Kritik mbi pseudo-analizen e Andi Bushatit per Marreveshjen e Detit

Barnaba

Antarë i Respektuar
Pershendetje miq!

Ditet e fundit eshte rindezur ne media tema e Marreveshjes se Detit e 2009-es. Per ju qe nuk e njihni si ceshtje, po e filloj me nje parathenie:

Marreveshja eshte nje nga skandalet me te medha qe rendojn mbi historine e nje udheheqesi shqiptar, ne kete rast mbi ish-kryeministrin Sali Berisha por edhe ish-ministrin e jashtem Lulzim Basha i cili e firmosi. Marreveshja u rrezua nga Gjykata Kushtetuese, pas denoncimin nga Partia Socialiste. Sikur asokohe te kishte sistem drejtesie te paster, gjyqi do behej me i plote dhe nenshkruesi Basha do perfundonte mbrapa hekurave per tradheti kombetare. Negociata per marreveshjen u be ne fshehtesi te disa organeve shteterore, cka perben shkelje, por shkelja serioze ne kete mes ishte fakti se ajo i fal territor detar fqinjit jugor. Rregullat nderkombetare per percaktime kufijsh detar ne raste si ky qe po analizojm eshte i thjesht: kur brigjet e dy vendeve fqinj jane afer njeri tjetrit, kufiri detar vendoset ne distance te barabarte nga brigjet perkatese. Dhe kur brigjet jane nga ishuj (sic eshte Korfuzi dhe bregu shqiptar perball), atehere ishulli qe perdoret si reference duhet te jete ishull i banuar. Hilja ne rastin e marreveshjes sone ishte se greket dhe negociatoret e Bashes e injoruan kete rregull dhe e ben matjen nga nje shkemb mbi-ujor ne territorin grek, pra jo nga nje ishull i banuar sic thone konventat nderkombetare. Kjo rezultoi ne nje siperfaqe prej qindra kilometrash katror qe duhet t’i merrte Shqiperia por qe marreveshja i’a dha Greqise. Sic thash me siper, hetimi i gjyqit nuk u fut ne thellesi ne keto aspekte por gjithsesi e rrezoi marreveshjen tradhetare pa denuar tradhetaret. Shpresoj qe me kete shkrim t'ju tregoj se si nje nga analistet me te lexuar ne shtypin shqiptar krijon tymnaja mbi nje ceshtje te nje rendesie te jashtezakonshme.
 
ANALIZA/ Ç’na tregon për marrëveshjen e detit, provokimi i anijes Oruç Reis në Mesdhe

Lundrimi i një anijeje sismiologjike turke, Oruç Reis, e shoqëruar nga të tjera me qëllime shumë më pak shkencore, përgjatë ujrave të Mesdheut lindor, është rasti tipik i një përplasjeje globale, që shërben për të ndriçuar një histori lokale.

---

Koment:

Konflikti aktual turko-grek nuk eshte i nevojshem per te ndricuar historine e rastit tone; per rastin tone mjafton vete marreveshja e firmosur nga Basha dhe rregullat/konventat nderkombetare qe duhen aplikuar per krijimin e marreveshjeve te tilla. Ne vijim do e shikoni se si Bushati ngaterron me shume stil mendjen e lexuesit.

Andi Bushati:

Ndërsa ajo ka ndezur sinjalin e alarmit në hierarkinë e NATO-s, ndërsa ka nxitur një mbledhje urgjente të ministrave të jashtëm të BE dhe ka tërhequr vëmendjen e sekretarit të jashtëm, Pompeo, ajo përbën shumë interes edhe për Shqipërinë.

Në epiqendër të kësaj rritjeje të re të tensionit mes Athinës dhe Ankarasë, është konfliktiti i përhershëm për ndarjen e ujrave detarë mes dy shteteve, dhe reflekseve që ky debat shkakton në shumë vende të tjera.

Kronika e shkurtër e asaj që nisi prej kësaj të hëne, ngjan katërcipërisht me debatin e zhvilluar në Tiranë një dekadë më parë.

