Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ku ta gjesh forcën kur duket se ka shteruar?

Ku ta gjesh forcën kur duket se ka shteruar?​

1697724768965.png
Mundohem ta filloj çdo ditë me një buzëqeshje. E di që nuk mund ta ndryshoj rrjedhën e gjërave. Nuk jemi në gjendje të zgjidhim shumë situata… apo ndoshta jemi? Përpiqem sa më shumë që të gjej forcën për të ecur përpara. Megjithatë, ndonjëherë kjo duket se shteron

Të jesh optimist, të qeshësh me problemet, të interpretosh gabimet si dëshmi për përmirësimin, mund të duket e lehtë në teori. Megjithatë, kur duhet ta vëmë në praktikë, situata ndryshon. Nuk është e lehtë të jesh pozitiv dhe të gjesh forcën për të ecur përpara kur na rrethon negativiteti, kur jeta nuk pushon së na godituri vazhdimisht. Në ato momente ndihemi të vetmuar dhe me mungesë energjie. Të gjesh forcë duket e pamundur.

Gjetja e forcës në vendin e duhur

Bëni një gabim serioz nëse besoni se ajo që sapo thamë është e vërtetë. Forca juaj nuk është e kufizuar, thjesht e keni kërkuar në vendin më pak të përshtatshëm. Ju duhet t’i shikoni gjërat nga një këndvështrim tjetër. Vetëm në këtë mënyrë do të kuptoni se jeni më të fortë se sa mendoni.

Ndoshta jeni të rrethuar nga njerëz toksikë, të cilët nuk bëjnë gjë tjetër veçse ju harxhojnë energjinë dhe durimin. Ndoshta zgjoheni dhe ndiheni të frustruar, sepse duhet të shkoni dhe të bësh atë punë të mjerë, që nuk ju motivon, por që ju mundëson të fitoni paratë që ju duhen. Në rastin më të keq, është shëndeti juaj ai që nuk është mirë, gjë që ju heq buzëqeshjen.

Çfarë kanë të përbashkët të gjitha këto situata? Problemi qëndron në kontekstin ose të paktën kështu mendoni. Përqendroheni në largimin ose shmangien e njerëzve toksikë, në pranimin e një pune që nuk ju bën të lumtur, në lejimin e sëmundjes suaj që të jetë qendra e gjithçkaje.

Ju jetoni duke imagjinuar një jetë tjetër dhe kjo prodhon zemërim dhe zhgënjim. Një zhgënjim që i bën edhe më të errëta të gjitha aspektet që urreni. Disa prej tyre mund të zgjidhen duke ndërmarrë veprime, ndërsa të tjerat do të duhet të asimilohen dhe të vendosen në vendin ku graviteti ka më pak forcë.

Në një mënyrë apo tjetër, mos harroni se e rëndësishme është se si ndiheni dhe jo situata e jashtme. Mos harroni se qëllimi juaj final është të ndiheni më mirë, jo të revoluciononi gjithçka në një sekondë. Ndoshta ka vetëm një situatë ideale që dëshironi, por mund të ketë shumë që do t’ju bëjnë të lumtur.

Nuk mund të dal nga kjo situatë?

Gjithmonë do të kemi më shumë mundësi për të ndryshuar veten sesa atë që na rrethon. Megjithatë, çfarë ndodh nëse vazhdojmë të bëjmë atë punë që nuk na pëlqen, por që na lejon të fitojmë atë që na nevojitet? Kjo situatë mund të dekurajojë këdo, por ka strategji të ndryshme që mund t’i vini në praktikë.

Aspektet negative të një situate të caktuar do të duken më të mëdha nëse nuk i vlerësojmë aspektet pozitive të saj: nuk është puna që dëshironi, ju bën të ndiheni të frustruar dhe nuk ju motivon, por megjithatë bëni të gjitha përpjekjet që mundeni, të përmirësoheni çdo ditë. Mbi të gjitha, mendoni se po fitoni përvojë, se jeni aktivë dhe se keni takuar njerëz të këndshëm.

Nëse e bëni mirë, gjithçka do të jetë më mirë: nëse çdo ditë jepni pak më shumë nga vetja, nëse fokusoheni në aspektet pozitive ndërsa pranoni ato negative, kini durim… sepse herët a vonë të gjitha përpjekjet që po bëni tani, edhe situatat që nuk ju pëlqejnë, do të japin fryte. Aty ku nuk e prisni, jeta do t’ju ofrojë kushtet më të mira, si shpërblim për të kapërcyer momentet e vështira.

Vështirësitë sjellin emocione dhe ndjenja negative, të cilat na bëjnë të fokusohemi vetëm tek ato. Problemi është se kur e bëjmë këtë, nuk arrijmë të shohim se, edhe situatat më të këqija na sjellin diçka të mirë. Falë tyre, i japim vetes mundësinë të ndalemi dhe të mendojmë nëse po bëjmë atë që duam vërtet apo nëse duhet të provojmë diçka ndryshe.

