eGo0sTyle
System Engineer
![berishaa-ne-memaliaj.jpg](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.gazetatema.net%2Fweb%2Fwp-content%2Fuploads%2F2011%2F04%2Fberishaa-ne-memaliaj.jpg&hash=f05d749e2cde3001ead64ea41fbb90a5)
Fjalimet e kryeministrit në këtë fushatë zgjedhore reflektojnë më së paku një varfëri të plotë. Në çdo qytet që shkon, ai premton se do e bëjë atë qendër të turizmit. Nuk ka rëndësi nëse shkon në Tepelenë, Fushë- Krujë apo në Urën Vajgurore. Ne e kuptojmë që natyra është treguar bujare me ne, por jo çdo qytet e kemi pikë turistike. Qëllimi është të kemi qytete të pastra dhe me infrastrukturën e duhur, por kryeministrit i ka marrë erë koka nga kjo puna e turizmit dhe ka shpallur se do e bëjë Shqipërinë vendin turistik më të njohur në botë.
Në Tepelenë
Tepelena turistike, Tepelena prodhuese, Tepelena qendër e fuqishme e zhvillimit të këtij rrethi, do të jetë motoja jonë në katër vitet që vijnë. Do të bëjmë gjithçka që të shfrytëzojmë pasuritë e Vjosës dhe ujërave të tjera të rrethit tuaj, pasuritë e mëdha të pllajave, kullotave e maleve tuaja.
Në Përmet
Përmeti ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik. Asnjë piktor i asnjë kohe, nuk mund të pikturonte një tablo kaq të bukur si kjo që e ka bërë zoti Përmetin.
Në Fushë Krujë
Fushë Kruja turistike është një nga objektivat tona madhore. Javën e parë, ne inauguruam rrugën Bubq-Ishëm dhe së shpejti, ju do të dilni në bregdet nga të gjitha drejtimet. Sikundër Qafë Shtamën do ta shndërrojmë në një nga zonat malore më turistike, më të frekuentuara të vendit.
Në Pukë
Do të bëjmë gjithçka për Pukën turistike, Pukën e bukurive mahnitëse. Do të bëjmë çdo gjë që pasuritë e mëdha nëntokës dhe mbitokës së këtij rrethi të shndërrohen në vlera për qytetarët e saj.
Në Elbasan
Në të katër anët, infrastruktura e këtij qyteti e rrethi po ndryshon me shpejtësi. Shumë shpejt do të lëshojë shtat Boshti i Jugut drejt Beratit, rruga do të kalojë në Qafë Stude dhe shumë shpejt në Gjinar. Ne nuk do të lëmë zonë turistike të këtij rrethi pa e bërë disponibël për qytetin tuaj.
Në Devoll
Ndaj ne po lidhim të gjitha zonat turistike tuaja me rrugë automobilistike nga Liqenasi në Voskopojë dhe së shpejti, me unazën që ndërtojmë do të shkojë tek burimet e Devollit, e cila bën që ky vend i mrekullueshëm të ketë mundësi të mëdha turistike, në të gjitha anët e tij.
Në Koplik
Ju jap fjalën e nderit se në 4 vitet që vijnë investimet për këtë zonë do të gjashtëfishohen. Do të ndërtojmë dhe rindërtojmë të gjitha shkollat, do të ndërtojmë dhe rindërtojmë ujësjellës, kanalizime, vaditje, do të shpalosim Malësinë turistike, do të shpalosim bukurinë mahnitëse, të Kelmendit, Vermoshit dhe të gjithë zonave tuaja.
Në Urën Vajgurore
Në këtë qark ne do të bëjmë gjithçka që Ura Vajgurore të shfrytëzojë të gjitha potencialet e saj të mëdha industriale, turistike, bujqësore. Në këtë drejtim rruga Ura Vajgurore – Mbreshtan, Ura Vajgurore – Bistrovicë, Unaza e Shpiragut janë zotimet tona solemne.
Në Has
Sot unë kam një lutje për ju, banorë të Hasit dhe për çdo shqiptar, të punojmë këto vite për të bërë Shqipërinë vendin më të zhvilluar, të punojmë këto vite për të bërë Shqipërinë kopshtin më të bukur e më madhështor të Evropës.