---

Koment:

Fjalia e fundit me siper eshte manipuluese. Ngjarjet nuk jane “katerciperisht njesoj”. Ne rastin e Turqise nuk behet fjale per nje marreveshje te nenshkruara nga palet, por per territore qe secila pale i pretendon. Ndersa ne rastin e Shqiperise, ka nje marreveshje e cila eshte faktuar se bie ndesh me rregullat nderkombetare! Pra situata nuk eshte aq e ngjashme sa le te kuptohet Bushati.

---

Andi Bushati:

Në fillim të javës, Erdogan urdhëroi lundrimin e Oruç Reis, në ujrat greke, diku pranë bregut turistik të Antalias dhe mes Kretës e Qipros. Shteti turk nuk ka pranuar ti’a njohë fqinjit të vet këtë teritor që gjendet 550 km larg Greqisë kontinentale. Sfida bëhet edhe më grishëse po të mendohet se kjo zonë dyshohet si një hambar i konsiderueshëm gazi. Prandaj Ankaraja nuk pranon që zona detare greke të fillojë të matet nga skajet e ishujve të saj të shpërndarë në gjithë detin Egje.

Pikërisht për të imponuar kriteret e tyre për ndarjen e hapsirës ujore, edhe Ankaraja edhe Athina kanë nënshkruar marëveshje me Libinë dhe e dyta me Egjiptin. Kjo e fundit e, firmosur në 6 gusht, pa përfillur Turqinë, solli incidentin pranë ishullit Kastellórizo.

Pra debati ngjan si dy pika uji me atë të zhvilluar në Tiranë në vitet 2009- 2010, pasi Berisha dhe Micotakis nënshkruan në Tiranë marrëveshjen e detit mes dy vendeve.

---

Koment:

Vini re se si Bushati kembengul duke vendosur nje shenje barazimi midis dy ceshtjeve, edhe pse ai vete e pranon ne heshtje se nuk ka marreveshje midis Turqise dhe Greqise (“për të imponuar kriteret e tyre për ndarjen e hapsirës ujore” do te thote se po perpiqen te imponojn kriterjet e marreveshjeve te tjera ne rastin konkret ku nuk ka marreveshje).

---

Andi Bushati:

Pyetjet janë të njëjta: Si përcaktohet shelfi kontinental dhe zona ekonomike ekskluzive mes dy vendeve? Cili është roli i ishujve të vegjën në majtjen e largësive dhe deri në ç‘masë duhen përfillur ato? Sa komplikohet situata kur dyshohet se këto zona janë të pasura me hidrokarbure?

---

Koment:

Ky me siper eshte nje tjeter paragraf i rendesishem per te kuptuar demagogjine (qasjen e pasinqert) te Bushatit. Pyetja e pare dhe ajo e dyte jane pyetje me vend. Domethene analiza s’mund te kryhet pa hetuar keto element. Por kjo eshte thjesht nje fasade e bushatit, sepse sic do shihni ne vijim, ai nuk hulumton ne kete drejtim edhe pse ky eshte thelbi i ceshtjes!

Pyetja e trete eshte e panevojshme! Ka apo s’ka pasuri nentokesore, shteti duhet te ruaj territorin e tij dhe jo t’ja fali fqinjit. Por kjo pyetje e ndihmon Bushatin qe te krijoj shenja barazie midis rastit shqiptaro-grek dhe ai turko-grek, cka eshte taktik manipuluese.

---

Andi Bushati:

Në 2009, Berisha atë kohë kryeministër, krejtësisht i kompleksuar prej historisë së tij të shkuar me Greqinë dhe i frikësuar se mos Athina vinte veton për liberalizimin e vizave për shqiptarët, u tregua dorëlëshuar me kufijtë tanë detarë. Që marëveshja ishte në favor të Athinës këtë e nxorën në pah kabllogramet amerikanë të zbardhur nga Wikiliksi, ku del qartë se negociatorët shqiptarë raportonin pranë diplomatëve të SHBA se ata po negocionin të pabindur në favor të palës helene.

---

Koment: Bushati i referohet Berishes si doreleshuar sa i perket marreveshjes, dhe se ajo ishte ne favor te Greqise. Ne kete menyre, autori ruan nje fare besueshmerie. Por njekohesisht nuk thellohet me detajet! Nuk shpjegon se ne cilin kuptim ishte ne favor te Greqise? Pse nuk e thote se Greqise i’u dha territor qe i perket Shqiperise. Pa nje sqarim te tille ceshtja mbetet e paqart dhe krimi i pasqaruar.