Pozitivja dhe negativja plotësojnë njëra-tjetrën për të dhënë më të mirën nga vetja. Nëse nuk do të ishte kështu, ne kurrë nuk do të mund ta kapërcenim veten, të zbulonim veten, të shihnim pikat tona të forta dhe të dobëta. Mos jini të paduruar. Merrni gjithçka që tani ju duket si një problem dhe përdoreni atë për të gjetur forcë. Kur përqendroheni në më të mirën për veten tuaj, mrekullitë do të ndodhin. / bota.al
 
E gjej tek Besimi
E gjej tek Qellimi qe dua te arrij
E gjej tek fakti se asgje nuk eshte e Perhershme
E gjej tek Shperblimi qe Zoti ja ka premtuar atij qe ben mire.
 
Ca pluhur siper luleve dhe opaa si vjen forca 😛
 
Të ndihmon Zoti.
Në çastet kur ti mendon se është fundi,atëherë është fillimi :):).
I fus një të qarë mirë e mirë,një dush të ftohtë.
E më pas një makiato me plot shkumë,edhe më buron forca 🤗🤗😋
 
Tek vetja gjithmone...ku mund ta gjesh tjeter?....
Vërtet, vëtëm vetja na jep forcë, motivacion dhe arsye për te filluar ose rifilluar çdo gjë
Eshte e rendesishme të dish ta degjosh veten.
 
E gjej ne mbeshtetjen e Zotit
E gjej ne caktimin dhe nuk ankohem nga ajo qe eshte e shkruar
E gjej ne besimin dhe durimin time
E gjej ne syt e familjes time
E gjej ne kurajon qe ma jep ajo
Dhe e gjej ne preherin e mamit 💕
 
Tek inati e gjej forcen, qe te fitoj luften ndaj vetes dhe botes.
 
E gjej te besimi në vetvete, e di që brenda meje ka forcë të jashtzakonshme për të triumfuar
E gjej tek 1001 arsyet që kam lënë pa plotësuar ,duke i thënë vetes "duro dhe shpreso"
E gjej te dy sy të pafajshëm që i kam ilaç e më motivojnë t'a dua e ta përqafoj botën fort jo për vete por për atë 🥰
 
E gjeni ne forum
Vijni dhe i fusni na 2/3 sherre ktu
Dhe ju duket vetja herkula ;p
 
Nese i posedon keto miresi kurre forca nuk te shterohet:

- Feja si koncept dhe programim jete prej a-se deri ne zh. Dhe thuajse kjo i perfshine te gjitha te tjerat qe do ti lostoj ne pika te shkurtera dhe jo vetem...
- Rinin tende te kaluar ne lexime- studime, ne aktivitete ne te mire te shoqerise, shendetit etj.
- Percaktimi nga ana juaj ne zoterimin nje zanati, pune caktuar, apo te perfundimi te shkollimit te caktur.
- Familje qe kujdeset ne tersi per jeten tende ne pregadtije per jeten tende.
- Shoqeri te mire qe te ndihmon vetem ne te mira dhe qe te gjindet per sfidat e jetes me lehte per ti kaluar. Dhe jo shoqeri e cila behet shkak ne deshtime, ne mekate dhe mbrapeshti dhe te keqiat per ti pranu.

Nese rinin tende se ke kaluar si duhet, kurre seshte vone kthehu jetes duke lexu, nese punen qe te pershtatet ende se ke gjete, kerko dhe puno vazhdimisht qe te arrish kete qellim. Nese familjen se ke pas per te ndihmuar per vleren fese, dijes dhe suksesit per ta kuptu, prap kurre sesht vone, ne momentin me te vogel kur dikush te keshillon, duhet qe ti pranosh ato keshilla dhe duhet jeten drejte ketyre keshillave me drejtu. Dhe ne fund kur e kupton qe jeta te gjitha te mirat mundet me na afru secilit prej nesh, mendoje mire se ti je ai qe i pari qe duhet me vepru, pastaj vetem me mbeshtjen e Zotit te gjitha miresit e jetes mundesh mi pervetesu, ama vetem per kete shume duhet me duru dhe Zotin dite e nate vallahi duhet me falenderu.
 
I fusim naj vitamin a naj gjo kshu 🥴
 
Tek vetja e gjej forcen, nga inati nuk me gjunjezon kurre gje.
Dhe tek Zoti Elhamdulilah 🤲
 
Sado te na japin kurajo e force nuk ben dobi nese nuk e gjejme te vetja.
Gjithcka fillon dhe mbaron brenda nesh
 
Ne momentet me te veshtira,Zoti te jep dicka ku te ngushellohesh.Dhe tek Zoti e gjej forcen se ai kurre sme ka lene vetem.
 
  • Zemer
Reactions: Sol
Forcën e gjej duke menduar që një jet kam ne dispozicion dhe dua ta jetoj me te gjitha mundesit qe jeta më ofron, për veten dhe per familjen time ♥️
 
Ne gjurmet e prinderve dhe te pareve tane / te mi …. Mjaftojne rruget dhe udhezimet e tyre …per te kuptuar Edhe filozofine e forces , luftes dhe mbijeteses.
 
Ne momentet me te veshtira,Zoti te jep dicka ku te ngushellohesh.Dhe tek Zoti e gjej forcen se ai kurre sme ka lene vetem.
Rrushe miss u ❤️
 
Nigjoj hallet e miletit e them me vete shyqyr zotit jam mir sben mu anku fort
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back