qe perfaqeson dhe mirmban apo i del zot asaj... ketu se kuptova une kush ishte ajo shoqat rrugesh qe mblidhte ato shuma e pikerisht per ta mirmvajtur apo per te ndertuar te tjera??
mfal egziston ne alb nje grup i till ...??
pastaj ska lidhje sala apo rama .. problemi qendron ne mos pranimin e ideve te kunderta...
problemi qendron ne dhunen kundrejt nje te drejte apo pakenaqesie qe une kam kundra dickaje e drejte apo e padrejte ku jan ndermjetesit apo thjesht jam ne komand e bej cte dua...
pastaj pse nuk e cendosin kete taks edhe per rruge te tjera se ne jemi me plot autistrada e me plot rruge qe na kan lakmi bota per mirmbajtjen dhe shumekalimet ne lidhje me cdo qytet....
per mos te fol per trenat...
ne jemi pabuksa e kerkojm te marrim therrimet ne cdo sofer... te keqet e vetes!!
 
Po mire mo Kaon,ai hamalli qe punon ndertim tere diten per 300 mije leke te vjetra ne muaj .
Ai a nuk semuret,a s"paska drejt te shkoje tek te afermit e ti nese i ka larg.
Nese semuret e duhet me ardh Tirane nese eshte ne periferi?
Si tia bej ore zoteri cobani qe leshon delet,se dhe ai semuret e duhet me ardh ndoshta ne spitalin qendror ne Tirane.,Ose dhe ai ka deshire me ra njehere neper qytet?!
Ajo qe cilson ti ne te tille shabllon mendimi,nese s"eshte ironi,eshte simtom totalitare ose me keq akoma diskriminim klasor i paster.
Taksat le te vendosen por ne proporcion me mundeisne e % dermuese te popullsise.
 
Per banoret e zones dhe frekuentuesit e shpesht te rruges ka tjeter lloj taksimi Nev.
5€ eshte per ty , per mua .
Ai qe merr 300 mije lek ska makine hic!
Te presi abonene dhe ti hipi aftobuzit!
 
ky 5€ eshte per person apo automjet??
 
Per banoret e zones dhe frekuentuesit e shpesht te rruges ka tjeter lloj taksimi Nev.
5€ eshte per ty , per mua .
Ai qe merr 300 mije lek ska makine hic!
Te presi abonene dhe ti hipi aftobuzit!

E unë kosovari?
 
E unë kosovari?

Ti kontribuo per token Ame!
Sic taksohem une qe te vij te ti, taksohu e ti qe te vish te une!
Me llafe ju te javes tjeter beni furtune ne gote.....ama leket per token ame hic :P
Ja se po ve edhe haradinaj takse ....1 me 1
 
Automjeti mo Jana ,nuk taksohen per koke jo :P
Edi dhe ben ate gje,se eshte faqezi. ahhahaahahah

ndaj pyta o neve se s meret vesh ai... esht modern..
 
Po mire mo Kaon,ai hamalli qe punon ndertim tere diten per 300 mije leke te vjetra ne muaj .
Ai a nuk semuret,a s"paska drejt te shkoje tek te afermit e ti nese i ka larg.
Nese semuret e duhet me ardh Tirane nese eshte ne periferi?
Si tia bej ore zoteri cobani qe leshon delet,se dhe ai semuret e duhet me ardh ndoshta ne spitalin qendror ne Tirane.,Ose dhe ai ka deshire me ra njehere neper qytet?!
Ajo qe cilson ti ne te tille shabllon mendimi,nese s"eshte ironi,eshte simtom totalitare ose me keq akoma diskriminim klasor i paster.
Taksat le te vendosen por ne proporcion me mundeisne e % dermuese te popullsise.

Mos me ver ne dore gjera qe nuk i kam shkruar..ca lidhje ka diskriminimi racor??? Ke diskriminova un???
Ai qe ka hall do paguaj kshu ka qen qe ne krye te heres.. boll me keto pelivanlleqet ne diskutime..un flas hapur ashtu sic jane gjerat...
cpun ka cobani te kaloj delet ne autostrade,,nuk i mjafton mali te kullos bagetia hahahahhahaha
E sa per djeni ajo nuk eshte taks por tarif sherbimi e dashur... hajd tani se je dhe jasht shtetit leri llafet !
 
a e dini ju qe taksa stamboll bursa eshte plot 20 euro vec per uren? dhe rrogat atje jane po njesoj si ktu te ne.. kshuqe njerez takse duhet patjeter. tani kush udheto perdite do u jepte abone ky tha. tjeret 1 her nvit le ti pagujne ato 5 euro :P se jan ngrit njerezit te gjithe sikur do shkojn perdit n'kosov me makine n'krah, Lol
p.s. mir shqiptaret po kta jashtetsit si kundershtojn se marr vesh Lol
 
a e dini ju qe taksa stamboll bursa eshte plot 20 euro vec per uren? dhe rrogat atje jane po njesoj si ktu te ne.. kshuqe njerez takse duhet patjeter. tani kush udheto perdite do u jepte abone ky tha. tjeret 1 her nvit le ti pagujne ato 5 euro :P se jan ngrit njerezit te gjithesikur do shkojn perdit n'kosov me makine n'krah, Lol

A ka mundesi ta qartesojme kete pjesen??? Nuk eshte taks por tarif sherbimi.
 
ndaj pyta o neve se s meret vesh ai... esht modern..

