Krishti i martuar?

braziljania

Anëtar i Nderuar
Për shekuj me radhë jeta e Krishtit ka qenë burim veprash të mëdha, por nuk ka ndodhur shpesh që të vihen në diskutim faktet për jetën e tij. Ndërsa tani në shekullin e 21-të, është ngritur një hipotezë e pazakontë.

Pyetja që shtrohet është: A ishte i martuar Jezu Krishti? Kjo është pyetja intriguese që shtrohet në romanin “The Da Vinci Code”, Kodi i Da Vincit, që ka patur një sukses të jashtëzakonshëm, duke shitur afro 4 milionë kopje këtu në Shtetet e Bashkuara.

Leonardo da Vinci shkaktoi shumë polemika kur ishte gjallë, por edhe sot, shekuj pas vdekjes ai ngjall interesin tonë. Njeriu i Rilindjes që pikturoi Mona Lizën e mistershme, u bë një subjekt interesant për një shkrimtar të këtij shekulli. “Sa më shumë mësoja për Leonardo Da Vincin, aq më shumë më krijohej ndjesia se ai është nga ata njerëz që mund të tregojë diçka në mënyrë shumë të fshehtë”, , thotë autori i romanit “Kodi i Da Vincit”, Dan Brown.

Në librin e tij ai pohon se sekreti më i madh që Da Vinci na ka rrëfyer, mund të gjendet në pikturën e tij “Darka e fundit”.

Por cili është ky sekret?

Brown thotë se personi i ulur pranë Jezu Krishtit, nuk është Shën Gjoni, siç mendohej për një kohë të gjatë, por një grua, Maria Magdalena, e veshur si burrë.

Ai thotë se kjo figurë duket shumë femërore dhe hapësira mes kësaj figure dhe Jezu Krishtit është në formën e një V-je, një simbol i lashtë i feminilitetit. Ky interpretim mund të tingëllojë i sforcuar, meqenëse bëhet nga një shkrimtar, por disa historianë arti gjithmonë janë intriguar nga një mundësi e tillë.

Doktor Carlo Pedreti i një qendre në Firence që merret me studime mbi Leonardon, thotë se figura mund të jetë një grua.

“Ka shumë mundësi të jetë kështu. Flokët janë njëlloj si të sajat”,thotë ai.

Dan Brown, sugjeron madje në librin e tij, se Maria Magdalena është e përfshirë në pikturë, sepse ajo në të vërtetë ishte e martuar me Krishtin. “Atëherë norma ishte martesa. Në atë kohë as nuk ekzistonte në gjuhën e tyre një fjalë për beqarinë”, , thotë Margaret Starboard, autore e disa librave, mbi të cilat u bazua Dan Brown për të shkruar “Kodin e Da Vincit”.

Ajo thotë se në Bibël ka të dhëna se Krishti ishte i martuar, nëse di se ku t’i kërkosh ato.

Në Ungjillin sipas Gjonit, Maria Magdalena qan e vetme pranë varrit të tij, kur befasohet nga dikush që si përfundim është Krishti i Ringjallur. Ajo thërret dhe ai i thotë: Mos më prek!

Mesa duket në ato momente ai është në një gjendje mes jetës dhe vdekjes.

Kjo skenë gjendet në pikturat e shumë artistëve të mëdhenj perëndimorë, me titullin që në latinisht do të thotë “Mos më prek”.

Por versioni më i vjetër i ungjillit, shkruar në greqisht, i shpjegon gjërat paksa më ndryshe.

“Në greqisht gjejmë shprehjen ‘mos u ngjit pas meje’, që është një formë shumë më intime. Me fjalë të tjera, ajo në të vërtetë po e përqafon”, thotë Starboard.

Por a do të ishte i pazakontë një përqafim i tillë nëse ata nuk do të ishin burrë e grua?

“Po, sepse në atë kohë ishte tabu që një grua të prekte një burrë që nuk ishte i shoqi”, thotë ajo.

