Kriminelët serbë të luftës ...

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
Kriminelët serbë të luftës do të vuajnë burgun në Shqipëri!?


Tiranë /22/09/ 11:20

Shqipëria u bë vendi i 17-të që firmosi marrëveshje me Tribunalin e Hagës me të cilën kriminelët serbë të luftës në Hagë, ka gjasa ta vuajnë dënimin edhe në këtë vend, lajmëroi korrespondenti i Makfaksit.

Marrëveshja me Tribunalin e Hagës është firmosur më 19 shtator midis ambasadorit shqiptar në Holandë, Roland Bimo dhe sekretarit të Gjykatës ndërkombëtare, Hans Hothnaus.

Me këtë marrëveshje Shqipëria i ka të gjitha të drejtat të kërkojë që dënimet e shqiptuara nga Tribunali për masakrat e gjeneralëve serbë të kryera në Kosovë dhe në hapësirat tjera të ish-Jugosllavisë, të vuhen në burgjet shqiptare.

Shqipëria është vendi i parë nga rajoni që firmosi marrëveshje me Tribunalin e Hagës për këtë aktivitet. Përndryshe, firmosja e marrëveshjeve të këtilla nuk është obliguese, ndërsa vendi që paraqitet duhet t`i përmbushë të gjitha standardet e burgjeve, të parapara me dokumentet e Tribunalit. /Makfaks/
 
Back
Top