Kujdes me kukullat, përmbajnë helme

Love

βeℓℓe â๓e
  • Kukulla, makina, zbukurime dekori, pemë, një armatë e tërë lodrash me përmbajtje të lartë kimikatesh ndodhen në duart e fëmijëve këtë fundviti. Inspektorati Qendror Teknik, tha për gazetën “Shekulli” se këto lodra nuk duhet ta kishin kaluar doganën. Me përmbajtjet helmuese që ato kanë, janë kthyer në një burim të mirëfilltë sëmundjesh
timthumb.php


Festat e fundvitit sjellin një atmosferë të gëzueshme, sidomos për fëmijët të cilët e shikojnë këtë pjesë të vitit si periudhën e dhuratave dhe blerjeve të lodrave të shumta. Por sa janë të informuar prindërit për rreziqet që vijnë nga lodrat? A dinë ata të dallojnë lodrat të cilat mund t’u shkaktojnë probleme fëmijëve të tyre? Sipas një studimi të kryer Inspektorati Qendror Teknik dhe shoqëria civile e mbështetur nga Bashkimi Evropian, shkalla e informimit mbi rrezikshmërinë e lodrave mbetet shumë e ulët. Rreth 80 për qind e të anketuarve nuk kishin pothuaj asnjë informacion mbi rreziqet që bartin këto lodra. Në Shqipëri hyjnë çdo vit mijëra lodra të cilat përmbajnë kimikate të rrezikshme mbi masën e lejuar. Nga testimet që janë kryer nga Inspektorati Qendror Teknik, pjesa dërrmuese e lodrave përmbajnë kimikatesh mbi normat e lejuara. Ndonëse shumë prej këtyre lodrave nuk duhet të kishin hyrë në tregun shqiptar, ato mund t’i gjesh këtë fund viti në gjitha dyqanet dhe tregjet.

Bujar Hasaj, kryeinspektor në Inspektoratin Qendror Teknik

Z.Hasa keni kryer testime të lodrave që qarkullojnë në tregje?

Kemi kryer testime të shumta në lodrat që tregtohen në tregjet e Tiranës. Kemi konstatuar që në pjesën më të madhe të rasteve lodrat që tregtohen kanë përmbajtje më të lartë të kimikateve, se sa norma e lejuar.

A kanë këto lodra etiketa, cila është masa e kimikateve që përmbajnë?

Ato nuk kanë etiketa përkatëse që të tregojnë se në çfarë mase janë këto kimikate dhe çfarë rreziqesh përmbajnë për konsumatorët. Përveç përmbajtjes, problem për fëmijët është edhe forma e lodrave. Ka shumë imitime të frutave, si rrushi për shembull, të cilat duken si origjinale. Një fëmijë nuk mund të dallojë nëse është frut apo një imitim plastike dhe tenton ta gëlltitë. Kjo krijon vështirësi në rrugët e frymëmarrjes.

اfarë kimikatesh përmbajnë këto lodra?

Këto përmbajnë dioksid titani, kalcium, zink, antimon, arsenik, barium, kadmium, krom, plumb, merkur, selenium etj.

اfarë efektesh japin në organizëm këto kimikate?

Kadmiumi, dioksidi i titanit dhe plumbi janë ndër kimikatet më të rrezikshme. Kadmiumi shkakton dhimbje muskujsh, ethe, dhimbje barku, dhimbje koke etj. Dioksidi titanit shkakton sëmundje kancerogjene. Po ashtu dhe plumbi shkakton tumor. ثshtë një listë e gjatë përbërësish që mund të shkaktojë ç’rregullime të organizmit, ndaj duhet bërë një kontroll i rreptë dhe heqje nga tregu i produkteve me përmbajtje të lartë kimikatesh.

Cilat lodra janë më të rrezikshme?

Nga kontrollet që kemi bërë vitin e kaluar por dhe nga kontrollet e këtij viti kanë rezultuar me përmbajtje kimike të lartë makinat plastike, lodra prej druri, kukulla plastike etj.