“Do të ishte një afrim i pa vend mes një burri dhe një gruaje në kulturën e atëhershme. Kjo e bën pjesërisht tronditëse një gjë të tillë”,, thotë Darryl Box, i Institutit të Teologjisë në Dallas. Por ai shton se një gjë e tillë nuk do të thotë që Krishti dhe Maria Magdalena ishin burrë e grua. Ai e sheh një afërsi të tillë si akt përkushtimi shprehur ndaj tij, pa u shqetësuar se çfarë do të mendonin njerëzit.

Megjithëse shumë udhëheqës fetarë nuk e pranojnë që Krishti të ishte i martuar, vetë fakti që një hipotezë e tillë shtrohet dhe në qendër të saj është një pikturë e Da Vincit, ka bërë që njerëzit t’i kthehen me kënaqësi një interesi të rizgjuar për këtë artist misterioz.

-Cfare mendoni ne lidhje me kete...

PS:nese tema nuk ehst hapur ne nenforumin e duhur,i lutem adminave ta zhvendosin!

Kodi i Da Vincit nga Dan Brown., Letersia Shqiptare, Gjuha Shqipe, Gjuhesi, Poezia, Fjalor Shqip, Poezi Shqip, Proza Shqiptare, Folklori, Dialektet, Kurse Gjuhesh, Ditari, Ismail Kadare, Perralla, Anekdoda, Konkurse
 
Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Mqs ka qene (nese ka ekzistuar) njeri si gjithe te tjeret, atehere ai ka lene pasardhes , te cilet mendohen se sot ndodhen ne France.

Koha zbardh cdo erresire. :)
 
baby-angel

Thpilt
Nuk di gje ne lidhje me kete, edhe pse filmin e kam pare,gjths besoj filmat edhe pse mund te bazohen diku kane ekzagjerime...
Nje gje e di , qe asnje nga profetet e meparshem dhe vete Muhammedi edhe pse ka pasur femije,nuk ka lene trashgimtare (dmth u kane vdekur).
 
po krishti ka qen profet?
nuk e di prandaj po pyes!

Mqs ka qene (nese ka ekzistuar) njeri si gjithe te tjeret, atehere ai ka lene pasardhes , te cilet mendohen se sot ndodhen ne France.

Koha zbardh cdo erresire. :)

ne fakt libri thot se ka patur nje vajze me emrin sarah..........
 
Last edited by a moderator:

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Sipas parimeve fetare Islame, Isai nuk ka qene i martuar. Nder 10 shenjat paralajmeruese te Kiametit eshte edhe rikthimi i Isait a.s. ne toke, ku edhe do te martohet pas vrasjes se Dexhallit, ku pastaj bota do jetoje edhe 40 vite ne paqe, me pastaj do t'fillon kataklizma (kiameti).

Zoti e din me se miri !
 
ne fakt edhe sipas bibles krishti nuk ka qen i martuar.esht dicka qe bibla e mohon me fanatizem!

aty ke te drejte kur thau se zoti e di me se miri!
:dong:
 
con man

Anëtar i ri
sdi a ka qen i martuar po nese ka qen nuk eshte per tuu qudti se nga natyra njerezore njeriu duhet te jet i plleshem , edhe pejgamberet prandaj nuk shoh ven per qudi ketu
mu me qudit fakti i prifterinjeve qysh e paramendojn jeten pa u martu , kjo nuk eshte nje sakrific e urdheruar nga Zoti
sepse Zoti ne Kuran thot: Murgerine e shpiken vet , por edhe asaj nuk i permbahen.
 
Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Vetem parasysh dhe te basohesh ne Dan Brown smund ta besh per mua eshte nj shkrimtar karizmatik qe ben nje permbledhje te disa fakteve historike disa te vertetuar dhe disa jo dhe i paraqet me nje menyre fantastike por qe nuk duhen mare se jane ato te vertetat.....Besoj se Krishti ishte i martuar me Magdalinine ishte dhe ne moshe dhe lidhja qe pak a shume shfaqet ne librat paraqet nje kontakt te afert midis tyre...
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Ka ndonje shpjegim per kte.?.meqe libri thot se po.......nuk e di edhe ata diku do jen bazuar qe e kan then!:)

Per cilin liber e ke fjalen ? Nqfs mendon per Kur'anin, gabim e ke:)
 
METi

-=EdoLorEli=-

DeviL

Is Not Here…
Po nga postimet qe pash me lart vetem nja dy vet po flisnin me baza se tjeret po ja fusnin sipas menjes pastaj mu mkan thon qe edhe krishti perpara se tu bonte kristian ka qen mysliman... mbase e kam edhe gabim..
 
