Kryeministria publikoi vetëm sot lajmin për takimin Berisha- Thaçi

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
Kryeministria, në një njoftim tejet të shkurtër, vetëm sot bëri me dije se kryeministri Berisha dhe homologu kosovar, kanë pasur një dreke pune fundjavën që shkoi.
“Kryeministri Berisha zhvilloi një darkë pune në weekendin e javës që shkoi me Kryeministrin e Kosovës, zotin Hashim Thaçi. Gjatë darkës u diskutua gjerësisht mbi intensifikimin e bashkëpunimit të gjithanshëm midis dy vendeve, Shqipërisë dhe Kosovës. Gjatë këtij takimi, të dy kryeministrat diskutuan edhe për bashkëpunimin rajonal dhe axhendën europiane të dy vendeve, bashkërendimin e përpjekjeve për njohje të reja të shtetit të ri të Kosovës. Bisedimet u karakterizuan nga fryma e plotë e mirëkuptimit,” ky është njoftimi i plotë i kryeministrisë.
Nuk dimë se përse kryeministria e publikoi kaq vonë njoftimin, kur ajo edhe të dielave njofton për takime pa asnjë pikë rëndësie, por është fakt se sot është publikuar një dokument i Wikileaks që hedh akuza të forta mbi kryeministrin Berisha për implikimin në çështjet e brendshme të Kosovës. Dokumenti thekson se Thaçi i druhej ndërhyrjes së Berishës në punët e brendshme të shtetit më të ri në Europë. Po ashtu ka ditë që gazetarët kanë ngritur pikëpyetje mbi shëndetin e kryeministrit, për shkak se ky i fundit ka pesë ditë që nuk shfaqet në asnjë takim dhe nuk ka asnjë njoftim zyrtar për të.
 
Back
Top