“Kujdes thepin o bir!”

LeVoyageur

Once upon a time...
lule-ba-905x395.jpg

Ngado që i vinë propozimet, e kurdoherë kur mer sugjerime, kryetari i PD-së ka vetëm një copë dru që ja ka bllokuar qëndrën e të menduarit. “Ne kemi vendosur për luftë totale, paqësore, për të mos lejuar marrjen peng të zgjedhjeve nga krimi dhe nga droga. Kaq e thjeshtë është”.


Kaq tjeshtë ja ka spjeguar bojkotin e tij edhe koleges Bregu, duke u përpjekur t’ja lehtësojë jetën asaj nga makthi i fundit të opozitës në Shqipëri. Po “kaq thjeshtë” ka ky kryetar i drunjtë, që prej më tepër se dy muajsh duke u nisur nga këjo premisë flet e flet, ngjiret, pozon, shan, premton, buzëqesh e buzëqesh, gjithmonë paraprirë nga ai gishti i tij “elokuent” që kërcënon, çuditërisht jo si çdo gisht tjetër në botë, por si një gisht që vuan nga artriti reumatizmal akut. Sëmundje që shkakton dhimbje të mëdha, të cilat përveçëse deformimeve mbetëse në artikulacione, me sa duket shkakëtuakan edhe deformacione të kores të trurit.


Pra, ti Lulzim Basha je ai që do të garantosh zgjedhje të lira e të ndershme, pa influencën e parave të drogës e krimit. Ti je ai që me qeverinë tënde do të sigurosh një zhvillim të gjithanshëm të ekonomisë të vëndit në nivelin më të përparuar. Ti je ai që do ta pastrosh vëndin rrënjësisht nga mafja e drogës dhe krimi. Ti je ai që do të sigurosh një drejtësi e barazi sociale perëndimore. Ti do t’ju a japësh falas karburantin fermerëve, të cilëve në një vit do t’u japësh mbi njëqint miljon euro kredi bujqësore, ti je ai që brënda 4 viteve do të çosh asfaltin e ujin në pragun e çdo familje shqiptare, ti do t’i hapësh cilitdo dyert e universiteteve krejt falas, biles në degën që dëshëron.

Ti je ai që shkollat do t’i kthesh menjëherë në kryevepra të arsimit modern, biles nxënësve të kohës “tënde” do t’ju sigurosh edhe nga një drekë të shijshme falas. Ti pra je ai që cdo gjë që do të prekësh do ta kthesh në ar.


Ti kështu!?

Ti dhe paraardhësi yt që është njëkohësisht edhe pasardhësi yt, hija e jote e përjetëshme e që keni 25 vite që ja keni vënë në fyt ganxhën këtij vëndi (në fakt 25 vite më parë ti ke mbuluar detyrën e kamarjerit dhe mësove aq bukur të buzëqeshësh sipas bakshishit të radhës).

Ti kështu!?

Ti kërkon luftë ndaj krimit, partija jote, ajo që qysh në ditët e para të lindjes të saj lidhi aleancë të pashkëputur me krimin, ajo që qysh në 2 prillin e largët në Shkodër ktheu pushkën e të pabesit ndaj përkrahësve të saj, e që ende edhe sot nuk shkëputet dot nga asgjësimi fizik, nga “do t’ju pijë e zeza”, nga marja e pushtetit me dhunë.

Ti kështu!?


Ti kërkon t’u mbushësh mëndjen qytetarëve se me ty ekonomija do të lulëzojë. Ti që katër vite pasi ta “falën” bashkinë e Tiranës e qelbe qytetin, e meke, e përgjume, e hoqe zvarrë nga dita e parë e deri kur të mbeti në dorë “derri maç” i votuesëve të tij. Ti? Ti do ta ngresh ekonominë bujqësore deri në nivelet e bujqësisë moderne, ti që nuk di se nga lidhet gomari, ti që e njeh bujqësinë vetëm brënda rrethit të tasit të sallatës e të muhalebisë që të kojnë në tavolinën tënde të bikës.

ا’ironi!

Ti ke kurajon të flasësh për shkollat, për universitetin. Ti, që bashkë me mentorin tënd nuk latë rrugaç e injorant pa e diplomuar e pa e graduar doktor shkencash, që i latë shkollat në mes të rrugës, nën zgjedhën e tutorëve e nën presionin e bandave e të kuplarave të lagjeve.
“Ose do të bëhen zgjedhje të lira, ose zgjedhje nuk do të ketë”, ja ky është flamuri yt i rreckosur, me të cilin ke dy muaj që ke mërzitur edhe qentë e rrugëve e jo më njerëzit, qoftë edhe me dy gram tru.
Sepse ti hiqesh si demokrat e je një hiç, hiqesh si një filozof e je një dënglaxhi, hiqesh si orator e je thjesht një llapaqen i mërzitshëm për vdekje, hiqesh si trim e je një pordhac që dhjet e sheh prapa, hiqesh si popullor e je një pocaqi që edhe dreqi nuk ta hap derën.

