Kryqëzimi i duarve zvogëlon dhembjen

GLOOM

Catch me if you can...
njuu.jpg


Ndoshta herën tjetër kur të lëndohemi, ne duhet që, përpos ta fërkojmë vendin e lëndimit, po ashtu të kryqëzojmë edhe duart.

Kryqëzimi i duarve rreth mesit të trupit, shkakton që të paraqitet konfuzioni i trurit, gjë që ndihmon në zvogëlimin e dhembjes, thuhet në një studim të publikuar tash vonë.

Shkencëtarët nga Kolegji Universitar i Londrës (UCL), të cilët e botuan këtë zbulim në revistën “Pain”, kanë thënë se mendojnë që arsyeja e këtij fenomeni ka të bëjë me informatat konfliktuoze midis dy ‘hartave të trurit’ – njërën për trup, e tjetrën për ambientin e jashtëm.

"Gjatë jetës së përditshme, zakonisht ne përdorim dorën e majtë për të prekur gjërat në anën e majtë dhe dorën e djathtë për të prekur gjërat në anën e djathtë", ka thënë Giandomenico Iannetti nga departamenti i fiziologjisë së UCL-së.

Ai shton se kjo dmth që zonat e trurit që kanë hartën e gjysmës së djathtë të trupit dhe për gjysmën e djathtë të hapësirës së jashtme zakonisht aktivizohen së bashku."Kur kryqëzoni duart, këto harta nuk aktivizohen më së bashku", shton ai, gjë që ndikon që stimujt, sikur që është dhembja, të përjetohen si më të dobëta.

"Ndoshta herën tjetër kur të lëndohemi, ne duhet që, përpos ta fërkojmë vendin e lëndimit, po ashtu të kryqëzojmë edhe duart", thotë Iannetti.Kërkuesit shkencorë shpresojnë se zbulimi i tyre do të ndihmojë në përfitimin e ilaçeve dhe terapive të reja për të zvogëluar dhembjen, të cilat do të bazoheshin në hartimin e trupit nga ana e trurit/albeu/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top