Kryeplaku i Nartës: Janë përdhunuar 15 gra, ato kanë frikë e turp të tregojnë

Arfenilla

Themelues i Forumit
Erdhi nata!” Ky është problemi më i madh i grave më të moshuara të Nartës. Ditën e kalojnë si e kalojnë, por nga nata nuk dihet ç’vjen! Rastet e përdhunimeve në fshatin e tyre, ato të dëgjuara e të padëgjuara, të rrëfyera e të parrëfyera, janë kthyer në tmerrin e të gjithë fshatit. Burrat shohin çuditshëm e me dyshim njëri-tjetrin, sepse dhunuesi mund të jetë mes tyre. “Na vjen turp ne që nuk i kemi gjë, janë nënat tona, mendoni si duhet të ndihen fëmijët e tyre”,- thotë i nervozuar një banor i Nartës në të ikur e sipër, i zhgënjyer edhe nga mediat që e nxjerrin të vërtetën vetëm përgjysmë. Në fakt, turpi është kleçka e gjithë çështjes. Kryeplaku i Nartës, Nasho Zoica, na tregon se historia e përdhunimeve ka nisur vite më parë. Tani plasi bomba…

Prej sa vitesh jeni kryeplak i Nartës?
Po bëhen gati nëntë vjet.

Kur ka nisur historia e përdhunimeve në Nartë?
Ka kohë, mbi dhjetë vjet. Këtu kanë ndodhur vazhdimisht përdhunime të grave të moshuara.

Pse nuk keni folur më parë, pse u bë publike vetëm tani?
Sepse, që të bëhet publike, duhet që njerëzit të denoncojnë, gjë që në këto raste nuk e bënin nga turpi. Ato janë plaka të moshuara, u vjen zor për vete e për fëmijët, nuk është aq e thjeshtë të dalin e të thonë se ç’u ndodhi.

Sa gra mund të jenë përdhunuar në këto 10 vite që thoni?
7 raste janë të sigurta, i di mirë dhe u kam shkuar në shtëpi. Në të gjitha këto raste më kanë telefonuar komshinj a të afërm pranë shtëpisë së rastit ku ka ndodhur ngjarja e kam shkuar i kam parë me sytë e mi ato gra se si kanë qenë të gjymtuara.

Ky numër që thoni, të bën të mendosh se ndodh gati një përdhunim në vit.
Jo, nuk besoj. Madje, mund të them i sigurt se ndodh një përdhunim në 4-5 muaj, sepse rastet janë shumë më shumë. Nuk janë bërë aq publike në fshat, aq sa për 7 rastet që ju thashë, megjithëse nën zë është folur. Ju e dini, në vende kaq të vogla merret vesh gjithçka.

Pra, sa mendoni se mund të jetë numri?
Besoj që është mbi 15.

Kur ju kanë telefonuar e keni shkuar në shtëpitë e këtyre grave, në ç’gjendje kanë qenë? Si i keni gjetur?
Përveçse të trembura e të frikësuara, kanë qenë të gjymtuara në fytyrë. Dhunuesi, gjënë e parë që bën, i kap nga fyti, i fut duart brenda në gojë dhe i shqyen gojën, duke i gjakosur të gjithë pjesën e gojës dhe të fytit. Shenjë tjetër janë duart, dhunuesi përdor tela për t’i lidhur duart dhunshëm, aq sa për t’i gjakosur. Gjoksi i tyre ka qenë gjithashtu i dëmtuar. Sipas rrëfimit që njëra prej këtyre grave ka bërë në Polici, dhunuesi, gjënë e parë që bënë, vendos gjurin e këmbës në mes të gjoksit të viktimës dhe i heq më pas rrobat.

اfarë moshe kanë këto gra?
Mbi moshën 70 vjeç. Disa nga rastet kanë qenë në prag të ’80-ave.

Këto gra jetojnë vetëm?
Po, në të gjitha rastet e përdhunimit, gratë kanë qenë të vetmuara në shtëpi.

