Kujdesi ndaj dhëmbëve fillon që në shtatëzani

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Gjatë kohës që prisni fëmijë, është mirë të gjeni kohën e mjaftueshme për tu kontrolluar tek dentisti, sepse dhëmbët tuaj dhe të fëmijës tuaj vërtetë kanë nevojë dhe e meritojnë këtë!
Një ndër detyrat themelore të mbrojtjes dhe sigurimit shëndetsor modern është që nëpërmjet masave preventive, diagnostike dhe terapeutike, të sigurojë lindje të rregullt, me fëmijë të shëndetshëm por edhe të ruajë shëndetin e nënës.
Kariesi i fëmijëve konsiderohet si një nga problemet prioritare shëndetsore, i cili ditët e sotme po merr karakter endemik dhe është një nga sëmundjet më të përhapura në botë, nga e cila herët a vonë preken gati të gjithë njerëzit. Shkenca bashkëkohore sot nuk po i kushton shumë vëmendje mjekimit, edhe pse është shumë i rëndësishëm, por parandalimit. Kujdesi për dhëmbët fillon, mbi të gjitha, që në shtatëzani dhe vazhdon, në mënyrë më intensive, pas lindjes, duke përfshirë këtu ushqimin, të ushqyerit, higjenën orale dhe vizitat periodike tek mjeku stomatolog.
Tek mjeku, për vizitë gruaja duhet të shkojë që në momentin kur e kupton që është shtatzënë. Shtatzania provokon një numër të madh ndryshimesh në trupin e femrës ku mund të përmendim, ndryshimet anatomike, histologjike, biokimike dhe hormonale. Të gjitha këto janë natyrale, por detyra jonë është që të përgatisim trupin e femrës, nënës së ardhshme për shtatëzani dhe lindje të shëndetshme. ثshtë më se e njohur, se shumë femra kanë të vjellura gjatë shtatëzanisë dhe atë si pasojë e provokimit të qendrës së të vjellurave në tru dhe prishjes së ekuilibrit hormonal.
Të vjellurat shkaktojnë ndryshim të pH në hapësirën e gojës, pështyma merr vlera të pH acid, dhe kjo ndikon negativisht në dhëmbë. Gingiva (mishërat e dhëmbëve) bëhet më e ndjeshme dhe më reaguese, për shkak të rritjes se aktivitetit hormonal, mund të vijë edhe deri te kallja apo skuqja e mishërave të dhëmbëve, gingiva bëhet më hipertrofike, duke formuar xhepa mes dhëmbësh dhe papila tejet të zmadhuara. Ulet aciditeti i stomakut, mishërat janë të ndjeshëm dhe gjakosen shpejt dhe për këtë edhe mbajtja e higjenës orale bëhet më e vështirë, nganjëherë e pamundur.
Te disa femra këto simptoma mund të shfaqen përnjëherë, çka sjell ndryshime akute dhe të mëdha, tek të tjerët vetëm disa faktorë dhe rrjedhimisht edhe ndryshimet janë më të vogla.
Atëherë, rritja e prekjes së dhëmbëve nga kariesi gjatë shtatëzanisë mund të shpjegohet me rritjen e aciditetit të pështymës, hipertrofinë gingivare dhe me formimin e xhepave, pa lënë anash formimin e pllakave dentare. Gjithë kësaj mund t’ja shtojmë edhe ndryshimin në mënyrën e ushqyerjes, mbi të gjitha rritjen e konsumimit të ëmbëlsirave dhe çokollatave gjatë shtatëzanisë dhe zvogëlimin e kujdesit ndaj gojës dhe vizitave stomatologjike. Për fat të keq, të rralla janë vizitat e grave shtatzëna tek stomatologu për shkak të idesë shumë të gabuar se gjoja ndërhyrjet stomatologjike tek gratë shtatzëna janë të dëmshme. Pastaj, gruaja shtatëzënë i kushton rëndësi të veçantë fëmijës që mbanë në bark dhe veten e lë pas dore, e për pasojë edhe dhëmbët nuk marrin kujdesin e duhur.
Korrigjoni idetë e gabuara
grua-shtatzanAtëherë, në qoftë se dhëmbët tuaj kanë nevojë për trajtim, drejtohuni pa frikë për tek dentisti, sepse dhëmbët mundet, lejohet e mbi të gjitha duhen mbushur edhe gjatë shtatëzanisë. Stomatologu në bashkëpunim me gjinekologun do zgjedhë kohën dhe mënyrën e përshtatshme për trajtimin e dhëmbit, që nuk ju rrezikon as juve as fëmijën tuaj.
Rrezet e rëntgenit nuk janë të pëlqyeshme në 12 javët e para të shtatëzanisë, pra në kohën e zhvillimit intensiv të embrionit. Pastaj ekspozimi ndaj rrezeve rëntgen duhet të bëhet vetëm në rastet kur është i nëvojshëm pasqyrimi i rastit me grafi dhe atë në klinikat me aparate të reja dhe të rregullta radiologjike.
Nëse deri tani nuk keni qenë tek dentisti, bëjeni menjëherë!!! Vizita e parë stomatologjike duhet të bëhet menjëherë kur ta kuptoni që jeni shtatëzënë. Mjeku stomatolog do ju tregojë si duhet mbajtur higjena orale me rregull, të hiqni mbushjet e vjetra, gurëzat dhe pllakat bakteriale, në mënyrë që të mos vijë deri te infektimi i mishërave të dhëmbëve, aq të ndjeshëm gjatë kësaj periudhe.
Do ju këshillojë edhe mbi ushqyerjen, medikamentet që mund të merrni, mbi marrjen e tabletave të fluorit, që patjetër do të ndihmojë që dhëmbët e fëmijës tuaj të jenë sa më të shëndetshëm. Dhëmbët e fëmijës tuaj fillojnë zhvillimin që në javën e gjashtë të shtatëzanisë, ndërsa për rritjen dhe formimin e tyre është i nevojshëm ushqimi përkatës, me përbërësit e zakonshëm si: karbohidrate, yndyrna e proteina, të cilat përmbajnë sasi të mjaftueshme të vitaminave dhe mineraleve. Kështu nëna shtatëzënë do të mund të kënaqë jo vetëm nevojat e veta për ushqim por edhe të fëmijës së saj, duke i mundësuar rritje dhe zhvillim normal.

