Kujdesi për këmbët

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Kujdesi për këmbët

Të gjitha femrat do të dëshironin këmbë të gjata, të mbushura dhe të lehta. Megjithatë, kjo pjesë e trupit, përveçse është pjesa më joshëse për një femër, është dhe pjesa që është më shumë në rrezik.Faktorët e shumtë që mund të rrezikojnë shëndetin e këmbëve janë: monotonia e punëve të përditshme, veshjet shumë të ngushta dhe takat e larta, si dhe mënyra e të ushqyerit, të gjitha së bashku bëjnë që në mbrëmje të kemi këmbë të ënjtura dhe me një rëndesë prej plumbi. Që nga kapilarët delikatë të gjakut gjer te mosfurnizimi sa duhet i venave me gjak, vuajnë tetë femra në dhjetë. Bëhet fjalë për një lloj epidemie të këmbëve të rënduara.
Kohët e fundit, trajtimet me balta dhe masazhe kanë rezultuar shumë të suksesshme. Bëhet fjalë për një përzierje veprimesh. Efektet janë të shumta, si antifryrje e këmbëve, lehtësim i tyre nga lodhja e përditshme, si dhe ndalimi i infeksioneve të shumta. Përveç këtyre efekteve, është dhe tonifikimi për të lehtësuar këmbët nga lodhja, qarkullimi i keq i gjakut dhe nga të gjitha zakonet e këqija moderne të jetës së përditshme. Për të ndaluar prodhimin e variceve, mosfurnizimin e venave me gjak, shërbejnë edhe norma dhe sjellje të përditshme, të cilat, shërbejnë për të pasur këmbë të shëndetshme dhe seksi.
masazh%281%29.jpg
 
Pushimi duhet të jetë një moto
Nuk duhet të qëndroni në një vend për një kohë të gjatë, por duhet të ecni shumë shpesh. Kur jeni të ulur, brenda mundësive duhet t’i mbani këmbët pak më lart se niveli i vendit ku jeni ulur. Në rastet kur shtriheni për të fjetur, këmbët duhet të rrinë në një nivel pak më të lartë se ai i shtratit. Duhet të bëni periudha pushimi gjatë ditës.
pushimi.jpg

Gjimnastika dhe banja
Të shtrirë duhet të bëni lëvizje të lehta të këmbëve duke i shtrirë ato më lart se vendi në të cilin ndodheni, gjithashtu duhet të bëni një banjë prej 15-30 minutash, gjatë së cilës të rrini në ujë me temperaturë nga 36- 37 gradë. Nëse nuk është e mundur një banjë, atëherë është e këshillueshme të mbani këmbët në ujë të ngrohtë në po të njëjtat temperatura.
banjo.jpg

Klima
Duhet të evitoni temperaturat e larta si dhe vendet me lagështirë. Vendet malore janë më të këshillueshme, por nëse ju zgjidhni detin atëherë janë të këshillueshme banjat e gjata dhe shëtitjet në breg të detit me ujin gjer te gjunjët. Mundohuni të ekspozoni sa më pak këmbët në diell dhe mbajtjen e tyre sa më të shkurtër në rërë. Në shtëpi mundohuni të mbani temperatura mes 19-20 gradëve.
Veshjet
Mundohuni të evitoni veshjet shumë të ngushta, të nxehta dhe elastike. Kini kujdes nga këpucët shumë të ngushta, shumë të larta apo shumë të ulëta. Mundohuni t’i gjeni sa më të rehatshme.

Sporti
Nuk këshillohen sportet me lëvizje të vështira dhe të lodhshme. Më saktë i thuhet jo: tenisit, skive, shpatës, futbollit apo dhe sporteve të tjera me top, kërcime dhe vrapimeve të shpejta. Po, vetëm për notin dhe marshimet e lehta në ajër të pastër.

