Kryemadhi: Të ngremë një sistem që do të presë çdo dorë që kërkon të vjedhë

Guest2

Antarë i Respektuar
[h=1][/h] Monika-Kryemadhi.jpg
Nga Konventa e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se është nevoja që në ndryshohet sistemi i kalbur, siç e quaji ajo, duke shtuar theksuar se metaforikisht është nevoja që të ngrihet një sistem që të presë çdo dorë që kërkon të vjedhë.
“Shqiptarët tashmë nuk i gënjen dot as Rama dhe as klonet e tij lokale nëpër Shqipëri. Nuk i gënjejmë dot as unë dhe as bashkudhëtari im i opozitës. Kanë krijuar alergji për politikën, kjo vjen se rezultat i mosbesimit që njerëzit e thjeshtë kanë akumuluar. Ne mund të fitojmë buzëqeshjen e shqiptarëve vetëm duke nënshkruar një kontratë të sinqertë dhe të ndershme me ta. Ne duhet të ngremë një sistem që do të presë çdo dorë që kërkon të vjedhë. Tashmë duhet me ligje, me nene, e zeza mbi të bardhë sepse shqiptarët janë lodhur me premtime. Beteja jonë është shembja e këtij sistemi të kalbur, që brezat e ardhshëm të kenë mundësi të mësojnë dhe të punojnë. Sa më parë të shembet ky regjim aq më shumë shanse do të kenë shqiptarët për rritje rrogash dhe integrim Europian. Me këtë Kryeministër ne humbëm mundësinë për hapjen e negociatave, madje mund të na rikthejë edhe vizat.Ftoj të gjithë ata socialistë të tradhtuar, të luftojmë së bashku për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve”, tha Kryemadhi.

Top Channel
 

Attachments

  • Monika-Kryemadhi.jpg
    Monika-Kryemadhi.jpg
    57.8 KB · Shikime: 0
  • Monika-Kryemadhi.jpg
    Monika-Kryemadhi.jpg
    57.8 KB · Shikime: 0
Kjo e ka thene metaforikisht po mua do mpelqente tpriteshin me verte! :yeah:fillo e prit duart e tua! pastaj te gjithe me rradhe.
 
Keta jan te cuditshem me keto c'thojne.
Kaq te pa fytyre te gjithe,sepse vet profesioni i tyre rri mbi baza genjeshtre.

Ngelet bashshortja e politikanit me dinak(ku lehte mund ti montohen 30 epitete,e ti kete hak) ne prodhuar ne 30 vite.

Metaforikisht populli i ka derguar shpesh here ne djall :D ,por praktikisht keta e genjejne me nje thes miell,ose nje rezervuar karaburanti per makinen. :D
 
Aq shume kane genjyer dhe genjejne saqe genjeshtrat u duken si te verteta. Ndoshta jane ne ate pike ku s'dallojne dot me asgje. Mjere ata te varfer qe genjehen per 1 thash miell, ama mjere dhe ata militante qe jane verbuar komplet. :(
 
Fanatike e ata qe perfshihen ne ate llum
jane po aq mjerane sa ata qe genjejne per vota.

------------
Nje gje eshte e sigurte.
Ne Shqiperi termi demokraci s'ka fuqine e duhur .
Madje me duket term i vjedhur,jo i pershtatshem .
 
Pasi ka vjedh e eshte zhdepur kjo vete megjithe burre.
Zot cduhet te lexojme akoma me tej neper keto mostra.
 
Sistemi qe do prese duart do jete i automatizuar apo do vihet ne pune nga dora e njeriut?
Aaaaaa te lutem shume, duhet ta cilesosh kete detaj, eshte shume i rendesishem!!!
 
Back
Top