Kukan: BE kërkon që zgjedhjet të jenë të lira e të ndershme

  • Hapësi i temës Hapësi i temës WxP
  • Start date Start date

WxP

Staf në FV.AL
Adm
TIRANE- Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Eduard Kukan ka lëvizur nga një qendër votimi në tjetrën për të monitoruar vetë nga afër si po shkon procesin i votimit. I dërguari i posacëm i Parlamentit Europian ka mbërritur në Tiranë dje pikërisht për të vëzhguar zgjedhjet për tu larguar nesër drejt Brukselit ku dhe do të raportojë mbi atë cka ndodhi në Shqipëri më 8 maj.

“Jam këtu që të vëzhgoj zgjedhjet. Dëshirojmë të ketë sa më shumë pjesëmarrje në votime dhe më pas do ti përcjell kolegëve të mi në PE atmosferën e këtyre zgjedhjeve. “ – ka thënë Kukan në një prononcim për tv NEWS24
“ Dëshirojmë që tabloja të jetë sa më reale”- ka theksuar europarlamentari Kukan nga qendra e votimit e instaluar në Liceun Artistik, në njësinë bashkiake numër 2 ku së bashku me delegacionin që e shoqëron kishte vajtur për të monitoruar procesin e votimit.
“Edhe dje kemi pasur një sere takimesh dhe sot kemi qenë në disa qendra votimi.
Përshtypjet janë të mira gjithsesi nuk mund të arijmë konkluzionet për të gjithë shqipërinë sepse kemi vizituar vetem ca”- vazhdoi Kukan

“Dua të theksoj rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për institucionet Europiane të cilat presin që këto zgjedhje të jenë të drejta të lira e demokratike”- nënvizoi Kukan.

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian i bëri thirrje shqiptarëve të votojnë gjerësisht, ndërsa partive politike i përcolli mesazhin "që zgjedhjet ti organizojnë sa më mirë që mesazhi që ne do përcjellim në PE të jetë pozitiv për vendin tuaj. Kjo ka shumë rëndësi për të ardhmen tuaj”- nënvizoi Kukan në prononcimin e tij,gati 30 minuta para se në qendrën e votimit ku do hynte kryeministri Berisha për të votuar.
(s.g/balkanWeb)
 
Pe: Kukan: BE kërkon që zgjedhjet të jenë të lira e të ndershme

Kukan: Zgjedhjet, mundësi e madhe për Shqipërinë

Zevendëspresidenti i Parlamentit Evropian Eduart Kukan deklaron se zgjedhjet lokale 2011 janë një mundësi shumë e madhe për të ardhmen e Shqipërisë.
"Zgjedhjet duhet të jenë të drejta dhe sipas standardave evropiane. Kjo është një mundësi e madhe që pas shumë kohësh Shqipëria të dërgojë një sinjal pozitiv", tha Kukan, në një intervistë për Top Channel.

Zyrtari evropian theksoi se gjatë vëzhgimit të disa qendrave votimit, deri më tani konstaton se gjendja është e mirë dhe atmosfera është pozitive.

"Do të preferoja që të mos futem në debatet politike, por dua të theksoj se për të ardhmen e vendit këto janë të zgjedhje të rëndësishme që duhet të dalin mbi situatën politike", tha Kukan.

Top - Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top