Krujë, familja Mhilli e priti Vitin e Ri me lakra të ziera (video)

timthumb.php


ër familjen e Ded Mhillit, me 5 fëmijë ndërrimi i viteve është festuar me lakër të zier.

Prej 20 vitesh kjo familje banon në një barake, e cila rrezikon nga dita në ditë shembjen, në fshatin Bilaj të komunës Bubq në rrethin e Krujës. Tryeza e fundvitit në familjen Mhilli është e boshatisur, aty ka vetëm lakra te ziera. Të 7 anëtarët e saj përballen çdo ditë me mjerimin ndërsa një prej 5 fëmijëve ka probleme shëndetësore.

Sipas të ëmës mjekët nuk i kanë shërbyer pasi duan para, ndërsa institucionet kanë heshtur për këtë situatë. Familja Mhilli i bën apel qeverisë për ndihmë.

/A1 REPORT/ Shekulli Online/ E.L/

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Pe: Krujë, familja Mhilli e priti Vitin e Ri me lakra të ziera (video)

Per zona te tilla si Kruja e fshatrat perreth nuk eshte e cuditshme kur lexojme per varferine ekstreme qe egziston andej,,,shpesh duke perdorur shprehjet "zona rurale" ose "zona te thella ku nuk i sheh as zoti"..Ky eshte arsyetimi i pare qe na vjen ndermend..Por kete fenomen se shohim vetem ne ato zona (edhe pse do deshim te flisnim vetem per zona) por varferine ekstreme e shohim kudo,ne cdo rreth e katund.Akoma e ne qytetet me te mbajtura apo ne Kryeqytet akoma...Une po flas per rrethin e Korces perderisa andej me bie rruga shpesh kur vete ne Shqiperi e s'ka vit mos shoh lypes rrugeve,pleq te braktisur neper baraga prej llamarine duke kerkuar ne koshat e plehrave per nje cope buke qe te nxjerrin diten..Kjo qe them nuk eshte shpikje ka te bej me realitetin dhe i kam pare vete me syte e mi ne mes te Korces,cdo vit e njejta gje asnje ndryshim..po te njejtit njerez ne te njejtat baraga,madje i sheh edhe ca komshij te tjere qe ju bashkohen ne pamundesi te mbijeteses...Varferi ekstreme sheh kudo pavaresisht zones apo rretheve..Zoti i ndihmofte se nga shteti s'pritet gje...
 
Titulli: Krujë, familja Mhilli e priti Vitin e Ri me lakra të ziera (video)

Eh te shkretet keta thuaj se qeveris as nuk i behet vone cbehet ne Shqiperi.
Secili mendon per veten e tij, te haj me parat e popullit dhe asgje tjeter.
 
Pe: Krujë, familja Mhilli e priti Vitin e Ri me lakra të ziera (video)

E te mendosh qe shumica nga ne,ate qe hane ne dreke e i tepron e hedhin ne kosh e se hane ne darke,e keta nuk kane as me cfare te ngopin barkun...Te vjen cik rende nga vetja,e turp...
 
Titulli: Krujë, familja Mhilli e priti Vitin e Ri me lakra të ziera (video)

Ca thoni mer ej kur kruja esht ne kte gjendje qe esht 40 km nga tr e durresi imagjinoni vendet e thella malore , qe ndoshta han 1 her ne jave :(.
 
Titulli: Krujë, familja Mhilli e priti Vitin e Ri me lakra të ziera (video)

Fatkeqsi ,por اudi nuk esht ne ditet e sotme
 
Titulli: Krujë, familja Mhilli e priti Vitin e Ri me lakra të ziera (video)

a nuk duhet te jemi ne POPULLI qe duhet te ndërgjegjsohemi ? apo po tregohem me teper altruist, si nje njeri me plot ndjenja dhe duhet te sillem si primitiv i eger dhe arrogant, te shikoj vetem "pragun" tim ? kollaj e kemi te gjejm shkakun por shum te veshtir te sillemi si njerez dhe te ndihmojm me aq sa mundemi . mos harrojm jeta sot na buzqesh neser na trajton si plera ,,, na hedh posht . neser mund te jemi dhe ne "lakroret" ne mos me keq . por qe duhet dhe pak ndergjegjsim dhe nga ana jone, duhet . kjo esht nje munges shume e theksuar .

imagjino sa pak banor ka Shqiperia , dhe çfare varferie te shikojn syt sa kalon Tiranen .

media ne Shqiperi gjithmon ka qën nje menyr disinformacion per ne Shqiptaret . tipike e kohes se komunizmit pa i hequr presje dhe pika , ku gjithmon shikohet interesi politik dhe jo ai social . NE Shqipetaret , duam vendin tone ...jemi nder te vetmit rrac mbi toke qe duam "vendin tone" por jo njeri-tjetrin dhe prehemi tek shprehja me e famshme popullore " larg deres , larg bythes sime "
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top