Fluori zë një vend të rëndësishëm midis përbërësve të shumtë që ndikojnë në rritjen dhe zhvillimin sa më normal të dhëmbëve të fëmijës tuaj. Fluori krijon një lidhje të fortë me zmaltin (shtresa e jashtme e kurorës së dhëmbit) duke e bërë dhëmbin rezistent ndaj pH acid të pështymës që mbizotëron në hapësirën e gojës gjatë kësaj periudhe, e me këtë rezistent edhe ndaj vetë kariesit.
Për këtë arsye këshillojmë të gjitha gratë shtatëzëna që, duke filluar nga muaji i tretë e deri në fund të shtatëzanisë, të marrin tableta fluori 1 mg. Tableta e fluorit merret me stomakun bosh, nuk gëlltitet por shkrihet ngadalë në gojë, dhe një orë pas marrjes së tabletës duhet të evitojmë ushqimin që përmban sasi të madhe të kalçiumit, në mënyrë që të mos pengohet efekti i fluorit.
ثshtë vërtetuar tashmë që dhëmbët e fëmijëve, nënat e të cilëve kanë marrë rregullisht fluor, janë më të qëndrueshëm dhe më rezistent ndaj kariesit. Dhëmbët e qumështit kanë ngjyrë jashtëzakonisht të bardhë, ndërsa dhëmbët e përhershëm kanë ngjyrën e kockave të elefantit. Fisurat (thellimet) e sipërfaqes përtypëse janë më të vogla (cekëta) dhe mundësia e depozitimit të ushqimit dhe formimit të pllakës dentare është më e vogël.

E këshillueshme është që gjatë periudhës së shtatëzanisë të kryhen vizita te dentisti të paktën çdo dy muaj! Prandaj, nëse dëshironi që fëmija juaj të rritet me dhëmbë të shëndetshëm, e të mos jenë ata burim dhimbjesh dhe problemesh, atëherë filloni menjëherë kujdesin ndaj tyre!! Mos harroni se fëmija juaj pas lindjes nuk është i madh një ditë, por nëntë muaj!!! Derisa shëtisni dyqaneve duke kërkuar karrocë, veshje apo gjëra tjera për bebushin tuaj, gjeni të paktën aq kohë edhe për tu vizituar tek mjeku stomatolog, sepse nuk ka dhuratë më të mirë, më të çmuar e më të këndshme për fëmijën tuaj se sa dhëmbët e shëndetshëm, që do të thotë të rritet pa probleme dhe strese që shkaktojnë më vonë intervenimet dentare mbi dhëmbë të kariuar, dhe jo vetëm…..
Dhe mos harroni “Shëndeti i dhëmbëve të fëmijës tuaj është në dorën tuaj”. Mjekuonline
 
Back
Top