Kruja "garon" me Lazaratin për kanabis

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Muajin e fundit, zona ndër "më të nxehtat". Dje u asgjësuan 3701 rrënjë të tjera

Aksionet antikanabis dhe asgjësimet masive të bimës narkotike konfirmojnë Krujën ndër zonat më "të nxehta" në shkallë vendi për kultivimin e bimëve narkotike. Ndërkohë, në zonë deklarojnë se papunësia dhe varfëria janë shkaqet kryesore që i shtyjnë njerëzit të merren me veprimtarinë e paligjshme. Rreth 3701 rrënjë të tjera të bimës narkotike janë asgjësuar së fundmi në fshatrat e Krujës në kuadrin e një tjetër operacioni që u kodua me emrin "Sakarriq Qerrish". Në vazhdën e zbatimit të planit policor të masave të hartuara për parandalimin, zbulimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike dhe vënien para përgjegjësive ligjore të kultivuesve të tyre, efektivat e seksionit kundër narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës në bashkëpunim me efektivat e Komisariatit të Policisë Krujë u zhvendosën sërish në zonën e Malësisë së Krujës. Operacioni këtë herë u organizua në terrenet malore të pyllëzuara të fshatrave Mafsheq, Shkrelë, Shqezë-Sakarriq. Nga inspektimi i zonës u gjetën katër parcela të mbjella me kanabis sativa dhe pas kryerjes së procedurave të para hetimore që konsistojnë në përpilimin e dokumentacionit përkatës u bë asgjësimi në vend i 3701 bimëve narkotike. Kjo sasi bimësh, sipas burimeve zyrtare të policisë, u gjend në tokë të pyllëzuar pa pronar, megjithatë pritet që nga hetimet të mësohet se kush janë pronarët e tyre, pasi ata janë kujdesur për ecurinë e bimëve që kanë qenë në fazën e korrjes. Kultivuesit, kryesisht fshatarë të zonave përreth, shfrytëzojnë territoret e pyllëzuara që nuk janë në pronësi private dhe janë të pashkelura nga këmba e njeriut për të mbjellë dhe më pas rritur e vjelë bimën narkotike nga e cila marrin fitime të sigurta. Gjatë këtij muaji në fshatra të ndryshëm të këtij rrethi malor të qarkut janë asgjësuar mijëra rrënjë të bimës narkotike dhe janë dërguar në qelitë e paraburgimit për akuzën e kultivimit të narkotikëve disa banorë të fshatrave të Krujës. Vetëm dy ditë më parë, dy operacionet antikanabis të koduara me emrat "Kunora 2009" dhe "Kroi i Gjarprit" u finalizuan më asgjësimin e 2173 rrënjëve kanabis sativa. Ndërkohë, burime nga policia lokale bëjnë të ditur se ditët në vijim do të vazhdojnë operacionet për evidentimin e parcelave të tjera, si dhe puna për identifikimin e kultivuesve dhe dokumentimin e kësaj vepre penale. Muajin e fundit, Kruja është vendosur në top-listën e zonave kultivuese në vend, duke u kthyer në një Lazarat tjetër. Ndërkaq, në fshatrat e Krujës ku janë organizuar dhe operacionet policore, të cilat kanë rezultuar të suksesshme, njerëzit duke shmangur emra dhe përjashtuar veten e argumentojnë kultivimin e bimës narkotike si një mënyrë për të dalë nga varfëria, për të siguruar mjetet e jetesës përmes këtij fitimi në kushtet e papunësisë dhe çmimeve të larta me të cilat përballen çdo ditë.


*shqip*
 
Back
Top