Kthimi i terrorristëve në Indonezi: Rreth 9 të vdekur në Xhakarta

Зngjεll

___________
B48B49626C779E1C78EFC3DCB07D46.jpg

Indonezi : Një atentat i dyfishtë me bomba ka vrarë të paktën 9 persona, sot, në dy hotele luksoze të Xhakartës, duke shënuar kështu kthimin e terrorrizmit në një nga vendet më të mëdhaja muslimane të botës, pas shumë vitesh qetësi.

Këto shpërthime gati në të njëjtën kohë, kanë shpërthyer pak para orës 8.00 (01.00 GMT) hotelin Ritz Carlton dhe Marriot, të ndodhura në lagjet e pasura të biznesit dhe të kryeqytetit indonezian dhe të frekuentuara normalisht dhe shpesh nga të huaj.

Këto shpërthime janë provokuar nga "bomba të fuqishme", - ka deklaruar Ministri i Sigurimit Indonezian, Widodo Adi Sucipto.

"ثshtë një akt terrorrizmi" - ka thënë Presidenti Susilo Bambang Yudhoyono, duke denoncuar si një " atak i pamëshirshëm dhe jo njerëzor".

Shtatë nga nëntë të vdekurit janë vrarë në një kafe të hotel Marriot, ku terrorristi i prezymuar, shpërtheu me bombën e vendosur në trupin e tij, i cili kishte hyrë në hotel duke kaluar si një klient, para shërbimit të sigurimit të hotelit. Duke marrë pjesë në një seminar pune, një bisnesmen nga Zelanda e Re bën pjesë në viktimat e kësaj ngjarjeje.

Dy të vdekur të tjerë janë vrarë në sallën e restorantit të hotel Ritz Carlton, ku ata po hanin mëngjesin.
Rreth 40 persona, ku ndër ta 14 të huaj, janë plagosur rëndë, sipas të dhënave policore.

Këto atentate "kanë ndërprerë klimën e qetë dhe të sigurisë që mbizotëronte në vend" që prej shumë vjetësh, - është shprehur i indinjuar Z.Sucipto, duke përmbledhur ndjenjat e tij gjenerale dhe duke shprehur përballë klasës poltike shqetësimin e tij të madh.

Shumë aktivistë ose simpatizantë janë ndaluar nga policia por disa prej lidërve kryesor do mbeten të pagjendur, si psh malazieni Noordin Mohammad Top, truri i prezymuar i atentateve të Marriot dhe të Bali-t.

Për ekspertët, Noordin është konsideruar si i dyshuari numër një i këtyre atentateve të ditës së sotme. Ai ka në dispozicion tashmë, rrjetin e tij "Përçarës" të JI, ka shprehur Sidney Jones, specialist i islamikëve radikal në Xhakartë.

Përktheu: 3ngjell
 
Redaktimi i fundit:
Terrorizmi dhe ekstremizmi jane forma te semura per te shprehur mospajtimin tend me situata, politika apo ceshtje te ndryshme.

Terroristat radikal islamik nuk jane zhdukur, dhe nuk do te zhduken perderisa ne planet te jetojne njerez te semure nga ideologjite, njerez te erresuar nga injoranca, te primivuar nga banaliteti dhe ideologjite e fuqishme kunder njerezimit.
 
Terrorizmi dhe ekstremizmi jane forma te semura per te shprehur mospajtimin tend me situata, politika apo ceshtje te ndryshme.

Terroristat radikal islamik nuk jane zhdukur, dhe nuk do te zhduken perderisa ne planet te jetojne njerez te semure nga ideologjite, njerez te erresuar nga injoranca, te primivuar nga banaliteti dhe ideologjite e fuqishme kunder njerezimit.


blla blla blla shum i menqur je .



kto krime nuk i ka bo ndokush qe i perket fes Islame kto i kan bo ata qe se duan Islamin sic jan shum shtete si dhe feve tjera qe i perkasin ktu 100 % jam i sigurt qe ne ket gje ka gisht Amerika , Izraeli , edhe disa shtete nga europa ne nje vend siq po shkruan aty qe kurr skan ndodh ksi gjona e kan prish qetsin edhe ka koh qe nuk ka ndodh ndonje gje qe ti fajsojn demek ekxtremistet islam pallavra hesapi vetem qiftat si alfonci i besojn kto gjona sepse deshirojn ket gje , edhe intereson nga shkrimi ketu kush do qe ka qen gazet,gazetar apo tv-media pershkrimi qe i eshte ber sikur ky person qe e ka shkruar ket gje te ishte prezent ne ato momente hyri ky doli aj fore jon kto po qka ki me bo kto gjana nuk do ndodhin vetem kur te bashkohen Muslimant ne kejt boten qe te gjith do te jen bashk at'her kto do te ndalen sepse at'her do ken frik kta qafirat te tjere ;)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top