Kujdes me veshjen! mund të çojë mesazhe të gabuara

Love

βeℓℓe â๓e
Të veshurit ka të bëjë me komunikimin dhe shpesh herë edhe me klishetë.
Ajo se çfarë ke veshur transmeton një mesazh. Një minifund mund të jetë trendi në zyrat bullgare, por një tabu në ato gjermane.

New%20Picture%20(23)5.bmp


Svetelina Kreuzer kishte bërë një make-up të rëndë, thonj shkëlqyes dhe kishte veshur një mini fund kur erdhi nga Bullgaria në Gjermani në vitin 1997. Shumë shpejtë ajo vuri re se diçka nuk shkonte.

Ndërkohë që po blinte bukë në një market një burrë e kishte pyetur, "Sa kërkon për një orë?", por ajo nuk e kishte kuptuar se çfarë kishte dashur të thoshte ai. Vetëm pak më vonë vajza e re kuptoi se veshja e saj e kishte bërë burrin të mendonte se ajo ishte një prostitutë, ndërkohë veshja e saj ishte normale në Bullgari. Prej kësaj historie ajo vendosi që pamja e saj në të ardhmen duhet të ndryshojë.
"Theksi im bullgar dhe gjithë ato histori për trafikimin e vajzave nga Evropa Lindore për të prostituar shtonin akoma më shumë paragjykimet, ndaj më duhej të përshtatesha," thotë Kreuzer.

Kreuzer, një eksperte për Amerikën Latine dhe Europën Lindore, ka shkruar shumë ese në lidhje me diskriminimin dhe steriotipet. Ajo beson se paragjykimet janë të shëndetëshme dhe normale, por njëkohësisht mund të shkaktojnë edhe dëme. Rezultati mund të jetë intolerancë ose racizëm. "Paragjykimet na izolojnë mendërisht,"
Shprehja "Veshja bën njeriun" është thënë nga Gottfried Keller në fund të shekullit të 19-të thotë menaxherja e Institutit të Modës Berlin, Nadine Thomas. "Njerëzit komunikojnë ndryshe me ty në varësi të rrobave që vesh," vazhdon ajo.

Kompania e saj këshillon biznese, hotele, dhe kompani shërbimi për veshjet në takimet e biznesit dhe mirësjelljen me klientët apo partnerët. "Në ambientet e punës gjermane dominon veshja klasike. Shpatullat e hapura janë tabu dhe fundet duhet të jenë minimumi deri tek gjuri ose më të gjatë."
Gratë që merren me biznes duhet të luftojnë edhe kundër dominancës së meshkujve në vendet e tyre të punës. Në këtë kuptim femrat duhet t’i kushtojnë më shumë rëndësi veshjes së tyre.

Por Svetelina Kreuzer është kundër një opinioni të tillë dhe e shikon si një falsitet të Perëndimit. Nëse në Amerikën Latine dhe Evropën Lindore një femër kërkon të theksojë feminilitetin e saj, nuk ka asgjë të keqe, argumenton ajo. "Femrat gjermane shpesh mendojnë se ato duhet të vishen si meshkujt dhe t’i përshtaten mënyrës së tyre të të menduarit dhe të bërit biznes."
Femrat janë duke përqafuar sërish feminilitetin e tyre, po përdorin më shumë make-up dhe po vishen në mënyrë më pozante.

Në Gjermani Svetelina Kreuzer filloi të vishej më seriozisht dhe të mos bënte make-up për të shmangur paragjykimet, por kur vizitoi nënën e saj pas pesë vitesh, kjo e fundit ishte tmerruar:
"Dukesh si një mi gri! Nuk ke aq para sa të blesh rroba të vërteta?".

Me xhinset e saj, bluzën e thjeshte dhe atletet, Kreuzer nuk kishte më pamjen e femrës ideale bullgare.

Femrat në vendet e Europës Lindore kërkojnë të duken gjithmonë mirë me veshjet e tyre dhe kjo ka të bëjë me të shkuarën komuniste. "Përpara vitit 1989 e kishim të vështirë të lyenim edhe thonjtë. اdo gjë duhet ta gjenim në tregun e zi. Make-up-i ishte një mëynrë e të shprehurit të individualitetit.
"Femrat edhe sot vazhdojnë t’i qëndrojnë besnike këtij mendimi, por në botën e biznesit, hoteleve apo atë bankar, veshjet kanë ndjekur stilin konservativ perëndimor".

Kreuzer e shikon me shqetësim këtë proces homogjenizimi dhe shprehet se ishte më interesante koha, kur takoje njerëz nga vende të ndryshme e mund t’i dalloje vetëm nga mënyra e të veshurit.
Burimi: individi
 
Titulli: Kujdes me veshjen! mund të çojë mesazhe të gabuara

Svetelina Kreuzer kishte bërë një make-up të rëndë, thonj shkëlqyes dhe kishte veshur një mini fund kur erdhi nga Bullgaria në Gjermani në vitin 1997. Shumë shpejtë ajo vuri re se diçka nuk shkonte.

Ndërkohë që po blinte bukë në një market një burrë e kishte pyetur, "Sa kërkon për një orë?",

edhe sot e kesaj dite kshu jane bullgaret
 
Titulli: Kujdes me veshjen! mund të çojë mesazhe të gabuara

Eshte e vertete qe keto vende jane me sh ekstravagante ne veshje.
Une e kam thene cdo here kur iki ne Shqiperi ne atje e shoh e takoj shoqet e mia me duket vetja si aliene
Por vende ku shkon..zakone ndryshme gjen.
 
Titulli: Kujdes me veshjen! mund të çojë mesazhe të gabuara

kur vishesh si prostitut normal qe do japesh mesazh te keq !
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top