Kryeministri Berisha priti nobelistin, Muhamed Junus

Kresha

A pretty face can never trick me


Muhamed Junus eshte i njohur per projektin e mikro kredive. Ai ne Bangladesh ka ofruar kredi 1.5 miljarde dollar pa kamate per bizneset e vogla.


Kryeministri Sali Berisha priti dje nobelistin e Paqes, Prof. Muhammad Yunus, i cili ndodhet në Shqipëri për të promovuar iniciativën e qeverisë shqiptare për lëvizjen gjithëpërfshirëse për implementimin e konceptit të biznesit social në vend.
Junus tregon se në kredite pa kamatë që ka dhënë në vendin e tij ka pas sukses 100%. Perfitues të vetëm nga këto kredi ishte popullata e varfër. "Ata me kredi të vogla prej 1500 dollar kanë avacuar biznesin e tyre duke u zhvilluar. Mund të them se 100% e kredive kthehet nga huamarrësit. Këto kredi ipen pa kamatë. Jemi lodhur nga bankat konvencionale që të pasurit i bëjnë më të pasur ndërsa të varfërit i zhysin në borxhe dhe varfëri. Sistemi Islam i huadhënjes është zgjidhja që i jep fund varferisë" tha nobelisti Muhamed Junus
Junus përgëzoi Kryeministrin Berisha për mbështetjen e tij ndaj Agjencisë për Nxitjen e Biznesit Social dhe Lëvizjes për Implementimin e Biznesit Social.
Kryeministri Berisha, duke e falënderuar zotin Yunus për mbështetjen e kontributin e tij, shprehu bindjen se implementimi i biznesit social në partneritet me Yunus Social Businnes Albania, me kompani tregtare dhe institucionet akademike, do të mund të adresojë problematikën e varfërisë, papunësisë e çështje të tjera sociale.
Iniciativa të biznesit social, u shpreh kryeministri, po ndërmerren duke adresuar problematika të arsimit profesional, të grumbullimit të produkteve bujqësore apo të punësimit të grave në punë artizanale. Kryeministri Berisha shprehu bindjen se këto janë vetëm shembujt e parë dhe të tjerë do të pasohen në sektorët e energjisë, arsimit, turizmit, shëndetësisë.
Junus garantoi për mbështetjen e vazhdueshme që Yunus Social Businnes do të sigurojë në përpjekje për zhdukjen e varfërisë dhe adresimin e problemeve sociale në Shqipëri./mesazhi/
 
Back
Top