Kukës, vret me armë gruan, arrestohet 48-vjeçari

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
vrasje2.jpg
Krimi në familje ka goditur sërish një familje në qarkun e Kukësit. Një 48-vjeçar ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij ndërsa është arrestuar nga policia vetë pas pas 6 orësh ndjekjeje.

Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Kollovaz të Kukësit ku 48-vjeçari Irfan Biba ka qëlluar më armë bashkëshorten e tij Arze Biba 38 vjeç e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme

Menjëherë pas ngjarjes 48-vjeçari është larguar në drejtim të paditur ndërkohë që policia arriti ta arrestojë atë 6 orë më pas por gjatë operacionit mbeti i plagosur edhe vetë Irfan Biba.

Ndërkohë ende nuk dihen motivet e vrasjes së nënës së tre fëmijëve ndërkohë që policia do të marrë në pyetje bashkëshortin e saj për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të krimit.

TemA
 
Titulli: Kukës, vret me armë gruan, arrestohet 48-vjeçari

bo booo po cfar po ndodhe keshtu? cdo dite e mbyti gruan jo vajzen jo burrin sa keq!po keta njerz sikur kan problemet e dynjas bejen .
 
Pe: Kukës, vret me armë gruan, arrestohet 48-vjeçari

Cdo dite degjohen e shikohen raste te tilla...Se kuptoj ku duan te shkojne keta njerez keshtu...Ca fitojne apo nuk i mendojne gjerat fare,cdo kush qe ka nje arme sot eshte ZOT dhe eshte trim...
 
Back
Top