Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kujtim rrenqethes nga Brodeci...!

Arjeta Ahmedi

Të ngrysesh një agim dite të trishtë në një qytet të madh, por që e ka mbuluar heshtja që vret bashkë me të ftohtin e një nëntori që të ngrin, nuk është aspak e lehtë.
Të ecësh atyre rrugicave të ngushta e të ftohta dhe të mos jesh i sigurt a do të arrish që të dalesh në rrugën kryesore, kjo është vërtet e frikëshme.
Unë ecja mbi gurët e shtruar rrugicës përpjetë dhe i shikoja majat e maleve të mbuluara me një borë acaruese që të rrënqethte,ato gjëmonin aq shumë - sa nga gjithë ajo fuqi bora arrinte të dalë në qytet.
Në atë qytet, ku herë ishte gjallë dhe i lulëzuar nga turmat e njerëzve,e herë vdiste gjithçka mbrenda pak sekondash pasi dëgjohej ndonjë lajm i ri, që transmetonin televizionet tona.
Vallë si arrinin të boshatiseshin ashtu rrugët ?!
Gurët e mureve, që rrethonin shtëpitë e malsorëve, rrinin si çdo herë krenarë, që e kishin mundur kohën.
Ato ishin moshatar me stërgjyshërit apo katragjyshërit e mi, e ndoshta edhe më të vjetër se kaq.
Unë i shikoja me kurreshtje fëmijërore, dhe ato më qesheshin duke më uruar mirëseardhjen në këtë votër bujare të malsorëve të pamposhtur, e atëherë m'u kujtua vendi im dhe këto mure më kujtonin shtëpitë e fshatit t'im dikur moti në fëmijërin t'ime të hershme.
Buzëqeshja e tyre më tregonte edhe storie të tjera. Këto gurë nuk kishin mundur vetem kohën, por ato kishin ndalur edhe plumbat e shumtë, e mbi to kishte rrjedhur gjaku i nxehtë i shumë djelmoshave të rijë, që kësaj toke dhe këtyre gurëve i'u kishin falur gjymtyrët, gjakun dhe jetët e tyre.
Dhe, përnjëherë u gjendëm në dhomën e vogël të një shtëpie dykatëshe, të ulur këmbëkryq e me sy të përlotur.
Sytë si mbanin dotë lotët që vinin si dallgë të frustruara. Ato duhej të rridhnin faqeve, të formonin ato përrenjtë e thellë që i gërrynin ujërat në këtë malësi shqiptare.
Përmes qepallave të lagura në murin përballë meje vrejta një fotografi bardhë e zi, e mbuluar vetëm me një qelq të thjeshtë, por që pas saj ishte ajo madhështorja, e paluhatëshmja ndër shekuj, ishte harta e Shqipërisë Natyrale dhe dukej po aq e bukur edhe në këtë gjendje të dhimbëshme.
Pas lotëve dhe dhimbjes së madhe, secilit në këtë shtëpi, që i nevojitej një rifreskim dhe një frymëmarrje e thellë, e këthente kokën dhe vështronte me admirim fotografin krenare në murë, atëherë dëgjohej ajo frymëmarrja e thellë bashkë me zhurmën e hapjes së mushkërive dhe depërtimin e ajrit.
Në ato momente u shkëmbyen disa fjalë ngushllimi. Po ku mund të gjendej fjalë për të pakësuar atë dhimbje që ndjente ajo nënë.
Sa dhimbje kishte dhe mahej aq e fortë, saqë shkëmb e gurë përkuleshin para paluhatshmëris së kësaj nëne burrneshë, të kësaj nëne bujare dhe heroinë.
Nuk arrita të përmbledh mendimet, e më së paku shkronjat për të përshkruar atë që ndjeva në momentin kur para kësaj shtëpie të palëkundur na pritën vetëm gratë me sy të përlotur, ngase burrat e kësaj votre mungonin, ato ishin vrarë e burgosur.
I vetmi mashkull në shtëpi ishte vetëm 4 vjeç. Ai kollitej shpesh, ndoshta për të na treguar se ai oxhak i madh e mikëpritës, akoma e ka odën e burrave dhe burrat e fjalës dhe të besës.
Sa mallëngjyese që ishte kjo situatë, sa e dhimbshme ishte kjo odë e vogël, dhe do duhej të na priste për gëzime të dasmave. Aty ku do këndonim, luanim e festonim, siç dijmë ne shqiptarët, ndërsa takimi ynë i parë me këtë odë ishte vetëm vajtim e fjalë ngushëlluese, sepse tani ne vajtonim për të vdekur e për të gjallë që askush nuk i dinte si ishin dhe ku ishin...

Kercovë, shtator 2008


Foto:Brodeci,dhe disa nga torturat e shumta mbi banoret shqiptare!

tanku.jpg

nevzatziberivr4.jpg

_0618.jpg
 
O sa mirë me qenë shqiptar!

Chameria is next...
vertet per te ardhur keq por do vije dhe dita e shqipetareve shume shpejt dhe mjere ata qe sna duan .
radhen nuk e ka thjesht vetem cameria por dhe presheva dhe tetova .
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back