Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kujdes nga Rriqnat !

rriqnat.jpg


Shteti më i ri i krijuar në Ballkan, Kosova po sfidohet nga rriqrat. Ky shtet, që në kuadër të vet ka Ministrinë e Sigurisë dhe atë të Shëndetësisë, është “vetëdorëzuar” para insekteve që kanë hyrë në çdo oborr të vendbanimeve rurale në Malishevë, Rahovec, Klinë, Gjakovë...ku kanë marrë jetë dhe po marrin' përditë.

Rriqrat janë shndërruar në një “aparat luftarak” që po zgjeron territorin e vet në këto komuna. Katërmbëdhjetë vjet që nga mbarimi i luftës dhe ende nën traumat e saj, banorët po jetojnë tmerrin e një sulmi tjetër.

Të veshur si në dimër në temperaturat rreth 40 gradë në ditët e para të muajit gusht, banorët e këtyre rajoneve po mundohen të improvizojnë një “jelek antiplumb” kundër pickimit të rriqnave. Megjithëkëtë, ato po thumbojnë e po ngulen thellë në mishin e banorëve të Malishevës duke pickuar ata që më së paku mund të izolohen –fëmijët.

E, kjo po ndodh në fazën e cila llogaritet nga ekspertë të fushës si fazë jo e shumimit, si dhe pas deklarimeve zyrtare të shtetit se është bërë dezinsektimi i zonave që konsiderohen më të prekura nga rriqrat, shkruan Zeri. Rriqnat në fshatrat e Malishevës po krijojnë vendevende “shtëpiza” sikurse janë të njohura ato të milingonave (buburrecave), madje shumë pak të dallueshme nga të buburrecave.

Të ecësh zbathur i bie t’i afrohesh vdekjes, rriqnat po ecin edhe nëpër tokë, kurse në drunjtë, barishte tjera ato tashmë janë bërë zot shtëpie. /albeu.com/
 
Titulli: Kujdes nga Rriqnat !

Weee katastrofe
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back