Andi Bushati:

Por, një vit më pas ndodhi një kthesë e fortë rokamboleske. Pas një debati të ashpër publik, ku mbajti një peshë të madhe kolonel Myslym Pashaj, partia socialiste e çoi në gjykatë Kushtetuese marëveshjen dhe gjyqtarët e saj në unanimitet të plotë e hodhën poshtë atë.

Pikërisht, këtu filluan dhe teoritë konspirative. Gjithmone në qarqet greke dhe shqiptare ka ekzistuar pandehma se pas kësaj prapaskene qëndronte, Erdogani, i cili atë kohë ishte prishur përfundimisht me Berishën dhe po afrohej me Ramën. Ish kryeministri demokrat e ka lëshuar disa herë në publik këtë tezë, por ajo filloi të bëhej më e besueshme kur,Admirali turk tashmë në pension, Cihat Yayci, pohoi se vendi i tij kishte ndërhyrë për anullimin e saj, madje i pati nisur qeverisë shqiptare të kohës edhe një material sekret ku e paralajmëronte se po mashtrohej nga grekët.

---

Koment: Ne kete paragraf, Bushati shpalos thelbin e shkrimit te tij! Ai i jep situates nje ngjyrosje te atille e cila le te kuptohet se shkaku I rrezimit te marreveshjes ka qene nderhyrja e Turqise, e cila favorizonte Ramen dhe urrente Berishen. Lexuesi i pakujdesshem do mendoj se marreveshja u rrezua per interes te Turqise, dhe jo se ne vetvete ajo falte territor shqiptar!

---

Andi Bushati:

A e ndikoi ky material turk mbi kryeministrin e kohës, Sali Berisha, që të përdorte influencën e tij mbi Gjykatën Kushtetuese, për të prishur marëveshjen që firmosi vetë? A përdori Erdogan Edi Ramën në opozitë, për ta çuar këtë çështje para drejtësisë dhe a fillon këtu lidhja e tyre e ngushtë dhe e dyshimtë? A u ndikuan apo u joshën nga Turqia gjyqtarët shqiptarë, që e hodhën poshtë marëveshjen?

---

Koment:

Autori vazhdon te bej akuza te nenkuptuara duke i ngritur ato si pyetje. Vini re se si vazhdon t’i shmanget thelbit te ceshtjes, pra nuk permend se marreveshja fali territor, por se si nderhyrja anti-berishiane e Turqise eshte elementi ku duhet te perqendrohet vemendja.

---

Andi Bushati:

Ish relatori i kësaj patateje të nxehtë në kushtetuese, Xhezair Zaganori, i ka hedhur poshtë këto hipoteza. Ai ka mbrojtur votën e tij dhe të kolegëve duke argumentuar se vendimi i tyre ka qenë i drejtë, sovran dhe i pa ndikuar. Por ndoshta kjo nuk mjafton për të hequr çdo dyshim.

Ne vërtet nuk kemi prova të prekshme për ndikimin e drejtëpërdrejtë të Erdoganit në rrëzimin e marëveshjes së keqe shqiptaro-greke, por ngjarjet e fundit na tregojnë, se në asnjë rast Turqia nuk mund të ketë ndejtur indiferente. Dërgimi i anijes Oruç Reis, pranë ishullit Kastellórizo, në mesdheun lindor, direkt pasi Greqia dhe Egjipti nënshkruan një model të papranueshëm për Ankaranë për ndarjen e detit, këmbëngulja turke për të përdorur influencën në Libi për firmosjen e një versioni të ndryshëm, tregon se Erdogani është shumë i vëmendëshëm për percedentët që vendosen në rajon, për ndarjen e detit. E në këtë logjikë ai nuk kishte se si ta anashkalonte Shqipërinë dhe dhuratën që ajo po i bënte grekëve duke i konsideruar edhe ishujt e vegjël në ndarjen e hapsirave mes dy vendeve.