Në rast konstatimi të lodrave me përmbajtje të lartë kimikatesh, cilat janë masat që ndërmerrni?

Sapo është konstatuar rrezikshmëria është bërë heqja nga dyqanet dhe asgjësimi i tyre. Gjithashtu i është dërguar letër doganës për të mos lejuar zhdoganimin e këtyre lodrave. IQT kryen testime sipas mundësive që ka, dhe pjesa tjetër e lodrave që paraqesin rrezik dërgohen për t’u testuar në Institutin e Fizikës Bërthamore.

IQT merret vetëm me testimin apo edhe me bllokimin e lodrave?

Detyra jonë është testimi dhe evidentimi i rrezikshmërisë së lodrave, ndërsa bllokimi dhe asgjësimi i këtyre lodrave është kompetencë e Bashkisë së Tiranës.

Kujdes me kukullat, janë të helmuara

Evis Qaja, ekzekutive e Lëvizjes së Gruas për Zhvillim Integral, lëshon të njëjtin alarm. Ajo dha për gazetën “Shekulli”, një panoramë të gjendjes së lodrave në tregje. Vitin e kaluar me mbështetjen e Bashkimit Evropian, kjo shoqatë kreu një testim, ku rezultoi se kukullat përmbanin një lëndë helmuese të quajtur PVC, e cila shkakton alergji te fëmijët. Alarmante mbetet edhe informacioni i mnagët që kanë prindërit.

اfarë është “Java Toxic Free”?

Në kuadër të një projekti të Bashkimit Evropian i cili lidhet me cilësinë e produkteve dhe sigurinë kimike, ne jemi duke punuar për sensibilizimin e prindërve dhe për informimin e tyre lidhur me rrezikun që vjen nga lodrat që përmbajnë kimikate. Në vitin 2011 ne kemi një nxjerrë raport. Raporti jep të dhëna për rrezikun që vjen nga lodrat me kimikate dhe simptomat që ka.

A janë konsumatorët të informuar sa duhet për rreziqet që vijnë nga këto lodra?

Gati 80 për qind e konsumatorëve nuk ishin të informuar se cilat lodra ishin të dëmshme për shëndetin dhe cilat lodra duhet t’u blinin fëmijëve të tyre. Ne krijuam një aksion për të rritur informimin dhe ndërgjegjësimin e konsumatorëve për rreziqet që vijnë nga lodrat që përmbajnë kimikate. Kemi bërë aktivitete informimi në shumë kopshte, më prindër, me edukatore por edhe në shkolla, pasi mjaft mjete didaktike që fëmijët tanë përdorin në shkollë përmbajnë lëndë të rrezikshme për shëndetin. Kemi bërë biseda dhe forume me prindër, mësues dhe mjekë pediatër të cilët kanë shpjeguar efektet e këtyre kimikateve. Shpeshherë fëmijët shfaqin alergji të ndryshme të cilat shkaktohen nga kimikatet, por prindërit duke mos qenë të informuar për simptomat e tyre, ja venë fajin virozëve të stinës apo temperaturave. Kemi krijuar një libër për fëmijë në të cilin me anë të tregimit i ndërgjegjësojmë ata për mos të përdorur lodra që mund të vënë në rrezik shëndetin e tyre.

اfarë kimikatesh përmbajnë këto lodra?

Kimikatet janë të ndryshme. Në maj të këtij viti bëmë një testim të lodrave në disa tregje dhe në një dyqan lodrash. Nga ky testim rezultoi që të dy produktet përmbanin të njëjtat lëndë kimike. Madje në disa raste lodrat e blera në dyqane kishin sasi më të madhe kimikatesh. PVC është shumë i rrezikshëm dhe është hequr nga lista e lëndëve që duhet të përmbajë një lodër. Nga testimet që ju bë një kukulle rezultoi se kishte përmbajtje të lartë PVC. Lodrat përmbanin dyoksid titani, kalcium, zink, antimon, arsenik, barium, kadmium, krom, plumb, mërkur, selenium etj, dhe disa ngjyrues të tjerë që janë të dëmshëm. Testimi u krye në Institutin e Fizikës Bërthamore. Plastika e lodrës, këpucët e kukullave, deri te buzëkuqi kishin përmbajtje të lëndëve që përmendëm më sipër.