LePuRuShI

Stafi Teknik
V.I.P
Po nga postimet qe pash me lart vetem nja dy vet po flisnin me baza se tjeret po ja fusnin sipas menjes pastaj mu mkan thon qe edhe krishti perpara se tu bonte kristian ka qen mysliman... mbase e kam edhe gabim..

po mer ke te drejte.. ene allahu ishte kristian.. po duke lujt bixhoz me njeri tjetrin.. humen te dy.. e kshu duhesh me nderru fe-ne
 
hahahahaha sa e bukur kja hahhahaahhahhaha

Ju lutem mos e ktheni temen ne chit chat .Ka nenforume humori......
Faleminderit!
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
po mer ke te drejte.. ene allahu ishte kristian.. po duke lujt bixhoz me njeri tjetrin.. humen te dy.. e kshu duhesh me nderru fe-ne

Lepurush, si pjese e stafit qe je, si dhe si besimtar i ndonje besimit tjeter jo-Islam,mundesisht trego pak respekt. Nuk eshte hera e pare qe ofendoni ne kete menyre. Duhet te kesh TURP pak. Vetem njeriu qe s'ka TURP shprehet ne kete menyre.

TURP edhe nje here.

P.S. RESPECT 2 BE RESPECTED
 
con man

Anëtar i ri
sdi a e dini
Lepurushi o fundi i civilizmit nese e shikon shikon prapthi ate
he mor lepurush po ta dije ke po tall sot do ta vrisje vetin e pak do te te dukej
une mendoj se ty duhet te te largojn nga ky forum , nuk tregon aspak respekt , tallesh me qdo gje qe te del para vetes , flet fjal qe sdo i thoshte as kafsha po te dinte te fliste
turppppppppppppppppppppppppp
 
die4love

Antar Aktiv
Po nga postimet qe pash me lart vetem nja dy vet po flisnin me baza se tjeret po ja fusnin sipas menjes pastaj mu mkan thon qe edhe krishti perpara se tu bonte kristian ka qen mysliman... mbase e kam edhe gabim..

LOL LOL tipike kjo... Krishti ishte mysliman kur feja islame eshte krijuar 6 shekuj pasi ai eshte larguar nga kjo bote...
 
Nuk besoj se Jezusi ka qen i martuar. Pavarsisht se libri Kodi i Da Vinci tregon te kunderten, pra qe Jezu Krishti ka qen i martuar me Maria Magdalenen. Une mendoj se nuk ka baza teologjike, as historike, dhe as bazuar ne bibel.
Nese Jezu Krishti do kishte qen i martuar bibla do e kishte then apo permendur kete, ose qe do kishte dicka mes atyre te dyve. Nuk mendoj se shkrimet do ishin te gjithe indiferent dhe ne heshtje perballe nje fakti te tille kaq te rendesishem. Bibla permend nenen e Jezu krishtit, babain, vellezrit dhe motrat dhe do lente pas dore nje fakt kaq te rendesishem sa eshte martesa.
Nuk e kuptoj edhe nese ka ndodhur, per cfare arsye do mbahej i fshehte? Apo prej frikes se do te dukej me njerezor?!!
Mendoj se gjithcka eshte nje sajese asgje nuk eshte e vertetuar, dhe per sa kohe te vertetohet e kunderta, une do vazhdoj te besoj se ai nuk ka qen i martuar.
 
WxP

Staf në FV.AL
po mer ke te drejte.. ene allahu ishte kristian.. po duke lujt bixhoz me njeri tjetrin.. humen te dy.. e kshu duhesh me nderru fe-ne

Lepro eshte hera e dyte qe te flas per punen e fese.:mad:
 
Top