Kryeministri kanadez përshëndet në gjuhën islame: Es selamu alejkum!

Es selamu alejkum! Me këtë përshëndetje e hap video mesazhin e tij, Justin Tradeau,lideri i Partisë Liberale të Kanadasë drejtuar myslimanëve. Me rastin e festivalit që po mbahet në Misisaga, kryeministri Tradeau uron të gjithë myslimanët për organizimin kulturor dhe bukurinë që po i falin Kanadasë. Në fjalën e tij ai shpreh dëshirën për të qenë me ta për të festuar artin dhe gostinë e myslimanëve. E mesa duket ky mesazh është mirëpritur nga komuniteti mysliman në të gjithë botën duke e cilësuar si një lider të drejtë edhe pse i përket një besimi tjetër.

“Jam i lumtur që po flas me ju tani. Festivali mysliman është mundësi e mirë për të gjithë kanadezët. Për të zbuluar një kulturë të pasur të myslimanëve në raport me shokët familjen dhe fqinjët. Si një baba i tre fëmijëve jam falënderues për organizimet sikurse ky që vë në shënjestër pasurinë ,shumëllojshmërinë kulturore në shtetin tonë të bukur.”- u shpreh në mesazhin e tij Tradeau.

Ai bën thirrje që t’i jepet fund politikës së përçarjes dhe frikës çka i bën kanadezët të ndihen të padëshiruar në shtetin e tyre. Kryeministri garantoi se të gjithë kanadezët do të kenë mundësi për sukses duke siguruar një shoqëri të barabartë.

Duke falënderuar organizatorët, vullnetarët që bënë të mundur manifestimin në Misisaga Tradeau e mbyll mesazhin e tij duke bekuar të gjithë të pranishmit. "Paqja, Bekimet qofshin me ju!"




Video mesazhi i plotë
Përshëndetje miq unë. Jam Justin Tradeau,lideri i Partisë Liberale të Kanadasë. Do të dëshiroja të isha me ju në manifestimet që po mbahen në Misisaga, artin dhe gostinë e myslimanëve aty. Jam i lumtur që po flas me ju tani. Festivali mysliman është mundësi e mirë për të gjithë kanadezët. Për të zbuluar një kulturë të pasur të myslimanëve në raport me shokët familjen dhe fqinjët. Si një baba i tre fëmijëve të ri jam falënderues për organizimet sikurse ky që vë në shënjestër pasurinë ,shumëllojshmërinë kulturore në shtetin tonë të bukur.

Asnjë parti nuk është më e bindur drejt një shoqërie të barabartë dhe garantoj që të gjithë kanadezët do të kenë mundësi për sukses. Së bashku të gjithë do të ngrihemi kundër një politike të frikës dhe përçarjes që i bën disa kanadezë të ndihen të padëshiruar në shtetin e tyre ose të huaj. Ne do të ecim përpara bashkë sikurse kemi ecur gjithmonë në të mirë dhe në kohë të vështirësive. Në emër të partisë liberale të Kanadasë do të dëshiroja t’i falënderoja organizatorët, vullnetarët dhe të pranishmit të cilët e bënë këtë manifestim të mundur dhe dua t’ju uroja të gjithë të mirat dhe atyre që morën pjesë në këtë manifestim.

Paqja, Bekimet qofshin me ju!

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com) - See more at: Shqiptarja.com - Kryeministri kanadez p
 
Titulli: Kryeministri kanadez përshëndet në gjuhën islame: Es selamu alejkum!

Alejkum selam :)

Kryeminister interesant ish ky i riu.
 
Titulli: Kryeministri kanadez përshëndet në gjuhën islame: Es selamu alejkum!

E qysh do ti pershendeste meqe paskan qene duke festuar - Festivalin Mysliman. :gazet:
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top