Kryetari i BIK-ut në Gjakovë

Kresha

A pretty face can never trick me
Myftiu i Kosovës Mr. Naim Tërnava ka vizituar sot Kuvendin komunal të Gjakovës ku është pritur nga kryetari i Gjakovës Pal Leka.



"Jemi shumë të interesuar që bashkëpunimi me institucionet shtetërore të Kosovës të jetë sa më i mirë. Kjo është e kuptueshme, pasi të gjitha bashkësitë fetare që veprojnë në Kosove janë pjesë e identitetit të popullatës së Kosovës. Feja në Kosovë asnjëherë nuk ka synuar që të vendosë në emër të politikës. Por, duhet pranuar se nuk e kemi mbështetjen e duhur. Shteti ende nuk i jep kurrfarë donacionesh bashkësive fetare, gjë që bëhet në të gjitha vendet fqinje. Thuajse po harrohet se jo gjithçka mund të bëjë politika e vetmuar. Bile, disa gjëra që nuk mund t'i bëjnë politikanët, mund t'i bëjnë prijësit e institucioneve fetare, veçmas në luftimin e dukurive negative në shoqëri, por kjo në Kosovë nuk shfrytëzohet sa duhet", ka thënë myftiu Naim Tërnava, Kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), me rastin e vizitës që sot ia bëri Gjakovës, ku u prit nga kryetari i komunës, Pal Lekaj.

Gjatë kësaj vizite, në të cilën kreu komunal i Gjakovës kërkoi që BI-ja e kësaj komune të lirohet nga obligimi i pagimit të tatimit në pronë për lokalet që i ka në pronësi të vetë.

Myftiu Tërnava potencoi se ekziston një bashkëpunim shumë i mirë ndërmjet konfeksioneve të ndryshme fetare në Kosovë. "Kemi një bashkëpunim shumë të mirë me Kishën katolike, sa që kur këtë e kanë vërejtur të huajt në ndonjë nga takimet e shumta ndërkombëtare ku marrim pjesë janë habitur. Edhe me Kishën ortodokse kemi pasur bashkëpunim shumë të mirë, mirëpo pas ngjarjeve të marsit 2004, pala serbe e ka ndërprerë këtë bashkëpunim" ka spikatur Naim Tërnava.

"Ne do të kujdesemi që bashkësive fetare t'u ndihmojmë aq sa nalejojnë ligjet në fuqi dhe aq sa kemi mundësi. Pra, këtu nënkuptoj edhe mundësinë e lirimit nga tatimi në pronë.

Bashkëpunimi ynë i deritashëm me BI-në ka qenë në nivel të duhur, veçanërisht në luftimin e dukurive negative dhe në sigurimin e mirëqenies së popullatës", ka potencuar Pal Lekaj, i cili nga mysafiri Tërnava ka marrë përgëzime për punën e deritashme të strukturave komunale të Gjakovës.


Kosova Sot
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top