Si hyn në shtëpi, a thyen, a plaçkit, a vjedh gjë?

Jo, për të vjedhur nuk bëhet fjalë. Në asnjë rast nuk ka prekur asgjë me dorë. Madje njëra nga plakat i ka ofruar para, i ka thënë shko aty, kam kaq para dhe nuk i ka marrë. Hyn gjithnjë nga dritarja, qëndron në dhomë rreth 1 orë dhe largohet po nga dritarja.panorama/lajmi
 
Titulli: Kryeplaku i Nartës: Janë përdhunuar 15 gra, ato kanë frikë e turp të tregojn

Pak e lexova por 15 perdhunime ne 10 vjet sme duket shifer e madhe pasi po ndodhin ne durres 15 perdhunime ne muj e spo e vret njeri trunin .
 
Titulli: Kryeplaku i Nartës: Janë përdhunuar 15 gra, ato kanë frikë e turp të tregojn

Pak e lexova por 15 perdhunime ne 10 vjet sme duket shifer e madhe pasi po ndodhin ne durres 15 perdhunime ne muj e spo e vret njeri trunin .[/QUOTE]




Behet fjal per te moshuar jo per vajza te reja,pse ne durres thua ti aq shifer e madhe perdhunime eshte !!ateher duhet te shpallin gjendje alarmante !
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Kryeplaku i Nartës: Janë përdhunuar 15 gra, ato kanë frikë e turp të tregojn

Ky eshte e sigurt qe eshte nei plak manjak sic kemi dhe ne knej verdall neper forum.
 
Titulli: Kryeplaku i Nartës: Janë përdhunuar 15 gra, ato kanë frikë e turp të tregojn

Ky eshte e sigurt qe eshte nei plak manjak sic kemi dhe ne knej verdall neper forum.

Jo nga foto dukej i ri ne moshe ,po nuk e solla foton se pretoja te them te drejten.
 
Titulli: Kryeplaku i Nartës: Janë përdhunuar 15 gra, ato kanë frikë e turp të tregojn

Jo nga foto dukej i ri ne moshe ,po nuk e solla foton se pretoja te them te drejten.

Mos ishte nji me musteqe si xha temja ?
 
Titulli: Kryeplaku i Nartës: Janë përdhunuar 15 gra, ato kanë frikë e turp të tregojn

Pak e lexova por 15 perdhunime ne 10 vjet sme duket shifer e madhe pasi po ndodhin ne durres 15 perdhunime ne muj e spo e vret njeri trunin .[/QUOTE]

Behet fjal per te moshuar jo per vajza te reja,pse ne durres thua ti aq shifer e madhe perdhunime eshte !!ateher duhet te shpallin gjendje alarmante !


Ne dr ne vit e tejkalon kte shifer me siguri ;) plaka gra burra ca te jen , por e tejkalon kte shifer dhe sesht arlarmante 15 ne vit jan pak .
 
Titulli: Kryeplaku i Nartës: Janë përdhunuar 15 gra, ato kanë frikë e turp të tregojn

Mos ishte nji me musteqe si xha temja ?

hahha jo pa mustaqe ja shikoje...
kryeplaku.jpg


ps;Un nuk di si ka mundesi mos te kujdeset shteti per ato gra?
 
Titulli: Kryeplaku i Nartës: Janë përdhunuar 15 gra, ato kanë frikë e turp të tregojn

Ne dr ne vit e tejkalon kte shifer me siguri ;) plaka gra burra ca te jen , por e tejkalon kte shifer dhe sesht arlarmante 15 ne vit jan pak .

hahhahahhahhaha ca thua aman dhe ti ,,,2 perdhunim te ndodhin ne vit duhet te jen shum e jo 15-t

ps; ateher durrisi na qenkan super fuci ne ket drejtim:zenke:
 
Titulli: Kryeplaku i Nartës: Janë përdhunuar 15 gra, ato kanë frikë e turp të tregojn

Ku eshte ky katundi?
 
