Kriza e likuiditetit, pasoja të shumëfishta për ekonominë

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Ish-guvernatori Cani analizon situatën: Vështirësitë e mëdha

Ekonomia shqiptare rrezikon të përfshihet në situata akoma e më të vështira. Pavarësisht sinjaleve optimiste që mundohet të paraqesë qeveria dhe institucionet monetare, shifrat duken kokëforta, duke treguar se e ardhmja do të jetë e pasigurt. Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani, paralajmëron se kriza e likuiditetit mund të ketë pasoja shumëfishe në ekonominë shqiptare, duke e zhytur atë në një rreth vicioz pa dalje dhe me pasoja afatgjata. "Bizneset do të marrin më pak lekë. Do investojnë më pak. Rritja ekonomike do të tkurret. Bankat do vihen në vështirësi se kreditimi është instrumenti i tyre kryesor", nis analizën e tij, Shkëlqim Cani, duke folur për "Top Channel". Sipas tij, kërcënimet tashmë nuk vijnë më vetëm nga kriza e brendshme e likuiditetit, por edhe nga marrëdhëniet financiare të ekonomisë me jashtë, ku sinjali më shqetësues mbetet thellimi rekord i deficitit korrent, i cili ka arritur ne 15 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Parashikimi

Kredia për ekonominë ka pësuar sërish rënie, kurse kursimet në banka po bien. Po ashtu të ardhurat nga emigrantët shënojnë ulje, kurse deficiti tregtar vijon të jetë i lartë. Sa u takon eksporteve, shifrat janë në rënie, përfshi edhe importet. Qeveria nuk e ka ndalur ritmin për të marrë borxh te bankat, duke provokuar rritjen e interesave. Në këtë pikë, deficiti buxhetor ndodhet pranë limitit, shkaktuar edhe nga fushata elektorale.

"Deficiti korrent në masën 15 për qind është dritë e kuqe që lëshon dhe që mund të sjellë zhvlerësim të lekut, rritje të mëtejshme të interesave dhe vështirësi në investime", shtoi me tej ish-guvernatori. Cani thotë se kriza mund të ishte administruar më mirë nëse autoritetet, e sidomos Banka e Shqipërisë do ishte treguar më agresive për të ndërhyrë në kohë.

"Norma në tetor duhet të ishte ulur me 2 për qind, çka do të sillte zbutjen e shtrenjtimit të parasë. Edhe tani duhet të paktën 0.25 për qind. Gjithsesi është vonë, sepse duhet mbajtur parasysh inflacioni", përfundoi Cani.

Të dhënat e fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se gjatë muajit qershor, kredia për ekonominë është tkurrur me rreth 2.5 miliardë lekë. Si bizneset, ashtu dhe individët janë të prekur nga situata e krizës së likuiditeteve, pasojat e të cilës do t‘i ndiejmë më fort në muajt e ardhshëm.


Deficiti korrent në masën 15 për qind është dritë e kuqe që lëshon dhe që mund të sjellë zhvlerësim të lekut

*Shqip*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top