Kryebashkiaku i Mallakastrës zbulon 2 parcela me kanabis: ‘Jugu, kartel droge’

13177643_1078003122238220_8857212954462917617_n-467x350-1.jpg

MALLAKASTER – Kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj ka bërë publik në faqen e tij në “Facebook” një operacion të Policisë Bashkiake kundër kultivimit të bimëve narkotike, në zonën e quajtur “Lumara 2”. Sipas Kapllanajt, dy parcela prej rreth 6000 m2, pronë publike, ishin zaptuar për të kultivuar kanabis.

Kryebashkiaku akuzon Policinë e Shtetit se nuk ka ndërhyrë qëllimisht në këtë zonë të Mallakastrës ku është kultivuar drogë. Sipas tij, jugu dhe gjithë vendi është kthyer në kartel droge.

“Të nderuar miq!
Pas informacioneve, që sapo kanë filluar të më vijnë për zaptim të pronave publike në territorin e Bashkisë Mallakastër, dje, së bashku me Policinë Bashkiake organizova një operacion kontrolli dhe verifikimi. Nga kontrolli në zonën e quajtur “Lumara 2” konstatuam se ishin zaptuar dy parcela prej rreth 6000 m2. Ishin punuar në të gjithë sipërfaqen dhe ishin hapur gropa gati për t’u mbjellë!! Cfare do mbillej thoni ju?? Do të mbillej bimë narkotike cannabis sativa! Do të pyesni ju se nga e kuptuat se do të mbillej pikërisht bimë narkotike??!! Sepse në njërën nga këto parcela ishte “kultivuar” fare pa teklif, një fidanishte me rreth 2500 kubikë. E po ashtu, ishte ngritur edhe një “kamping” i pajisur mirë me tre dyshekë për të fjetur, me mjetet e punës, me tubo plastike për ujitje, orendi shtëpiake për të gatuar, madje edhe ushqime. Në pamje të parë dukej tamam një kamp veror. Kuptohej fare lehtë se këta “kultivues” kishin gjetur garanci, qetësi dhe mbrojtje, sepse fare të patrazuar kishin gjetur guximin për të ngritur haptazi dhe kultivuar plantacionin e tyre të drogës! Më informojnë se, në këtë zonë, parcela të tilla janë shumë, madje një situatë e tillë është pothuajse në të gjithë Mallakastrën. Një gjendje e pandodhur kurrë më parë. Dje ishte dita ime e parë e kontrollit dhe e verifikimeve në terren dhe ky që sapo ju rrëfeva ishte rezultati i frikshëm. Ju garantoj që nuk do të rresht cdo ditë dhe do t’ju faktoj se Mallakastra, ashtu si gjithë jugu dhe gjithë vendi është kthyer në kartel droge, ku territori cdo ditë po i dorëzohet pa kushte krimit dhe drogës. Unë dhe ju nuk pajtohemi me këtë gjendje! Unë dhe ju besojmë tek puna, rendi dhe ligji. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të ndershëm të denoncojnë rast pas rasti. Jam i bindur se të gjithë ju miq të mi dhe të gjithë qytetarët mallakastriotë nuk e doni Shqipërine si Kolumbi. E pra, të nderuar miq kjo është RILINDJA! Ne jemi kundër dhe do luftojmë cdo ditë për kontrollin e territorit.”- shkruan Kapllanaj në “Facebook”.

Screenshot_2016-05-14-09-39-24-1.jpg
Screenshot_2016-05-14-09-39-17-1.jpg
(er.nu/BalkanWeb)
 
Titulli: Kryebashkiaku i Mallakastrës zbulon 2 parcela me kanabis: ‘Jugu, kartel drog

Jemi bo me hije. Sa e lexova 'kryebashkiaku' thash mos paska kris edhe ndonje seks skandal.

Qenka problem tjeter. Thjeshte parcela me droge.
 