Titulli: Kryeplaku i Nartës: Janë përdhunuar 15 gra, ato kanë frikë e turp të tregojn

Owww hera pare qe po degjoj,si ka mundesi qe spaska asnje denoncim ,vertet frenohen nga turpi apo frika po prap kjo nuk e justifikon moskallzimin ne polici, te marrin masa ate te bejne ska azgje per turp ktu
 
Titulli: Kryeplaku i Nartës: Janë përdhunuar 15 gra, ato kanë frikë e turp të tregojn

Ky tipi paska nevoj me ja shkurtu jeten me teh thike,ju paska hy me rend grave te fshatit pa pas friken e ligjit

Kur edhe perdhunimet tolerohen atehere mendoj se shteti shqiptar eshte ne gjume te arushes .
 
Titulli: Kryeplaku i Nartës: Janë përdhunuar 15 gra, ato kanë frikë e turp të tregojn

Nje tregim interesant qe po te ishte per se verteti thjesht do ishte nje ngjarje makabre dhe do behej nje skandal prej te cilit do dilte nje fil i jashtzakonshem horrori.

Nga deklarimet e Kryeplakut dhe plakave 80 vjecare dhe nga mos reagimi i shtetit del se dicka nuk eshte ne rregull ne kete fshat.

Vet kryeplaku eshte konfuz. Dhunohen plakat 80 vjece dhe nuk lajmeron rastin se ka frike reputacionin. Ore kokderr je ne vete ti apo sje :peshk::murit::murit:

Degjova nje deklarat te nje plake te dhunuar. E shkreta e dini sfare tha: Ishte terr dhe vetem kur e pash prane krevatit. Dhunuesi ne koke kishte kater corape. Dy te gjata dhe dy te shkurtera. :chh:chh:chh

Oj halloke po luan kukafshehtas me miletin. Po nese ishte terr si i pe ti qe kish kater corape ne koke. :hmm::hmm::hmm:Oj halloke te bejne ty syte apo mua veshet. Si arrite ti ne moshen 80 vjecare dhe ne terr me pa dhunuesin me kater corape ne koke, bile bile edhe i ndan per nga madhesia du te medha e dy te vogla :hmm::hmm::hmm:

Hajde halloke na trego tash ishin corape mendafshi apo corape leshi :sdi::sdi::sdi:

Per bese syrit te kesaj halles ti kete lakmi eshte njesite elite speciale :hmm::hmm:
 
Titulli: Kryeplaku i Nartës: Janë përdhunuar 15 gra, ato kanë frikë e turp të tregojn

Dhunimet te jene pak apo shume ne numer nuk kane asnje aresyetim. Fatkeqesisht keto gjera makabre ndodhin dhe kane ndodhur. Ne fshatin tim njeri i ri u akuazua per perdhunim te nje serbeje ne moshe dhe hengri 9 vjet burg.
Ne kete fshat kryeplaku (tashme 9 vjet ne kete pozite) thote se perdhunimet paskan filluar para 10 vitesh (nje vit para se ky te behej kryeplak) dhe askush asgje nuk ndermorri. Dicka ketu nuk funksionon...apo ka dhe gjera nen plaf qe ne s'po i kapim dot.
Qe meriton te gjykohet rende nje veprim i tille, nuk do koment, por kush do bej hapin e pare kur edhe dihet se kush po i beka keto perdhunime?
 
Titulli: Kryeplaku i Nartës: Janë përdhunuar 15 gra, ato kanë frikë e turp të tregojn

Po kryeplaku nga e di lol
 
Titulli: Kryeplaku i Nartës: Janë përdhunuar 15 gra, ato kanë frikë e turp të tregojn

Kryeplaku ia ka pare edhe gjokset e gjakosura dhe ti pyet: Po kryeplaku nga e di!! hahhahhhaa
 
Back
Top