Kufizim në plazhe edhe për motorrat e ujit

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Ministri Basha ka kërkuar kufizim te hapësirave te përdorimit te këtyre mjeteve, duke paralajmëruar masa ndëshkuese për shkelësit e rregullit
Images.jpg
Pas skafeve, pushuesit shqiptare do te kenë kufizime edhe ne përdorimin e motorrave te ujit. Ministri i Brendshëm Lulzim Basha gjate takimit me prefektët, ka kërkuar kufizim te hapësirave te përdorimit te këtyre mjeteve argëtuese, duke paralajmëruar edhe masa ndëshkuese për shkelësit e rregullit. Ministri urdhëroi prefektët të ngrenë shtabet e punës për çështjet e sigurisë dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik si dhe të paraqesin planin konkret të veprimeve brenda datës 5 korrik.
ikub
 
Back
Top