Kriza e ujit mund të godasë Azinë

redi-

Anëtar i Respektuar
Shkencëtarët po paralajmërojnë vendet aziatike se përballen me mungesa ushqimore dhe mungesë qetësie, nëse ata nuk përmirësojnë manaxhimin e ujit për të përballuar rritjen e shpejtë të popullsisë.
Ekspertë të ujit të mbedhur në një konferencë të sponsorizuar nga OKB në Suedi thonë se vendet si në jug dhe lindje të Azisë duhet të shpenzojnë miliarda dollarë për të përmirësuar sistemet e vjetra të ujitjes.

Besohet se 1.5 miliardë persona më shumë do të jetojnë në Azi deri në 2050 duke rritur presionin mbi furnizimet ushqimore.

Ekspertët thonë se vendet aziatike do të kenë nevojë të importojnë më shumë se çerekun e orizmit dhe ushqimeve të tjera që importojnë për momentin.

Sipas Colin Chartes, drejtori i përgjithshëm i Institutit për manaxhim të ujit, mbështetja te tregtia për të plotësuar kërkesat, do të vendosë një barrë të madhe mbi shumë vende në zhvillim.

Në kohën kur ka mungesa të tokës bujqsëore, zgjidhja tha ai, është te intensifikimi i metodave ujitëse duke modernizuar sisteme të ndërtuara në vitet 70-80, por kjo sipas tij kërkon miliarda dollarë investime.
 

Attachments

  • Azi.jpg
    Azi.jpg
    14.8 KB · Shikime: 10

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top