Titulli: Kryebashkiaku i Mallakastrës zbulon 2 parcela me kanabis: ‘Jugu, kartel drog

Qenka problem tjeter. Thjeshte parcela me droge.
Gjona t'vogla! Se kan msu kte qe spiunat si do askush. :P
 
Titulli: Kryebashkiaku i Mallakastrës zbulon 2 parcela me kanabis: ‘Jugu, kartel drog

Jemi bo me hije. Sa e lexova 'kryebashkiaku' thash mos paska kris edhe ndonje seks skandal.

Qenka problem tjeter. Thjeshte parcela me droge.

lol po qe ke te drejt.
Sa per temen Andej nga jugu ka drog te mir thon :P
 
Titulli: Kryebashkiaku i Mallakastrës zbulon 2 parcela me kanabis: ‘Jugu, kartel drog

Bravo kryetarit lol
 
Titulli: Kryebashkiaku i Mallakastrës zbulon 2 parcela me kanabis: ‘Jugu, kartel drog

Nsoshta e pret ndonje shperblim ky i shkreti per zbulimin e tij.

Nuk e di qe sapo e futi veten ne telashe deri ne fyt. Prit kur ti ndodh ndonje 'aksident' ne komunikacion.
 
Titulli: Kryebashkiaku i Mallakastrës zbulon 2 parcela me kanabis: ‘Jugu, kartel drog

Jemi bo me hije. Sa e lexova 'kryebashkiaku' thash mos paska kris edhe ndonje seks skandal.

Qenka problem tjeter. Thjeshte parcela me droge.

Aver djali!

Mbush me skandale jane institucionet,por kush i nxjerr?

Ps!
Emisioni fiks fare i top channel eshte ne krize mbijetese,sepse emisioni Stop i Saimir Kodres po ecen me hap te shpejte,e ka me popullaritet,por qe te dy ne thellesi jane te kalbur po aq sa politika.

Ne Bashkine e Durresit u pergjua,edhe u kap nje skandal i madh,por sapo e kuptuan qe shkoi te emisioni STOP i Kodres arriten ta marrin filmimin me nje shkembim te nje shume marramendese lekesh.

Shoqeri ne nje periudhe krize ,ku filozofia Shukriane eshte e perhap gjithandej.

Le ta mbjellin hashash te pakten,ata qe shpetojne shpetojne.
 
Titulli: Kryebashkiaku i Mallakastrës zbulon 2 parcela me kanabis: ‘Jugu, kartel drog

Ky me duket i nxorri ne publik sepse mbase nuk ishin parcelat e tija por te kundershtarit qe te kete prioritet ne fshat dhe mediat te thone qe ky udheheq me duar te pastra...........si jemi bere aman ngrejme hipoteza edhe po te jete e vertet keshtu kur jetojme ne ne vitet e wild wild west Albanistan
 
Titulli: Kryebashkiaku i Mallakastrës zbulon 2 parcela me kanabis: ‘Jugu, kartel drog

Gjithe revulucionet te ne fillojne kur bota i veq se i ka harruar tashme ::kafe:: Siq duket dhe ky revulucioni sex&droge sa ka fillu :chh
 
Titulli: Kryebashkiaku i Mallakastrës zbulon 2 parcela me kanabis: ‘Jugu, kartel drog

Aver djali!

Mbush me skandale jane institucionet,por kush i nxjerr?

Ps!
Emisioni fiks fare i top channel eshte ne krize mbijetese,sepse emisioni Stop i Saimir Kodres po ecen me hap te shpejte,e ka me popullaritet,por qe te dy ne thellesi jane te kalbur po aq sa politika.

Ne Bashkine e Durresit u pergjua,edhe u kap nje skandal i madh,por sapo e kuptuan qe shkoi te emisioni STOP i Kodres arriten ta marrin filmimin me nje shkembim te nje shume marramendese lekesh.

Shoqeri ne nje periudhe krize ,ku filozofia Shukriane eshte e perhap gjithandej.

Le ta mbjellin hashash te pakten,ata qe shpetojne shpetojne.


Plotesisht dakord Passion. Njejte situata edhe ketej lumit.

Mire do behet..

... ne vitin 2341 kismet.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top