Kriza në Wall Street

*deliza*

VIP
V.I.P
Kriza në Wall Street

Në një shoqëri ku konsumatorët inkurajohen që ta marrin borxh dhe jo të kursejnë për shkak të normave të ulëta të interesit, ku besimi se bankat qendrore dhe Qeveria do t’i mbrojnë ata në qoftë se gjëra shkojnë keq, krijon një problem në rrjedhën e viteve.

Ngjarjet e javëve të fundit në Wall Street, treguan se sistemi financiar botëror po përjeton padyshim një krizë të thellë. Zhdukja e Bear Stearns në mars të këtij viti, falimentimi i Lehman Brothers dhe thithja e Merrill Lynch nga Banka Amerikës, që janë tre nga bankat e investimeve më të mëdha që operojnë në Wall Street shokuan agjentët e Wall Street-it vetë, popullatën dhe tronditën themelet e sistemit financiar. Natyrisht që është herët të parashikohet me besim e ardhmja e bankave të investimeve jo vetëm në Amerikë, por edhe më gjerë.

Bankat Qendrore në përgjithësi, kanë adoptuar një filozofi ekonomike që mbështet ekspansionin ekonomik kur vetë ekonomia e kërkon. Në qoftë se tregu ecën mirë banka qendrore nuk ndërhyn, por kur në treg vihen re shenja krize bankat qendrore ndërhyjnë duke rregulluar interesin e kredive dhe të depozitave që të stimulojnë rritjen ekonomike dhe të parandalojnë uljen e çmimeve.

Fakti që kemi rritje ekonomike dhe prodhim më të madh të mirash dhe shërbimesh nuk do të thotë detyrimisht që të gjitha familjet përfitojnë nga kjo. Ajo që ka ndodhur së fundmi më Amerikë është që tendenca e rritjes ekonomike së këtyre viteve nuk u shoqërua me rritjen e qëndrueshme të të ardhurave familjare. Sot, shumë familje amerikane kanë të ardhura reale më të ulëta sesa ato të vitit 2000 për shkak të inflacionit. Por, amerikanët vazhdojnë të blejnë të njëjtat gjëra në konsumin e tyre të përditshëm, dhe këtë e realizojnë nëpërmjet borxhit (kredisë që u ofrojnë bankat me interesa shumë të pëlqyeshme). Një sasi e madhe borxhi e cila nuk mbulohet me të ardhura të mjaftueshme, padyshim që shkakton një krizë financiare.
Në një shoqëri ku konsumatorët inkurajohen që ta marrin borxh dhe jo të kursejnë për shkak të normave të ulëta të interesit, ku besimi se bankat qendrore dhe Qeveria do t’i mbrojnë ata në qoftë se gjëra shkojnë keq, krijon një problem në rrjedhën e viteve. Një tjetër rrezik që shfaqet nga kjo filozofi është se sistemi ka rritje progresive të riskut dhe kështu bëhet më pak i qëndrueshëm. Prandaj banka qendrore duhet të ndërhyjnë me politika ciklike afatshkurtra në mënyrë që sistemi bankar të mos përjetojë çrregullime të përmasave të mëdha dhe të vështira për t’u riparuar. Pra, banka duhet që masën e kreditimit ta përafrojë me masën e rritjes ekonomike.

Ajo që ndodhi menjëherë pas ngjarjes së Wall Street-it tregoi që Banka Qendrore Amerikane (Rezerva Federale) ndërhyri me vendosmëri dhe ndau qartazi politikën monetare nga problemet specifike të kreditimit dhe likuiditetit në Wall Street. Ky veprim ngjalli debate të forta midis ekonomistëve, shumë prej të cilëve qenë të mendimit se një normë interesi e ulët nuk do të zgjidhë problemet e tregut financiar në Amerikë. Ajo që ka ndodhur thanë ata, është jo mungesa e likuiditeteve në treg, por mungesa e besimit.

Indeksi i اmimeve të Konsumit gjatë muajit gusht ka rënë si rezultat i uljes së çmimit të naftës, por megjithatë ai prapë qëndron i lartë dhe parashikimi për stabilitetin e çmimeve është ende i lëkundur.
Mungesa e besimit tek bankat e investimeve, inflacioni i lartë detyrojnë depozituesit privat që të tërheqin depozitat e tyre nga bankat duke e vështirësuar lëvizjen dhe përmirësimin e tregut financiar.

Por në Amerikë instrumentet e tregut financiar funksionojnë me shpejtësi dhe arrijnë të krijojnë një ndryshim pozitiv të gjendjes kritike të krijuar. Bankat e falimentuara të investimeve kishin një numër të konsiderueshëm depozituesish privat, që ju garantua depozita nëpërmjet AIG-së (American International Group), një kompani sigurimesh. Rrezikshmëria e lartë në tregun financiar kërkoi që garantimi i depozitave të vinte në rritje dhe AIG ishte e pafuqishme që ta përballonte këtë. Menjëherë Banka Qendrore (Rezerva Federale) i huazoi AIG-së 85 miliard dollarë që mund të konvertohen në aksione të zakonshme ku edhe qeveria gëzon 80 për qind të tyre. Asetet e AIG-së u përdorën si garanci për të marrë këtë kredi.

Kjo lëvizje e Bankës Qendrore (Federal Reserve) vjen ngaqë vetë Federal Reserve është një agjenci thuajse publike (agjenci shtetërore me elementë privat), status i cili e ndihmon atë të ketë një natyrë të dyfishtë private dhe publike, të centralizuar dhe të decentralizuar.

Institucionet bankare në Amerikë praktikojnë rezervën e fraksionuar dhe nuk kanë asnjëherë mjaftueshëm likuiditete që t’ia japin depozituesve në qoftë se ato e kërkojnë të gjithë njëherësh. Në këtë situatë bankat mund të krijojnë probleme ekonomike dhe sociale të dimensioneve të mëdha. Një nga misionet e Bankës Qendrore është që të parandalojë, ose që të minimizojë rrisqet e veprimtarisë së një banke dhe të përgjigjet qartësisht në qoftë se ndodh një situatë e tillë. Prandaj akti më i fundit, i pari i këtij lloji në historinë e Bankës Qendrore për të dhënë kredinë AIG-së ishte një akt plotësisht në përputhje me misionin dhe qëllimin e saj.

Gazeta shqiptare
 
Mendoj se esht nje trajtim jashtezakonisht i sakt dhe paraqet te meten me te madhe te sistemit ekonomik amerikan.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top