Zgjedhjet e lira na e garantueke ti! Ti që je mashtrimi i gjallë, ti që je pasqyra e hipokrizisë politike, ti që deri tani nuk njeh jetë në përpjekje e djersë por vetëm në grabitje e provokim, ti që me fjalën tënde nuk shkon dot as edhe deri në hale e jo më deri në zgjedhje të lira.

Sepse dukesh, dukesh sidomos kur në vënd vazhdon e kutërbon kryeqelbësira politike e të mbyt këllira e demagogjisë tënde. Si tha ai Muç Nano ai gojë mjalti, si? Të bashkohen gjithë qelbësirat për t’u pastruar nga kryeqelbësira!
I bukur është definicjoni yt, “zgjedhje nuk do të ketë”. Po si nuk do të ketë zgjedhje o bukurosh, o flokë ziu i qoftëlargut? Në mënyrë demokratike!

Po leri pordhët ore ditëzi e punëzi.

Kërkon të hapësh luftë me plumba e ekxploziv?

Kërkon të vrasësh si në prillin e Shkodrës apo 21 janarin e Tiranës, që pastaj të ulesh ti në prehërin e atij që kërkon të ulet përsëri në karriken e kryeministrit? Mos vazhdo më të provokosh popullin e të ngresh veshët e injorantëve e vagabondëve politikë o zotëri aspak i nderuar. Mos ju fut më thellë rrugës që ke nisur, se nuk e di atë not ti.

Mos e ngref më zemerekun e urrejtjes e revoltës të vërtetë popullore, se kur fillon e punon ky sahat nuk dihet se si vazhdon e përfundon. Rri o njeri në hallin tënd e në atë të partisë tënde e kruaj vetëm zgjeben tënde.

Ke apo s’ke fëmijë ti, grua, nënë, apo ç’ke? E ke parë “profesorin” tënd se ku ju a ka futur kokën fëmijëve e tij e si ju a ka komlikuar jetën?

Sot, ai i biri që po “kërcen më keq se prifti nga belaja” pati kurajon të sulmonte deri edhe…të madhin Kadare.


Ore për kurjozitet, ke qënë këtu, në Shqipëri ti në 97-ën apo 98-ën? Me siguri që jo, pa le nga ç’fusha ndiqje flutura nëpër kopshtijet e tulipanëve andej nga Hollanda, atdheu yt i vërtetë. Sepse ndryshe nuk do të merje kurajo të kërcënoje kështu. Por nuk ke edhe shumë faj!

E kush të të këshillojë?

Plaku që ke pranë ka rroitur qysh nga ai vit e nuk e shtrin dot më kabllin e kokës. Sepse ndryshe do të të paralajmëronte si ai plaku i moçëm e i ditur. “Kujdes me atë thepin e kobures o bir, i tha pasardhësit të vet, se edhe në të daltë ndonjë hundëlesh e ta fut atë nga mbrapa, nuk është kushedi se çfar. Ai thepi, ai thepi o bir, kujdes atë, se kur ta heqin, ja ai thepi të bën hatanë e të fik derën”.
Bardhyl Ermini
Dita
 

Attachments

  • lule-ba-905x395.jpg
    lule-ba-905x395.jpg
    41.7 KB · Shikime: 0
Me falni te dashur bashkeantare!
E lexova mire artikullin siper por mendja ime e shkrete nuk e kap dot pse i permend thepin autori Lul Bashes.
Di njeri te me thote ca ka dash te thote autori me "kujdes thepin"?
Faleminderit paraprakisht!
 
Me falni te dashur bashkeantare!
E lexova mire artikullin siper por mendja ime e shkrete nuk e kap dot pse i permend thepin autori Lul Bashes.
Di njeri te me thote ca ka dash te thote autori me "kujdes thepin"?
Faleminderit paraprakisht!

Mos e ka per ate kembezen e pisqolles....se per gje tjater sme shkon mendja
.
 
Mendova se do lexoja diçka letrare, qofte edhe ne politike! Por gjeta postimin e nje militanti patetik i cili perpiqet te merret me individin dhe jo problemin.
Nga fillimi deri ne fund eshte i gatshem ta vrase Lulzimin dhe Saliun,, por nuk gjen asnje fjale te vetme optimizmi per lexuesin, thjesht nje urrejtje patetike.

Selam Rames o gazetaruc....
 
Back
Top