Kukës, sulmohet autobusi nga Kosova

xhebrail1

INTERIST
Një autobus me pasagjerë nga Kosova, që po kthehej nga Durrësi, është sulmuar nga persona të paidentifikuar.
Autobusi me targa 537KS712 në afërsi të Morinës, është qëlluar nga përpara në krahun e fatorinos, ku fatmirësisht nuk është lënduar asnjë pasagjer, transmeton BW.

Shoferi i autobusit ka dëshmuar në polici se sulmi është kryer me armë zjarri, mirëpo policia e Kukësit e ka rrëzuar këtë dëshmi sepse në bazë të ekzaminimit të shenjave rezultoi se autobusi është sulmuar me gurë.

Ende nuk dihen rrethanat e sulmit, nëse sulmi ka për motiv grabitjen apo shkaqe të tjera.
Policia e Kukësit po punon për identifikimin e autorëve, ndërkohë që pasagjerët nuk kanë arritur të fiksojnë asgjë nga autorët. /Indeksonline/
 
Titulli: Kukës, sulmohet autobusi nga Kosova

Shoferi i autobusit ka dëshmuar në polici se sulmi është kryer me armë zjarri, mirëpo policia e Kukësit e ka rrëzuar këtë dëshmi sepse në bazë të ekzaminimit të shenjave rezultoi se autobusi është sulmuar me gurë
dikush po genje ketu po cilet a thua ?
 
Titulli: Kukës, sulmohet autobusi nga Kosova

Kriminel dhe injorante ske cthua.
 
Titulli: Kukës, sulmohet autobusi nga Kosova

Do doja te dija cfare do te bej qeveria Rama qe ne keso raste akuzonte qeverine Berisha...


Sa per sulmin, kriminel ka cdokund, por valle kujt vec krmineleve po u pengon bashkimi kombetare?
 
Titulli: Kukës, sulmohet autobusi nga Kosova

Valla mendoj se me pa kon me plumba ne drejtim dikush e kish lon kryet po kan gjuejt perpjet edhe gure sigurt
 
Back
Top