-
- Anëtarësuar më
- Jun 16, 2011
-
- Mesazhe
- 2,652
-
- Reagimet e mara
- 194
-
- Vendndodhja
- Hitler Land
Një prej aktivistëve të të drejtave të homo****ualëve, Kristi Pinderi, ka mbështetur ndryshimet e bëra nga qeveria në Kodin Penal, që merr në mbrojtje këtë kategori të shoqërisë shqiptare. Sipas Pinderit, tash e tutje, kushdo që do të fyejë online homo****ualët dhe lezbiket do të paditet nga komuniteti LGBT. Duke iu referuar ndryshimeve të Kodit Penal, Pinderi shkruan se ligji i dënon fyesit e këtij komuniteti me burg.
“Fyerjet në Facebook apo komentet online, apo shkrime fyese në media ndaj komunitetit LGBT, tashmë përbëjnë vepër penale që dënohet me burg! ثshtë pjesë e ndryshimeve të Kodit Penal, të mbështetura dhe nga qeveria, ja disa pjesë të këtyre ndryshimeve që pritet të votohen në Parlament”, shkruan në emër të komunitetit LGBT Pinderi.
Në ndryshimet e miratuara nga qeveria të Kodit Penal, pikërisht në nenin 119/b, sanksionohet se kush fyen homo****ualët, jo vetëm që është vepër penale, por dënohet dhe me dy vjet burg. “Fyerja e qëllimshme publike, nëpërmjet sistemeve të teknologjisë së informacionit e komunikimit, që i bëhet një personi, për shkak të përkatësisë etnike, kombësisë, racës, fesë ose orientimit ****ual përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet”, thuhet në nenin 119/b të Kodit Penal./TemaOnline