---

Koment:

Vini re se Bushati kthehet te taktika e tij e pseudo-paanshmerise, duke pranuar se nuk ka prova per ndikim te drejteperdrejt te Turqise. Por gjithsesi lexuesi i pavemendshem mund te mendoj “mungesa e provave s’do te thote se Turqia s’ka nderhyre”. Pra, Bushati shtiret si i drejt, por nderkohe i shmanget thellimit ne drejtimin e duhur: nuk tregon se cili eshte fakti qe demaskon tradhetine e Berishes/Bashes!

Andi Bushati:

Pra, nëse kemi dyshime se cila ka qenë forca reale e Turqisë në përmbysjen e marëveshjes Berisha Micotaqis të dhjetë viteve më parë, ngjarjet e fundit na bëjnë të sigurtë për një gjë: Erdogan atëhere nuk ka ndejtur as pa lëvizur dhe as pa vepruar. /Lapsi.al/

---

Koment:

Sic e shikoni, shkrimi bazohet ne aludime/hipoteza per nderyrje te jashtme, i shmanget analizes se mirefillte mbi faktet se pse marreveshja perben tradheti kombetare, dhe e mbyll me perfundimin se Erdogani nuk paska ndejtur pa vepruar ne rastin tone (edhe pse vete e tha se s’ka prova, dhe pa harruar edhe po te kete pasur sinjalizime nga Turqia kjo nuk shfajeson Berishen/Bashen).
 
Ja edhe replika e te nderuarit profesor Pellumb Xhufi:

REPLIKA/ Ndërhyrja e Berishës dhe roli i PS-së dhe gjykatësve për “Detin”

Lidhur me shkrimin e z. Andi Bushati mbi konfliktin greko-turk per kufijte detare, referenca e autorit ndaj marreveshjes greko-shqiptare te vitit 2008 nuk eshte e sakte.


Bushati thote se marreveshja u hodh poshte nga Gjykata Kushtetuese pas nderhyrjes se Erdoganit, e ne pajtim me te, pas presionit te Berishes mbi anetaret e Gjykates, te cilet votuan unanimisht per anullimin e marreveshjes ne fjale.

Bushati nxiton t’i fuse ngjarje te tilla dramatike ne morsen e obsesionit te tij anti-Rama.

Sepse, siç dihet, denoncimi nga Partia Socialiste i marreveshjes Basha-Bakojanis, kaloi nepermjet dy fazave ne Gjykaten Kushtetuese.

Heren e pare u votua per faktin nese ai denoncim duhej marre ne shqyrtim nga Gjykata apo jo.

Ne ate faze ka patur nje nderhyrje te forte berishiane mbi anetaret e Gjykates, per mos ta marre ne konsiderate rekursin e PS.


Ne fakt aty, 5 anetare patriote e profesionale te Gjykates votuan per marrjen ne shqyrtim te tij, kurse 4 skllever te Berishes votuan kunder.

Kjo ndarje e beri te qarte, qe edhe pas shqyrtimit te marreveshjes nga Gjykata, ajo gjithesesi do hidhej poshte.

Prandaj, edhe 4 “berishianet” votuan kunder marreveshjes, per te shpetuar nderin e felliqur, tashme, te tyre.

Absolutisht jo sepse u paska fryre ne vesh Berisha.

Ky edhe sot e kesaj dite e mbron me pasion pjellen e tij te keqe, Basha-Bakojanis.

Pra, po te ishte per Berishen e 4 mosketieret e tij ne Gjykaten Kushtetuese, ankesa e PS per marreveshjen as nuk do merrej fare ne shqyrtim, por do hidhej poshte qysh ne fazen e pare te votimit.

Prandaj, edhe z. president, nese e ka vertet me zemer çeshtjen e ndarjes se ujrave territoriale me Greqine, duhet te dekoroje “Per merita te veçanta” 5 anetaret e Gjykates Kushtetuese qe ne vitin 2009 shperfillen presionet e z. Berisha dhe i hapen rrugen me guxim e pergjegjesi kombetare zhberjes se marreveshjes se dyte te nenshkruar nga nje qeveri shqiptare, pas asaj te Zogut ne rastin e Shen Naumit, per faljen e territorit kombetar./Tema
 
Koment: Bushati i referohet Berishes si doreleshuar sa i perket marreveshjes, dhe se ajo ishte ne favor te Greqise. Ne kete menyre, autori ruan nje fare besueshmerie. Por njekohesisht nuk thellohet me detajet! Nuk shpjegon se ne cilin kuptim ishte ne favor te Greqise? Pse nuk e thote se Greqise i’u dha territor qe i perket Shqiperise. Pa nje sqarim te tille ceshtja mbetet e paqart dhe krimi i pasqaruar

