Ndonjëherë puna e paparacëve është shumë e vështirë. Sidomos kur kanë të bëjnë me tipa si aktori i filmave aksion, Jason Statham. Ky i fundit është tërbuar me një paparac në Nju Jork, që ka qenë duke i bërë foto, teksa ishte bashkë me të dashurën e tij, Rosie Huntington-Whiteley. Statham i ka ulëritur para fytyrës paparacit dhe për pak e ka kapur për fyti. Për fatin e mirë të paparacit, aktori më pas është qetësuar. Por, tashmë paparacët e tjerë duhet të kenë kujdes. Me Jason nuk ka shaka
/G/Tema/
/G/Tema/