Ku është xhehennemi?

braziljania

Anëtar i Nderuar
Nëse puna qëndron kështu atëherë ku është Xhehennemi, meqë gjërësia e Xhennetit është sa toka e qiejt?

E vërteta është se ky kozmos, në një pjesë të vogël të të cilit jetojmë ne, nuk është i kufizuar në këta qiej dhe këtë tokë, edhe pse deri më tani nuk kemi arritur t'i njohim as qiejt.

Mbi këta qiej ekziston pushteti i Allahut [subhanehu ve teala], të cilin nuk e arrijnë dot mendjet e as dituritë tona. Mu për këtë muslimanët në namazin e tyre, gjegjësisht në ruku' (perulje) thonë: "O Allahu ynë! Zoti jonë, Ty të takon falenderimi sa tërë qiejt, sa tërë toka si dhe sa tërë ajo që pas kësaj dëshiron Ti. (Muslimi)

Disa prej këtyre gjërave i ka vërtetuar edhe shkenca bashkëkohore, e cila distancën mes nesh dhe largësive marramendese të disa planeteve i masin me miliona vjet-drite, derisa largësinë e planeteve tjera të pazbuluara e masin me qindra miliona vjet-drite. Kjo tanimë është bërë e njohur.

Nëse Xhenneti ka gjërësi sa qiejt e toka, kjo nuk do të thotë se në pushtetin e Allahut [subhanehu ve teala] nuk ka vend për Xhehennemin, madje në pushtetin e Allahut jo vetëm që ka vend për Xhehennemin por ka edhe për shumëçka, sepse pushteti i Allahut [subhanehu ve teala] nuk kufizohet me asgjë, është i gjërë aq sa Allahu [subhanehu ve teala] dëshiron.

Në realitet kjo pyetje ka histori të gjatë. Nuk është pyetje që bëhet vetëm në kohën tonë, por edhe vet pejgamberit [salallahu alejhi ve selem] i ishte bërë një pyetje e tillë. Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] kur e pyesnin: "Ku është Xhehennemi?"- iu thoshte:"Ku mbetet nata kur vie dita ?".

Sipas transmetimit të Ebu Hurejres, thuhet se Pejgamberin [salallahu alejhi ve selem], e kishte pyetur një njeri me këtë pyetje.

I kishte thënë Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem]: "A e sheh se kur të vie nata mbulon çdo gjë (errëson çdo gjë)? Ku është dita- pyeti Pejgamberi?

Tha: Dita është atje ku Allahu [subhanehu ve teala] dëshiron.

Tha Pejgamberi [alejhi selam]: "Po kështu qëndron puna edhe me Xhehennemin. ثshtë atje ku Allahu [subhanehu ve teala] dëshiron të jetë.

Komentatori i shquar i Kur'anit, Ibni Kethiri në librin (tefsirin) e tij, si koment ndaj hadithit të mëparmë thotë: Ky hadith përmban dy kuptime:

1- Mosshiqimi ynë i natës kur te vie dita nuk do të thotë se nata nuk është diku, edhe pse ne nuk e dimë. Po kështu edhe Xhehennemi, është atje ku Allahu dëshiron të jetë. Ky kuptim është më i mundshëm.

2- Kur dita t'a përshkojë një pjesë të botës, nata përshkon pjesën tjetër. Kështu është edhe me Xhennetin dhe Xhehennemin. Xhenneti është në pjesët më të larta ndërsa Xhehennemi është në pjesët më të ulëta. Pra gjërësia e Xhennetit sa qiejt dhe toka dhe ekzistenca e Xhehennemit nuk bien ndesh. Allahu e di më së miri!



zeriyt.com/forumiislam
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top