Kthen 6 mijë euro! 16-vjeçari nga Shkodra i jep turistit italian portofolin që e kishte humbur

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

Kthen 6 mijë euro! 16-vjeçari nga Shkodra i jep turistit italian portofolin që e kishte humbur​

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Efektivët e policisë së Shkodrës janë shtangur, kur në dyert e komisariatit u shfaq një i ri që kërkonte të dorëzonte para. 16-vjeçari, Erind Shkambaj, mëngjesin e së dielës ishte nisur si çdo fundjavë tjetër, për në punë por rrugës, gjeti një portofol në tokë.
Ai i përkiste turistit italian Claudio Perrinella, i cili ishte ndalur në fshatin e Oblikës në Shkodër, ku banon Erindi, për të blerë diçka dhe pastaj portofoli i kishte rënë nga xhepi. Në të ishin karta e identitetit, karta të llogarive bankare dhe një shumë prej mbi 6000 eurosh.

Para për të cilat, djaloshi duhet të punojë për shumë kohë për ti fituar. Bujaria dhe fisnikëria e 16-vjeçarit u shpërblye me vetëm 100 euro nga ana e italianit.
Erindi na tregon se në familjen e tij të gjithë janë punëtorë të thjeshte dhe janë mësuar që çdo gjë ta fitojnë me djerse.

I riu gjatë javës vazhdon shkollën e mesme ndërsa në fundjavë punon si ndihmës kamarier në një prej restoranteve në qytet. Pasditeve stërvitet fort me ekipin e Shkodrës me ëndrrën se një dite do të bëhet portier i madh.

Top Channel
 
Sa budalla ky !!!!
Kur gjen dicka te humbur nga kushfoqofte ,
duhet ta mbash se eshte rrisku jot ,
zoti ta ka dhene me te dyja duart .
Ka dhe nje shprehje populllore qe thote :
Çfare humbet kurr mos u gjet’t .
 
C'lidhje ka nga eshte moj @Ledia ?! 😁
Bravo Djali! Do vepronim njesoj po ashtu.
Zoti ja shperblefte me te mira!
 
Shyqyr që doli një që bëri diçka të mirë.
Se u çudita sot kur pash tek joq një goxha zonjë që vodhi çantën e huj pa pik turpi.
Ja bën Zoti mbarë djalit🤗🤗
 
Uiiiii
Dhe 100 e i dha aii?
Tkisha qene une do ja kisha vjedh prap kurrnacit😂
 
Komplimente ⭐👌
 
Ai breshkaxhia t'ja jepte të gjitha eurot. Të humbura se të humbura i kishte..lol 🤷
 
Bravo djalit . Ishalla ja shperblen Zoti 100fish kte xhest.
Te Isha prej italianit si jepja 100 euro po do i jepja ndihme ta realizonte kte enderr e tij per tu ber portier sepse xhesti i tij per moshen qe ka Eshte per ta admiruar .
Lum familja qe e ka dhe te marrin shembull moshataret e tij ne Shqiperi dhe kudo qe i punon mendja vetem per prapesi.
 
Gjest human dhe i lavderueshem nga adoleshenti shkodran ... por s do mendoje njelloj pas 20 vjetesh dhe me familje e femije , ne te njejten situate . Mbase pas 20 vjetesh ose do kenaqet me faktin qe nje here ne jete kishte fatin te kishte ne duar 6 mije euro, ose do bindet qe cmendurite me te medha behen ne adoleshence 😜
 
Se di vallai po tjem i sinqert sdo ja ktheja jo 😳 rrisku atit qe i humbi rrisku im qe i gjeta... Gjithsesi ja boft zoti mbar shkodronit prap !
 
Ore se Po na habisni …Po boni shaka apo i keni seriozisht kur thoni ka bo budallik 🙄🙈 kam pershtypjen se po béni vertete shaka se ska munci

Pa mendoni te ishit ne vend te atij qe i humbi ?!
Zot na ruaj jo vallai un mendoj qe te hash hakun e tjetrit ta qit zoti nga hunet ose krah tjeter .

Nejse …kush leu mendjen e vêt pelqeu . Lol
 

Kthen 6 mijë euro! 16-vjeçari nga Shkodra i jep turistit italian portofolin që e kishte humbur​

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Efektivët e policisë së Shkodrës janë shtangur, kur në dyert e komisariatit u shfaq një i ri që kërkonte të dorëzonte para. 16-vjeçari, Erind Shkambaj, mëngjesin e së dielës ishte nisur si çdo fundjavë tjetër, për në punë por rrugës, gjeti një portofol në tokë.
Ai i përkiste turistit italian Claudio Perrinella, i cili ishte ndalur në fshatin e Oblikës në Shkodër, ku banon Erindi, për të blerë diçka dhe pastaj portofoli i kishte rënë nga xhepi. Në të ishin karta e identitetit, karta të llogarive bankare dhe një shumë prej mbi 6000 eurosh.

Para për të cilat, djaloshi duhet të punojë për shumë kohë për ti fituar. Bujaria dhe fisnikëria e 16-vjeçarit u shpërblye me vetëm 100 euro nga ana e italianit.
Erindi na tregon se në familjen e tij të gjithë janë punëtorë të thjeshte dhe janë mësuar që çdo gjë ta fitojnë me djerse.

I riu gjatë javës vazhdon shkollën e mesme ndërsa në fundjavë punon si ndihmës kamarier në një prej restoranteve në qytet. Pasditeve stërvitet fort me ekipin e Shkodrës me ëndrrën se një dite do të bëhet portier i madh.

Top Channel

Duke njohur mire mentalitetin dhe menyren sesi llogjikojne Italianet, kjo histori nuk ma mbush mendjen!!
Kur nje Italian vete ne bar, dhe kafene 1 euro e paguan me karte, sipas jush, nje qe vete ne Shqiperi, mban 6mije euro ne portofol??
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top