Krizat E Diarrese Tek Femijet

Shpirti_I_Njerit

MACOKJA :p
Krizat e diarrese tek femijet

Cdo krize diarreje te bebet nga 1 muaj ne 2 vjec mund te coje ne de-hidratimin (humbjen e ujrave) te trupit te tij brenda nje kohe shume te shkurter : 12-24 ore. Nese nuk nderhyjme shpejt gjendja behet dramatike
Krizat e diarrese tek femijet jane te shpeshta, vecanerisht tek femijet e cerdheve dhe te kopshteve, ku ne 8/10 e rasteve shfaqen si pasoje e infektimit me viruse qe vijne nga jashteqitja?. Keto diarré karakterizohen nga jashteqitje te shpeshta dhe te shumta si pasoje e shtimit te volumit te fekaleve, pasi ato permbajne ne vetvete shume uje. Duhet ditur se trupi i nje bebeje ka 70% uje dhe se zevendesimi apo rikrijimi i kesaj mase ujore behet shpejt. Nese nuk arrijme ta zevendesojme shpejt ate, pra „elektrolitet“ (soda, potasi, klori qe jane ne perberje te saj), ne rrezikojme qe trupi i foshnjes te de-hidratohet.
 
Interesant artikulli:)
Rrofte forumi:)
 
Viruset, fajtoret e infeksioneve ne 80% te rasteve

Viruset, fajtoret e infeksioneve ne 80% te rasteve

Ne 80% te rasteve behet fjale per viruse dhe ne vecanti per „rotavirus“, „adenovirus“, „enterovirus“…Ne keto raste eshte e panevojshme te behet nje analize e fekales (koprokulture) pasi zakonisht pas 2-3 ditesh femija sherohet permes nje regjimi te duhur dietetik. Por ne te kunderten, kur femija ka ethe, vjell ose jo, dhe fekalet e tij jane te zbardheta e me gjak, shuka-shuka apo me copa mukoze, duhet menduar per 4 bakterie qe mund ta kene shkaktuar : salmonela dhe shigela qe i gjejme shpesh ne vendet e ngrohta te Pellgut te Mesdheut. Ne kete rast koprokultura (analize e feceve) eshte e nevojshme, madje e domosdoshme per te zbuluar nje mikrob qe e shkakton ate, cka na ndihmon te bejme trajtimin e duhur me antibiotik, krahas nje regjimi te nevojshem ushqimor.
 
C’duhet bere perballe nje diarreje akute ?

C’duhet bere perballe nje diarreje akute ?

Gjeja e pare qe duhet bere eshte qe femijes (bebes ende me biberon) t’i ndalohet ushqimi me qumesht. Qumeshti duhet zevendesuar me perberes hidratues qe i jepen nga goja dhe qe permbajne sheqer dhe kripe, por kjo sigurisht me mase. Femijes i jepet kjo ne fillim cdo gjysem ore, pastaj i jepet me biberon. Ky regjim vazhdon gjate 1-2 diteve dhe pastaj ne menyre progresive i shtohet edhe qumesht. Te femijet me te rritur ndalohet jo vetem qumeshti, por dhe prodhimet e qumeshtit e gjithshka qe permban qumesht, gjithcka qe mund te fermentohet ne tubin digjestiv cka pershpejton tranzitin intestinal, ushqime si spinaqi, brumerat, frutat acide, mishi, etj. Si pije, meqe para moshes 1 vjecare, solucionet hidratuese merren me veshtiresi, mund tu jepet Coca-Cola, me kusht qe ti hiqet gazi CO². Cola-Cola ka shume sheqer. Por femija mund te haje dhe karote te gatuar ne uje te nxehte, fileto peshku, mish pule, banane, molle e fresket, kos, cokollate e zeze, etj. Pas 2 dite regjimi gjate 48 oreve, foshnjes i japim gradualisht ushqime qe ja kemi ndaluar gjate kohes qe ka qene semure. Nese diarreja zgjat 2-3 dite dhe nese femija vjell apo ha jo mire, dhe eshte i lodhur, duhet te therrisni menjehere mjekun.
 
Bebet dhe de-hidratimi

Bebet dhe de-hidratimi​

Rreziku i cdo diarreje akute te foshnjet (1-2 muajshe) eshte dehidratimi i trupit te tyre, pasi ajo cka marrin nuk arrin te zevendesoje ujrat qe kane humbur menjehere ose i kane vjellur. Dhe kjo ndodh sepse ata nuk arrijne te pijne sa duhet. Nese i leme ne kete gjendje, bebet kalojne ne nje gjendje qe eshte dramatike dhe duhet nderhyre.
Shenjat e de-hidratimit te bebeve duken kur bebja ndjehet teper i lodhur, grindet me veten dhe duket i dermuar. Ai nuk interesohet me per ata qe e rrethojne. Poshte syve i shfaqen shenja mavi dhe syte i futen ne zgavrat e syve. Gjuha e tij eshte e thate ose e ashper si nje gjuhe maceje. Po ti vendosesh dy gishta dhe ti shypesh barkun, lekura e tij nuk rivjen menjehere por qendron per nje fare kohe si grope. Nese e ka ende gropen e kafkes ne maje te kokes te „hapur“, do veme re se cipa qe e mbyll ate ka rene disi. Urina e tij behet me e rralle dhe me me ngjyre te erret se me pare. Frymemarrja e tij behet e veshtire dhe e shpeshte. Virus apo bakterie, rezultati i tyre eshte i njellojte : te pakten 10% e peshes trupore te meparshme ka humbur. Pra ky femije ka humbur shume uje dhe duhet vepruar shpejt duke thirrur urgjencen ose cuar ne spital.
 
Pyetje-Pergjigje

Pyetje-Pergjigje

- Valle vetem diarrete jane shkaktare te de-hidratimit te tepert ?
- Sigurisht qe jo. Edhe infeksionet e tjera si otitet, bronkitet, parazitozat, helmimet nga ilacet apo nga produktet shtepiake, semundjet metabolike si diabeti apo insuficenca e gjendrave “surenale” (qe ndodhen mbi veshke), mund te jene faktore te nje de-hidratimi. Po keshtu mund te influencojne temperaturat e larta gjate veres, ose nje ethe e forte e femijes me temperature mbi 41° C.
- Si duhet ta vleresojme konkretisht nese eshte de-hidratuar apo jo ?
- Kjo behet duke u bazuar ne peshen e femijes. Ja pse femijet e vegjel rekomandohet te peshohen sa me shpesh, per ti shenuar peshat e tyre ne fletoren e shendetit. Diferenca midis peshimit te fundit dhe peshes ne momentin e diarrese mund te flase shume. Ndryshe, mjeku duhet te bazohet ne shenjat qe ka femija. Duhet bere kujdes se fekalet e holla mund te duken si urine.
- Nje bebe i prekur nga diarreja a paraqet rrezik infektimi per vellezerit apo motrat e tij ?
- Sigurisht, nese kjo diarre eshte shkaktuar nga nje virus, cka ndodh shpesh ne cerdhet dhe kopshtet. Vellezerit apo motrat nuk duhet ta prekin beben. Ata duhet te qendrojne ne dhomen e tyre dhe te kene nje higjene strikte ne pastrimin e duarve apo eneve me cka ushqehen.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top