Dmth historia perseritet , ku vete ne jemi ata qe ndajme thelat
Ashtu sic u be ne lidhjen e Prizrenit , ku u ndane thelat e Shqiperise .....ne 2009 kemi nje mbivendosje gjoja per interes te shqiptareve...

kshu e kuptoj une
 
Duhet shtuar edhe nje koment i nje natyre tjeter por me shume rendesi:

Lexuesit nuk duhet te merziten apo te humbasin besimin te shteti shqiptar. Sali Berisha & Lulzim Basha s'kane shanc te vijn perseri ne pushtet. Poashtu, Gjykata Kushtetuese, e cila kishte disa gjykates te cilet u perpoqen te mbronin dyshen e PD-se eshte spastruat nga vetting-u. Poashtu, marreveshja eshte e rrezuar dhe une jam i bindur se territori do i kthehet Shqiperise. Berisha-Basha vulosen fundit e tyre politik me kete tradheti!
 
Dmth historia perseritet , ku vete ne jemi ata qe ndajme thelat
Ashtu sic u be ne lidhjen e Prizrenit , ku u ndane thelat e Shqiperise .....ne 2009 kemi nje mbivendosje gjoja per interes te shqiptareve...

@Monique, Lidhja Shqiptare e Prizerenit nuk fali territor. Ajo u perpoq te ruante teresine e territorit shqiptar (duke treguar bashkim dhe duke kercenuar se do luftonin kunder fqinjeve qe donin te copetonin rende Shqiperine). Nderkohe, ishin superfuqite Europiane ato te cilat vendosnin se si do ndanin disa territore te perandorise osmane (ne Kongresin e Berlinit) mbasi Turqia u thye ne lufte nga Rusia (ky ishte shkaku i kongresit te Berlinit, dhe arsyeja pse shqiptaret reaguan). Kreret shqiptare arriten te ruanin pjesen me te madhe te territorit (fatkeqesisht humben ca territor ne skajet veri-lindore dhe jug-lindore te vilajeteve shqiptare), dhe fatkeqesisht e pesuan rende ne aspektin individual sepse shumica e tyre me vone u internuar apo burgosen nga administrata osmane.

Lidhja e Prizerenit eshte nje nga momentet me patriotike te historise shqiptare te periudhes osmane.
 
ne 2009 kemi nje mbivendosje gjoja per interes te shqiptareve...

Poashtu, nuk ishte mbivendosje ne interes te shqiptareve. Ishte tradheti kombetare ne menyre qe Berisha te arrinte sa me lehte liberalizimin e vizave, dhe ne kete menyre te fitonte pike politike cka do i lehtesonin qendrimin ne pushtet dhe gjithe benefitet qe i sillte pushteti. Nuk eshte fare e tolerueshme qe te jepet territor per liberalizimin e vizave.
 
Poashtu, nuk ishte mbivendosje ne interes te shqiptareve. Ishte tradheti kombetare ne menyre qe Berisha te arrinte sa me lehte liberalizimin e vizave, dhe ne kete menyre te fitonte pike politike cka do i lehtesonin qendrimin ne pushtet dhe gjithe benefitet qe i sillte pushteti. Nuk eshte fare e tolerueshme qe te jepet territor per liberalizimin e vizave.
Mbivendosje per kredite mbi ke? mbi popullaten per interesa te tija
po ti mjaft te shikosh si po lobon PD kundra futjes ne BE ...cfare mbetet te thuhet
 
Nyja per shkrimin e Andi Bushatit te cilin une analizova me siper:

 
Mbivendosje per kredite mbi ke? mbi popullaten per interesa te tija
po ti mjaft te shikosh si po lobon PD kundra futjes ne BE ...cfare mbetet te thuhet

OK, kishim nje keqkuptim te vogel mbi perdorimin e termit 'mbivendosje'. Mendova se qellimi tend ishte te nenkuptoje se interesi kombetar per liberalizim vizash u mbivendos mbi interesin per ruajtje te integritetit territorial. Faji im per keqkuptimin.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top