Kujdes, kalojmë në orën verore, ja përfitimet!

ida angel

:)
V.I.P
Kujdes, kalojmë në orën verore, ja përfitimet!


Kjo do të na sjellë sidomos më tepër humor të mirë, jo më kot në verë dhe pranverë jemi më të prirur për të qenë të gjallëruar
Images.jpg

Të shtunën duke u gdhirë e diela, në ora 2:00, akrepat do të lëvizin 60 minuta para, duke rikthyer kështu te ora verore, që do të ndërrohet sërish vetëm në tetor të këtij viti. Veç disavantazheve, ky ndryshim ka edhe përfitime e jo vetëm përsa i takon kursimeve energjitike. Pikë së pari do të kemi në dispozicion një orë më shumë gjatë ditës për të bërë atë që na pëlqen dhe mund ta bëjmë duke shfrytëzuar fuqinë e dritës natyrore. Kjo do të na sjellë më tepër humor të mirë, jo më kot në verë dhe pranverë jemi më të prirur për të qenë të gjallëruar, të krijojmë miqësi dhe të qëndrojmë në shoqëri, ndryshe nga sa ndodh në periudhën dimërore kur errësira që zbret shpejt sjell me vete edhe një depresion që shpesh është i dëmshëm. Ndër të tjera, sipas disa studimeve angleze, drita natyrale të bën më inteligjent dhe për këtë arsye, të shumtë janë ata që pohojnë se me ardhjen e orës verore bëhet më e thjeshtë të kryhen gjëra komplekse dhe të gjenden zgjidhje të thjeshta për probleme që në dukje janë të pazgjidhshëm. Mund të thuhet gjithashtu se orët e dritës që shtohen të bëjnë të lëvizësh më shumë, të realizosh më tepër aktivitet fizik në ajër të pastër, në krahasim me sa ndodh në dimër. Domethënë, vendimi i Britanisë për të mbajtur gjithmonë orën të ashtuquajtur "ligjore" nuk duket edhe aq absurd nëse mendojmë se, veç përfitimeve në termat e shëndetit, edhe avantazhet në shfrytëzimin e risive janë të mëdha. Ndërkohë që disavantazhet veniten në pak ditë, mjafton të buzëqeshësh dhe të përballosh gjithçka me qetësi.

ikub.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top