Kryqtari i fundit

Lauri

Anunnak
Libri është me të gjithë kuptimin e fjalës “unik” pasi e tregon Skënderbeun ndryshe nga sa e njohim deri më sot ne shqiptarët.
Në këtë libër, i cili do ta ndryshojë një herë e mirë perceptimin mitik që kemi për Skëndërbeun, figura e tij shfaqet reale, njerëzore, inteligjente dhe dinake.

Tek “Kryqtari i fundit”, nga Virgjil Kule, Skënderbeu nuk paraqitet më si një i pashpresë që bredh lart e poshtë me shpatë në dorë në mbrojtje të oborrit të fqinjëve, duke sakrifikuar gjakun e popullit të vet, por si një diplomat dinak, i cili gjatë gjithë jetës së vet qëndroi një hap përpara kundërshtarëve dhe shfrytëzoi aleancat deri në pikën e fundit.

Kësaj here Skënderbeu nuk vjen më si një kalorës naiv donkishotesk por vjen si një komandant dhe prijës largpamës me një projekt të madh, kryqëzatën anti-osmane.

Në libër shfaqen gjithashtu fakte dhe analiza historike që hedhin dritë mbi shumë aspekte të jetës së Skënderbeut që më së shumti nuk janë tepër të qarta për publikun e gjerë.

Tek “Kryqtari i Fundit”, historia e Skënderbeut vjen më e detajuar se kurrë, ajo vjen e shtjelluar vit pas viti, në disa raste edhe muaj pas muaji. Në këtë studim, autori është fokusuar tek veprimtaria diplomatike e Skënderbeut. ثshtë bërë një radhitje dhe interpretim i ri i dokumenteve dhe është pasuruar me dokumente të tjera dytësore që flasin indirekt për veprimtarinë e tij.

Libri “Kryqtari i Fundit” hedh dritë mbi historinë e vërtetë të Skënderbeut. Ai i jep përgjigje të gjitha pikëpyetjeve të deritanishme.”



kryqtari-i-fundit.jpg
 
Titulli: Kryqtari i fundit

Tani kemi ardhur ne nje situate ku secili sipas shijes se vet dhe qejfit te vet i jep Skenderbeut pershkrime nga Kryqetar e deri te vrases i muslimaneve. Kjo ndoshta edhe munde te jete me ndikim nga fuqia ditore e politikes, por une kam nje pershtypje se ngjarjet historike asnjehere nuk duhet te analizohen pa analizuar koherat ne te cilen ka ndodhur. Pra nese hjekim aspektin kohore nga ngjarja atehere realisht nuk kemi bere asigje.

Une jam per tu debatuar gjerat, por qe ta quajme Skenderbeun kryqtar duhet analizuar shume gjera. Kush e shtynte ate???? Kush i qendronte prapa???? Kush e mbeshteste????

Nese analizojme historine nga ato qe kemi mesuar deri me sot kam nje pershtypje se Skenderbeun as ata qe mundohen ta bejne kryeqtar sot nuk e ndihmuan dhe kjo ka ndodhe jo vetem njehere.

Po te analizojme aleancat e Skenderbeut e vertetojme mire e mire kete. Nje gje duhet ta kemi te qarte se Skenderbeun per ne, nuk e bene me te madhe e as me te vogel as titulli Kryqtar e as Kryeimam te ja vejme.

Disa gjera dhe disa deshira edhe duhet ti kemi kujdes sepse edhe munde te realizohen. Kam pershtypjen se shendritj e tij u ruajte nga e vetmja arsye se ai nuk ishte as Kryqtar e as Kryeimam, por se ishte nje prijes i nje populli te vogel qe i beri rezistence nje Perandorie te fuqishme ne kulmin e fuqise se saj.
 
Titulli: Kryqtari i fundit

Titulli me duket edhe mua pak i ashper Kitrra. Nuk deshiroj te gjykoj me pare se te lexoj librin, mbase autori ka per qellim ngacmimin e kureshtjes se lexuesit.
Disa autor te tjeter e quajne "Atlet i Krishtit", disa te tjere "gladiatori i fundit" etj..
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Kryqtari i fundit

“…Skanderbegu me at trimni e rreptesi me t’cilen luftoj kundra turqve, puth ishin mysliman, luftoj edhe kundra venedikasve puth ishin t’krishter. Prandej t’gjith shqyptarët e vërtetë, pa ndërlikim partiet e besimit, do ta nderojnë Skanderbegun si nji fatos t’komit e do t’u bahet nam me kremtue emnin e punët e tij. Skanderbegu asht ideali i liris e i pavarsis s’Shqypnis”.
 
Back
Top