Kritikat e forta të Mejdanit/ PS u bë parti klienteliste

Ish –presidenti i Republikës, Rexhep Mejdani, ish –anëtar i Këshillit të të Urtëve në PS, bën përgjegjës Edi Ramën për afrimin e pesonave me të shkuar kriminale në Partinë Socialiste dhe në parlament. “Rama është përgjegjës që u bëmë gazi i botës dhe për këtë arsye duhet t’u kërkojë falje qytetarëve dhe anëtarësisë së PS –së”, thotë ai në një intervistë për gazetën Panorama.

Sipas Mejdanit, me përfshirjen e individëve me të shkuar kriminale, Rama ka njollosur jo vetëm emrin dhe historinë e grupit parlamentar socialist, por edhe parlamentit shqiptar. Për shkak të kësaj situate – thotë Meidani – duhen bërë zgjedhje të reja parlamentare dhe lokale, të përgjithshme ose pjesore.

Kjo situatë – thotë Medani – ka ardhur nga fakti se me Ramën në krye Partia Socialiste, nga parti liberale është shndërruar në një parti klienteliste, ku forumet kolegjiale e anëtarësia kanë shumë pak rol në përzgjedhjen e kandidatëve të saj.

Meidani lëshon kritika të forta edhe për e-mailin që kryeministri u dërgonte ministrave, duke i quajtur ata arrogant. Ai thotë se përmbajtja e e-mailit është “një pasqyrë mospërfilljeje, një fyerje dinjiteti për anëtarët e kabinetit që, ndoshta, më tej transmetohet nëpërmjet tyre më poshtë”.

Përsa i përket operacionit të qeverisë kundër evazionit fiskal, ish –presidenti thotë se ai nuk mund të paralelizohet me aksionin kundër atyre që vidhnin energjinë. “Me biznesin –thotë Mejdani – duhet patur kujdes, sepse krijon të ardhura për buxhetin e shtetit dhe hap vende pune”. Ai shpreh shqetësim edhe për mosrealizimin e të ardhurave në buxhet, duke thënë se “mbledhja e tyre është larg planit, diku për paqartësi konceptore, duku për paaftësi individuale dhe diku për evasion e mitmarrje”.

(c)Lapsi.al
 
Titulli: Kritikat e forta të Mejdanit/ PS u bë parti klienteliste

Ne fakt edhe pse e thene nga Mejdani me vjen si paradoks duke marre parasysh levizjet ping pong te ketij te fundit sa ne PD e sa ne hicgjekundi...ka te drejte.
Eshte e turpshme ajo cka Rama po ben ne lidhje me biznesin , dhe sidomos me biznesi e vogel i cili nuk sjelle as 0.4% te buxhetit te shtetit....

vertet ligji dhe shteti behet duke bere individin te pergjegjshem..por jo ne kete forme . Qellimet e tij per te mbytur biznesin e vogel dhe per ti dhene dominance biznesit te madh eshte aspak e pranueshme...

Filloje luften e informalitetit atje ku duhet z.Rama
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top