Nje pyetje per ty dhe Nev.
Nese kjo takse apo tarife sherbimi do ish vendosur nga Saliu, aq sa ai kish bere preventivin me zyren e konsulences 9-10€ .....do ngriheshe ta hidhje shtetin?
Dhe e di pse su realizua? Sepse nuk pati asnje ofertues....dhe jo sepse sia kish qejfi saliut!
Dhe te mendosh qe do paguhet per rruge te pambaruar, por te vjedhur deri ne skajet e cmendurise.
Ah po kjo , eshte histori e shkuar....ato 200milion euro ti gezoj Luli....sot na intereson Edi me corape leshi!
 
Ka filluar te qaje sot Kastrati!
Po ve mekanizmat ne levizje te marre e demshperblim.

Bojkot te gjithe pikave te benzinatos Kastrati. :)

Rruga eshte bere me nje kredi ku paguhet nga taksapaguesit shqiptare,me nje % interesi tejmase te larte diku te 13 % e me lart ka qene ne mos gaboj.

Le ta quajne rruga e Korbit,se po taksohen here dy shqiptaret ketej,e matane .

Haptazi nje hajduteri,e do deshiroja te mirrte permasa tjera kjo revolte te ikin si minjte lapanjoze te gjithe ps e pd,e ajo alamet burri monika.

Del luli e ben moral se si duhet.
S'ka e turp,ku nga ajo rruge u be i majme duke vjedhur.
 
A ka mundesi ta qartesojme kete pjesen??? Nuk eshte taks por tarif sherbimi.

e me mo se e di. po i bie shkurt ashtu
 
Ka filluar te qaje sot Kastrati!
Po ve mekanizmat ne levizje te marre e demshperblim.

Bojkot te gjithe pikave te benzinatos Kastrati. :)

Rruga eshte bere me nje kredi ku paguhet nga taksapaguesit shqiptare,me nje % interesi tejmase te larte diku te 13 % e me lart ka qene ne mos gaboj.

Le ta quajne rruga e Korbit,se po taksohen here dy shqiptaret ketej,e matane .

Haptazi nje hajduteri,e do deshiroja te mirrte permasa tjera kjo revolte te ikin si minjte lapanjoze te gjithe ps e pd,e ajo alamet burri monika.

Del luli e ben moral se si duhet.
S'ka e turp,ku nga ajo rruge u be i majme duke vjedhur.

Ekzakt askush nuk diskuton pikerisht kte...aksizen qe i merret nga karburanti , plus cmimi i naftes, plus dhe tarifa qe do vendoset.
Ti thua te ikin...po kush te vij pa mire?!
Sa per Kastratin e Salillarin, mendoj se me mire nje firme shqiptare ,sesa koncensionar fantazme dhe cdo gje perfundon ne ishujt Virxhin....
Te pakten Shefqetin ne Tirane e kemi :P
 
Nje pyetje per ty dhe Nev.
Nese kjo takse apo tarife sherbimi do ish vendosur nga Saliu, aq sa ai kish bere preventivin me zyren e konsulences 9-10€ .....do ngriheshe ta hidhje shtetin?
Dhe e di pse su realizua? Sepse nuk pati asnje ofertues....dhe jo sepse sia kish qejfi saliut!
Dhe te mendosh qe do paguhet per rruge te pambaruar, por te vjedhur deri ne skajet e cmendurise.
Ah po kjo , eshte histori e shkuar....ato 200milion euro ti gezoj Luli....sot na intereson Edi me corape leshi!

jo sala por edhe papa te ishte nese jan ngritur ta hedhin posht kjo ka qen ajo pika qe thyen vazon...
te bej nne pytje une ..se lexova me siper qe ti e nev kishit mundesi ta paguanit ..
ato familjet atje ne kukes ka pyt njeri ndonjeher me cfar jetojne .. ??
ka bere ndonje parti apo pushtet ndonje gje per to ...( pervec ppah qe ju pat ber nje fabrik ku normalisht benin vetem punen e rende se rafinimi dhe pasurimi ikte vend tjeter)
 
Back
Top