Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kromi në Bulqizë, qeveria bllokon licencën e Samir Manes

Shiko fotografinë 1785653

TIRANE - Qeveria bllokon licencën e kompanisë “Albchrome shpk” në zonën D të Bulqizës, në pronësi të biznesmenit të njohur si pranë ish kryeministrit Berisha, Samir Mane.

Kompania “Albchrome shpk” përfaqëson koncensionarin më të madh të shfrytëzimit të minierave në vendin tonë dhe aktualisht është pezulluar pjesërisht kontrata vetëm për zonën D, ndërkohë që licenca ka të bëjë me një zonë më të gjerë shfrytëzimi.

Burime nga Ministria e Energjetikës konfirmojnë pezullimin e pjesshëm të kontratës koncesionare që e gëzon Samir Mane, të marrë më 1 nëntor 2013, ndërsa saktësojnë se kontrolli do të përfshijë gjithë kompanitë që vijojnë punën në zonën D, por dhe në të gjithë zonën krommbajtëse të Bulqizës.

Ministri i Energjetikës ka ngritur një grup pune dhe po bëhen të gjitha verifikimet dhe kontrollet e mundshme si dhe më pas kjo Ministri do të dalë me konkluzione.

Shkak për pezullimin e licencës mendohet se janë bërë situatat tejet abuzive financiare shkaktuar nga detyrimet e papaguara të koncesionarit. Po kështu po kontrollohen dhe kushtet dhe investimet që janë bërë në galeri për të siguruar jetesën e minatorëve. Në këto 3 vitet e fundit, kemi mbi 5 të plagosur dhe rreth 70 punëtorë që kanë humbur jetën në galeritë e kromit.

SI BLEU SAMIR MANE AKSIONET
Më 17 janar 2013, (pra 6 muaj para se të zhvilloheshin zgjedhjet e 23 qershorit) Samir Mane si drejtues i “Balfin Group” i bleu aksionet e kompanisë “Albanian Chrome” (ACR), shoqërisë “DCM DECO-metal GmbH-DCM Beteilinungs GmbH"

Kompania Albchrome shpk” është kompania më e madhe në Shqipëri e shfrytëzimit të kësaj pasurie natyrore dhe sipas të dhënave tatimore realizoi një xhiro prej 32 milionë eurosh në 2011.

PERPLASJET E KROMIT
Kontrolli dhe shfrytëzimi i kromit në zonën D ka sjellë shpesh përplasje mes bandave rivale, me stilin Far-West, duke sjellë të paktën 5 të vdekur. Përllogaritet që, sasia e përgjithshme e rezervave të nxjerrshme të mineralit të kromit të shkojë në 10 milionë tone, me çmim prej 200 dollarësh për ton, teksa kromi rezulton një pasuri me vlerë 2 miliardë dollarë. Deri në fund të 2012-ës, qeveria e Berishës kishte dhënë rreth 106 licenca shfrytëzimi për burimet e kromit, ndërsa prodhimi aktual është rreth 200 mijë tonë në vit.

Në prill të 2012 Ish-kryepolici i Dibrës Shemsi Prençi dha dorëheqjen dhe përmendi mafien e kromit, kurse ministri aktual i Ekonomisë, Gjiknuri i ka kërkuar policisë një raport të 3-vjeçarit të fundit, për ngjarjet kriminale atje.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back