اfarë efektesh kanë te konsumatori këto kimikate ?

Lodrat me kimikate mund të shkaktojnë alergji të ndryshme, çrregullime të sistemit mendor, deri edhe kancer.

A afrohet legjislacioni ynë me atë të vendeve të BE-së?

Për sa i përket legjislacionit është bërë shumë në këtë drejtim. Problem është zbatimi i këtyre ligjeve. Në vitin 2011 u implementua një ligj për sa i përket sigurisë së produkteve, ku përfshiheshin dhe lodrat, i cili parashikonte masa të caktuara për lodrat dhe kompanitë që fusin në vendin tonë këto lodra. Kontrolli duhet të bëhet që në doganë nëse ka dyshime për cilësinë e tyre. Nëse rezulton që këto lodra përmbajnë lëndë të cilat nuk lejohen që të përdoren, atëherë duhet të bëhet bllokimi i këtyre lodrave dhe është përgjegjësia e kompanisë që të rimbursojë institucionet përkatëse që kryejnë testimin e këtyre lodrave.

Kanë gjetur zbatim në terren këto ligje?

Jo. Nuk e di cili është problemi i vërtetë pse nuk po gjejnë zbatime këto ligje. Ekziston një vakuum, një hendek pasi ky ligj ende nuk ka gjetur impakt për të bërë të mundur identifikimin e lodrave që nuk duhet të lejohen të hyjnë në treg. Ndoshta ka qenë koha e pamjaftueshme për t’u zbatuar. Ndoshta nuk janë ende në dijeni të mënyrës sesi duhet të veprojnë por ende nuk kemi parë masa konkrete. Janë implementuar disa pjesë të direktivës evropiane e cila në vendet e BE-së është bërë që në vitin 2009. Shtetet evropiane janë duke i përmirësuar këto direktiva ndërkohë që ne ende nuk i kemi zbatuar.

Në fund të vitit 2011 është bërë një procedurë e quajtur Rapex, e cila bën të mundur identifikimin e lodrave të rrezikshme dhe heqjen e tyre nga tregu. Në vende të tjera të BE-së këto lodra janë hequr prej kohësh.

Përveç lodrave që përmbajnë kimikate, ka lodra të tjera të dëmshme për shëndetin e fëmijëve?

Imitimet e frutave, kukullat, zbukurimet e ndryshme janë të përbëra prej lëndësh shumë të rrezikshme. Shpeshherë fëmijët mund ti gëlltisin këto dhe mund të shkaktojë komplikacione. Pjesa më e madhe e këtyre kimikateve veprojnë gjatë kontaktit me lëkurën.

Cilat lodra janë të këshillueshme për tu blerë?

Nuk mund të themi se ky grup apo ai grup lodrash është i dëmshëm. Të dëmshme janë lodrat me përmbajtje të lartë kimikatesh. Nëse bëhen kontrollet e duhura dhe lejohet të hyjnë në tregun shqiptar vetëm lodrat me përmbajtje lëndësh kimike brenda standardeve, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Duhet që prindërit, edukatorët, mësuesit, të informohen për produktet që blejnë por edhe autoritetet përkatëse duhet të bëjnë kontrollin dhe ndalimin e produkteve të dëmshme për shëndetin.

اfarë është Rapex ?

ثshtë një sistem vigjilent i cili bën të mundur shkëmbin e informacionit midis Komisionit Evropian dhe anëtarëve të tij për të marrë masa në ndalimin ose kufizimin e tregtimit të produkteve që mund të rrezikojnë shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve.
Burimi: shekulli


 
Titulli: Kujdes me kukullat, përmbajnë helme

Po ku kemi pare ne nje kukull sa vet ne 1 € :zinxh: pastaj tre pale breke 1 € :sdi: 5 pale corape 1 € :zinxh: gjithcka 1 € pervec shiteses :poezi:
 
Back
Top