Higjiena
Mundohuni të mbani të pastër lëkurën e pulpave dhe të shputës së këmbës duke i larë ato me sapun dhe duke i trajtuar me kremra sa më ushqyes për këmbët. Nëse është e këshilluar nga mjeku, mund të përdorni dhe çorape elastike.
higjiena.jpg

Ushqimi
Kini kujdes me dietat që përdorni, mundohuni të hani sa më shumë ushqime dhe fibra. Mundohuni të hani sa më shumë ushqime të lehta për t’u tretur pa vështirësi. Mundohuni të evitoni ushqimet pikante, hani sa më shumë fruta dhe perime dhe pini ujë.

Veshja
Për sa i përket veshjes së këmbëve nuk janë shumë të këshillueshme çizmet, megjithëse kanë shumë vite që dominojnë në pasarelat e të gjithë stilistëve më të njohur të botës. Veçanërisht për ato femra që rrezikojnë të kenë varice. Pavarësisht nga të gjithë faktorët, dëmin kryesor e shkaktojnë takat e larta. Megjithëse kanë shumë feminitet, ato shkaktojnë dhe shumë deformime të këmbëve dhe të shtyllës kurrizore. Taka ideale është ajo 3-4 centimetra.Telegrafi
 
Dhjetë hapa për këmbë të bukura

Dhjetë hapa për këmbë të bukura

1.Fshini manikyrin e vjetër me pambuk dhe aceton.
2.Limoni thonjtë tuaj duke u dhënë formë katrore.
3.I fusni këmbët në një legen me ujë të ngrohtë për 10 minuta, në të cilin kemi hedhur një gotë qumësht dhe pak vaj ulliri, sepse ndihmojnë në largimin e qelizave të vdekura.
4.Me një vegël të veçantë, zbusni dhe limoni sipërfaqen e thonjve.
5.Gërryeni thëmbrën me një furçë të ashpër.
6.Bëni masazh me një produkt peling.
7.Shplajini dhe fshijini këmbët mirë dhe përhapni në këmbët tuaja një krem zbutës.
8.Shtyni, largoni lekurën rreth thonjve.
9.Lyeni thonjtë me manikyrin e tejdukshëm që është baza (base coat).
10.Përfundoni duke i lyer me manikyrin që doni dhe në fund shkëlqyesin (top coat).


bukuri.com
 
Këshilla për këmbët

Këshilla për këmbët

Kur ecën me taka të larta, thembra e humbet elasticitetin. Të ecësh zbathur ose pa taka, qoftë edhe nëpër shtëpi, është një ushtrim i mirë për këmbët e stërmunduara nga takat.

Në lidhje me higjienën dhe frymëmarrjen e këmbëve, është mirë që në stinën e ngrohtë, të heqësh dorë nga këpucët e mbyllura, sidomos burrat.

Për qarkullimin e mirë të gjakut në nivelin e këmbëve, duhen evituar banjat e nxehta dhe të shpeshta të këmbëve. Le të zëvendësohen me banjat me ujë të freskët

Për t’u dhënë këmbëve freski, duhen masazhuar me krem që ka përmbajtje alkooli dhe duhet filluar nga majat e gishtave deri lart.

Kryqëzimi i këmbëve nuk rekomandohet, pasi prish normalitetin e qarkullimit të gjakut, i cili kur këmbët kryqëzohen, grumbullohet nën gju.

Poshtë dyshekut, pikërisht aty ku pushojnë këmbët, mund të vendosni diçka të vogël, jobezdisëse, e cila e ngre pak nivelin e pozicionimit të këmbëve dhe ndihmon qarkullimin e mirë të gjakut.

Duhet evituar prerja thellë e thonjve, pasi shkakton shpesh probleme të rënda, që shpesh shkojnë deri aty sa kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale kur thoi hyn në mish duke shkaktuar plagë të vogla, por të rënda.

Pak aktivitet sportiv, vrap ose ecje e thjeshtë ndihmon në qarkullimin e gjakut. Përkundrazi. qëndrimi i gjatë në këmbë, qoftë edhe duke bërë ecejake të vogla, është i dëmshëm për këmbët.

