Kryetari i Graçanicës bashkon besimtarët ortodoksë e myslimanë për iftar

Kresha

A pretty face can never trick me



Në iftarin që ka organizuar kryetari i komunës së Graçanicës, Vladeta Kostic me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit ai me një fjalë rasti falënderoj te pranishmit dhe përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme që po marrin pjesë.

“Njerëzit mbledhën në këtë muaj të shenjtë rreth tavolinës për tu lutur dhe për t’iu lutur Zotit”, u shpreh Kostiç.

Ndërsa imami i xhamisë në komunën e Graçanicës HafirXhyliqi tha se se Gracanices, poashtu falënderoj të pranishmit duke thënë “Në tavolinë u ulën njerëzit me fe të ndryshme, por që besojnë në një zot. Kështu si para Zotit rezultatet nuk do të mungojnë as në te ardhmen. Të gjitha fetë thërrasin në paqe dhe mirëkuptim. Ndryshimi pozitiv ka lëshuar rrënjë në komunën tonë” tha ai.

Ndërsa ai pati edhe një kërkesë në adresë të kryetarit Kostiç, për ndarjen e një parcele për kryerjen e ritualeve islame.

Ky është takimi i dytë me radhë që organizon kryetari Kostiç me rastin e Ramazanit. Edhe vitin e kaluar pati organizuar një iftar të tillë. Në këtë iftar po merr pjesë edhe Hasan Preteni, drejtor i Agjensionit Kundër Korrupsion./gazetaTribuna/
 
Back
Top