Cdodite​
 
shume interesante kjo deliza thnx se me te vertet kisha ca probleme te tilla nga takat
 
uau... :lexim:

te ishte per mua do vishja shapka dimer vere... edhe per te ecur-eci, edhe thonjt nuk i pres aq thelle...kshuqe kto probleme u zgjidhen :D po si tja bej qe nuk rri dot pa i kryqezuar kembet... :(
Ka ndonje zgjidhje per kte?? :)
 
Titulli: Kujdesi për këmbët

Këmbët gjithmonë mund të jenë të pushuara, të lehta dhe të bukura
Kembet_gjithmone_mund_te_jene_te_pushuara_te_lehta_dhe_te_bukura.jpg
Ndihma më e shpejtë dhe themelore është ngritja e këmbëve duke qëndruar e shtrirë, rreth 30 centimetra mbi nivelin e zemrës, këshillojnë ekspertët.

Qarkullimi i dobët i gjakut, PMS-i, pesha e tepërt, të ushqyerit e keq dhe shtatzënësia, janë vetëm disa nga shkaktarët e ndjenjës së pakëndshme dhe lodhjes në këmbë. Të qëndruarit e gjatë ulur apo edhe të qëndruarit gjatë në këmbë, sjell deri te të ënjturat, të cilat janë si rezultat i gravitacionit. Ndihma më e shpejtë dhe themelore, është ngritja e këmbëve duke qëndruar e shtrirë, rreth 30 centimetra mbi nivelin e zemrës, këshillojnë ekspertët. Në mënyrë që e ënjtura të zvogëlohet, është e nevojshme që këtë ta bëni nga tri deri katër herë në ditë, në kohëzgjatje prej 10 deri 15 minuta. Periudhat e gjata të uljes, trajtoni me shëtitje të shkurtra çdo dy orë. Për përmirësim të qarkullimit të gjakut dhe kontrollimin e ënjturave dhe lodhjes së këmbëve, është i rëndësishëm aktiviteti i përditshëm fizik dhe të ushqyerit e shëndetshëm me pakëz krip. Po ashtu, është e rëndësishme të mbani peshë normale trupore, sepse kilet e tepërta ngarkojnë venat dhe ngadalësojnë qarkullimeve e lëngjeve në trup.

Vaji i bajameve

Përdorimi i përditshëm i vajit të bademit në këmbë pas larjes apo dushit, do ta bëjë lëkurën më të butë dhe më elastike dhe do të zvogëlojë ndjenjën e peshës në këmbë.

Masazhi

Vajrat më të mirë janë ato të livandës, rozmarinës, lajthive etj. Në 200 ml ujë, hidhni 4-5 pika vaj dhe me këtë lëng, u bëni këmbëve masazh nga zogu i këmbëve e përpjetë.

Ndihma qarkullimit

• Flini me këmbë të ngritura
• Shmangni çorapët e ngushta
• Mos u ulni këmbëkryq
• Dushin përfundojeni me një shpëlarje të këmbëve me ujë të ftohtë
 
Kujdesi per kembe, te ecni ne rere

Kujdesi per kembe, te ecni ne rere

Mund te jeni shume femra te bukura, por nuk mund te vishni sandale me kembe te shemtuara.

FileContentCABOCYZM.jpg

Nese jeni duke u nisur per ne plazh, perfitoni nga keto pushime per tju dedikuar kujdesit te kembeve. Nuk eshte e nevojshme te beni shume gjera, mjafton te beni shetitje ne rere per pak minutane dite ne rere te thate. Nuk eshte nje loje, por behet fjaleper nje ushtrim te kendeshem qe ju kushtonshume te beni. Te ecni ne nje siperfaqe jo te qendrueshme, kukemba zhytet, permireson ndjeshmerin dhe sensine ekuilibrit. Pervec kesaj rera e ngrohte ka efekte terapeutike mbi inflamacionin. Nese e beni ne mengjes heret, kur plazhi eshte i boshatisur ose ne mbremje, temperatura e fresket dhe ajri me jod prodhojne efekte aerozoli natyral. Per me teper kontakti me reren jep efekt peeling. Por kujdes, evitoni te vraponi, sepse mund te krijoni mikrotrauma.

ikubinfo​
 

Attachments

  • FileContentCABOCYZM.jpg
    FileContentCABOCYZM.jpg
    20.9 KB · Shikime: 0
Kujdes! Këmbët e lodhura, ‘ankohen’

Mes faktorëve që mund të shkaktojnë probleme janë obeziteti, diabeti dhe problemet e qarkullimit të gjakut.

Të mbash këpucë ose sandale të rehatshme, më formë të tillë që t’i përshtaten këmbës, të bësh në mënyrë të rregullt aktivitet fizik, sipas specialistëve janë mënyra që mund të vonojnë shfaqjen e problemeve të ndryshme me këmbët.

Sipas një sondazhi të “American Podiatric Medical Association” është arritur në përfundimin se rreth 53% e të anketuarve shfaqnin dhimbje të forta këmbësh, aq sa i pengonte në jetën e tyre të përditshme.

“Shumë persona mendojnë se dhimbja e këmbëve është pjesë e procesit të plakjes, e pranojnë dhe vazhdojnë të ecin edhe pse u provokohen shumë dhimbje”- shpjegon specialisti Andrew Saphiro, duke pranuar se ka edhe të tjerë që kujdesen shumë për këmbët e tyre.

Problemet kryesore që ndeshen janë tek disa kategori të caktuara.

Personat obezë dhe mbipeshë: i detyrojnë gjymtyrët e tyre të bëjnë një punë të mundimshme, që sjellin probleme të tipit kallo ose zgjerim të gishtërinjve.

Kush vuan nga diabeti: për shkak të problemeve që kanë me qarkullimin e gjakut, në enët periferike mund të zhvillohet e ashtuquajtura “këmbë diabetike”

Ata që janë dystabanë rrezikohen nga problemet me tendinat dhe artritet.

Tek gratë që veshin taka të larta shfaqen më shumë kallot dhe problemet nervore.

ثshtë shumë e rëndësishme që të kujdesesh për higjienën e këmbëve, të mos ngatërrosh çorapet në palestër, apo pishinë, t’i lësh herë pas here të ajrosen për të eleminuar kështu shfaqjen e mykut.

Nuk duhet harruar që këpucët të jenë komode edhe në mbrëmje pas një dite të gjatë pune. Dhe e fundit, jo pak e rëndësishme, sa më shumë të ecet, aq më shumë mbahen në formë këmbët dhe muskujt dhe më rrallë përballesh me probleme.

ikubinfo*
 
Kapilaret: te mbroni kembet nga dielli

Kapilaret: te mbroni kembet nga dielli

Te nxirrni ne pah kembet eshte nje gjendje shume e sikletshme per shume femra, mbi te gjitha per ato qe kane probleme me qarkullimin. Gjate pushimeve tuaja ne det, duhet te beni kujdes te ndiqni pese rregulla.



1- Te mbroni kembet nga dielli. Perdorni nje faktore mbrojtes te larte, ose me mire qendroni ne hije te cadres. Evitoni te vishni fustane te rende ose shall plazh te gjate, sepse krijohet nje fare nxehtesie qe rrit vazodilatatimin.

2- Freskojini kembet. Vapa eshte armiku i vertet i qarkullimit, keshtuqe futuni shpesh ne uje, ose merrni nje spray ku mund ti freskoni kembet periodikisht gjate ekspozimit.

3- Ecni ne uje dhe shijoni masazhin e dallgeve. Eshte nje hidromasazh natyral, shume i fuqishem, lufton fryrjet dhe permireson mikroqarkullimin.

4- Shpesh ju zene ngercet? Shtrini kembet duke i ngritur ne maje te gishtave. Eshte nje ushtrim qe te lejon te riaktivizoni dy pompat muskulare te fshura ne pulpa.

5- Nuk jane te pershtatshme sauna apo banjot turke. Ndonjehere, mund te jene te kendeshme, por jo shpesh. Kush vuan nga kapilaret delikat eshte mire ti evitoje ato. Evitoni te depiloheni me ceret (dyll) te ngrohte, perdorni ate me te ftohte ose krem per depilim.

ikubinfo
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top